Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit, buxheti i shteti për vitin e ardhshëm ka nisur maratonën e diskutimeve në komisionet parlamentare. Në mungesë të demokratëve për të dytin vit me radhë, ministri i Financave tregoi edhe drejtimet kryesore ku do të shpërndahen paratë.
“Shpenzimet për vitin e ardhshëm do të përqendrohen në financimin e sektorëve prioritarë siç janë arsimi, shëndetësia, infrastruktura, shërbimet digjitale dhe bujqësia”, tha ministri i Financave Petrit Malaj.
Nga komisioni për Ekonominë dhe Financat, ministri Petrit Malaj tregoi edhe projektet infrastrukturore që pritet të marrin jetë nga viti i ardhshëm.
“Ku përmendim zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, Elbasan-Lekaj, Bypassi i Elbasanit dhe Berat-Ballaban. Gjithashtu do të vijohet zbatimi i projekteve koncesionare prioritare si Rruga e Arbrit, Orikum-Dukat, Bypass i Portit të Jahteve dhe Milot-Morinë”, shtoi Malaj.
Por meraku më i madh i socialistit Erion Braçe në drejtim të buxhetit të vitit të ardhshëm, më shumë se për rrugët apo hekurudhat që do të ndërtohen është për pensionet, shkruan A2.
“Të bëjmë një seancë të posaçme për buxhetin e sigurimeve shoqërore. Natyrisht buxheti për Sigurimet Shoqërore paraqitet veçmas, aq më shumë kur gjendemi përballë problematikave që ka skema e sigurimeve shoqërore”, tha deputeti i PS, Erion Braçe.
Të njëjtit shqetësim iu bashkua edhe i vetmi përfaqësues si opozitës në komision, Dashamir Shehin i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar.
“1/3 apo 1/4 e buxhetit është sigurime shoqërore. Ne shpesh këtu merremi me fonde e subvencione, çikërrima nga 5 apo 10 milionë euro. Ka ardhur koha të diskutojmë seriozisht se çfarë të bëjmë me këtë skemë”, u shpreh Dashamir Shehi.
Projektbuxheti i vitit 2025 u diskutua gjithashtu edhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Mbledhja zgjati vetëm 10 minuta dhe në të u miratua kalendari i punimeve për në vijim, raporton A2.
Në komisionin Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, u ra dakord gjithashtu për kalendarin e punimeve dhe shqyrtimin e kërkesave që përfaqësues të institucioneve do të kenë. Përgjatë gjithë muajit nëntor buxheti do të diskutohet në komisionet parlamentare, aty ku mund të pësojë ndryshime të mundshme në sektorë të caktuar.
/a.r
k/hajduti me banditet e tije,nise maratonen per te mashtruar pensionistet,per zgjedhjet parlamentare te viti te ardheshem.Tani me pensionistet jane bindur se k/hajduti nuk eshte i interesuar per te rritur pensionin per 70000 pensioniste.Sipas k/hajdutit pensionistat jane te pa vlefshem,per ekonomine e vendit.Me ne funde edhe pensionitat kane vendusor ti kthejne reston hajdutve ne zgjedhjet parlamentare te vtit 2025.
k/hajduti me banditet e tije,nise maratonen per te mashtruar pensionistet,per zgjedhjet parlamentare te viti te ardheshem.Tani me pensionistet jane bindur se k/hajduti nuk eshte i interesuar per te rritur pensionin per 700000 pensioniste.Sipas k/hajdutit pensionistat jane te pa vlefshem,per ekonomine e vendit.Me ne funde edhe pensionitat kane vendusor ti kthejne reston hajdutve ne zgjedhjet parlamentare te vtit 2025.