• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nga rritja e pagave nuk përfitojnë vetëm deputetët e ministrat “

by A R
25/05/2023 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Milva Ekonomi, ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, e ftuar në “A2Business” nga Aurora Sulçe foli për vendimin më të fundit të qeverisë shqiptare për rritjen e pagave.

Sipas Ekonomit, kur bëhet fjalë për pagën minimale, Shqipëria e ka pasur më të ultën në rajon, ndërsa sot nuk është kështu, sepse e ka rritur atë, duke shkuar në nivelin 40 mijë lekë të reja nga prilli i këtij viti.

Ajo shtoi më tej duke thënë se, ata që do të përfitojnë nga rritja e pagave janë gjithsej 130 mijë e 300 vetë, domethënë nuk janë 140 deputetët dhe ministrat.

Sa efektive pritet të jetë kjo rritje pagash që po bëhet në këtë formë, me këto fasha?

Rritja e pagave është një moment që kërkon shumë reflektim dhe reflektimet janë bërë në shumë dimensione ose në disa drejtime. Duhet të kemi parasysh që ne ishim një nga vendet në rajon që kishim pagat ndër më të ulëtat dhe kur bëhet fjalë për pagën minimale, Shqipëria e ka pasur më të ultën në rajon, ndërsa sot nuk është kështu, sepse e ka rritur atë, duke shkuar në nivelin 40 mijë lekë të reja nga prilli i këtij viti.

Diskutimet me biznesin kanë qenë të vazhdueshme duke filluar nga janari i këtij viti dhe duke arritur në konkluzionin që ka nevojë për një reformë në sistemin e pagave në Shqipëri.

Së treti, në momentin që morëm vendimet për reformën e pagave, që nuk ishte një vendim i tanishëm, mos harrojmë që patëm tërmet, pandemi, luftë, u lidh shumë me momentin kur po vinte ndërmarrja e kësaj reforme, dhe ishte një moment kur ekonomia shqiptare gjatë vitit 2022 performoi mirë në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Nga ana tjetër ne patëm një rritje të të ardhurave, sidomos të TVSH-së shumë më të lartë se sa inflacioni.

Nga ana tjetër ishte shumë e rëndësishme që të mbaheshin talentet në vend, sepse këto ishin rekomandime që erdhën në momentin që u mor një reformë pagash. Reforma e pagave ka të bëjë me rritjen e pagave në administratën shtetërore.

Ata që do të përfitojnë nga rritja e pagave janë gjithsej 130 mijë e 300 vetë, domethënë nuk janë 140 deputetët dhe ministrat. Paga mesatare lëviz për të gjitha kategoritë. Të mos harrojmë që, pagat e sektorëve prioritarë si arsimi, shëndetësia, policia, forcat e mbrojtjes e kanë pasur rritjen e pagës që vitin e kaluar.

/a.r

Next Post
Mblidhet sot Parlamenti, cilat janë projektligjet që do të diskutohen

Mblidhet sot Parlamenti, cilat janë projektligjet që do të diskutohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
Padia e Veliajt, Presidenca e pranon: Nëse Dado do ishte propozuar sot si prokuror, nuk do të ishte miratuar

Padia e Veliajt, Presidenca e pranon: Nëse Dado do ishte propozuar sot si prokuror, nuk do të ishte miratuar

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

April 3, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

“Angazhim maksimal për legalizimet”/ Rama: Mbështetje për pushtetin vendor, një flotë e re automjetesh për pastrimin

April 3, 2026
Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

April 3, 2026
“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

April 3, 2026
Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

April 3, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Si po e fiton Kina luftën në Iran pa shkrepur asnjë plumb

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In