• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga rrëzimi i “Ruandës” e deri te kriza e burgjeve dhe marrëdhëniet me BE, kush do jetë fokusi i qeverisë britanike

by A R
08/07/2024 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me largimin e Rishi Sunak pas humbjes së zgjedhjeve dhe ardhjes së kryeministrit të ri britanik Keir Starmer, pati një qetësim për mijëra emigrantë shqiptarë që ndodhen në Angli.

Plani “Ruanda” që u hartua nga Rishi Sunak, do të hidhet poshtë nga pasuesi i tij, Keir Starmer që në muajin e parë të qeverisë.

Starmer u tha gazetarëve në konferencën e tij të parë për shtyp se skema e Ruandës ishte e vdekur dhe e varrosur para se të fillonte. Sipas tij, nëse ky plan do të vazhdonte, do të deponoheshin më pak  se 1% e emigrantëve ilegalë, që mbërrijnë përmes kanalit anglez me gomone.

Kriza e burgjeve do të jetë një tjetër çështje që do të jetë në fokusin e qeverisë së re britanike. Teksa qelitë në Angli po shkojnë drejt mbushjes maksimale, Laburistët tashmë janë zotuar të mbajnë në fuqi skemën e lirimit të hershëm të qeverisë së mëparshme konservatore për të lehtësuar nivelet e mbipopullimit dhe planifikojnë të rinovojnë ligjet e planifikimit, për ta bërë më të shpejtë ndërtimin e burgjeve të reja.

Reforma e planifikimit, që nisin me infrastrukturën, gjelbërimin apo edhe ndërtimin e banesave të reja do të jetë një tjetër pikë ku do të fokusohet kryeministri i zgjedhur Keir Starmer.

Marrëdhëniet me kombet dhe rajonet është pika e radhës së qeverisë britanike. Kryeministri i ri ka nisur menjëherë një turne në vendet e deleguara të Britanisë për të kërkuar një “rivendosje” të marrëdhënieve me ministrat e parë të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut.

Duke diskutuar turneun e katër vendeve në konferencën e tij për shtyp të shtunën, Starmer tha se ai dëshironte jo vetëm të takonte ministrat e parë për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballen, por “të krijonte një mënyrë pune në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që do të ishte e ndryshme dhe më e mirë për mënyra e punës që kemi pasur vitet e fundit.”

Pas vitesh tensioni dhe ashpërsie midis Mbretërisë së Bashkuar dhe fqinjëve të saj evropianë mbi kushtet dhe trashëgiminë e Brexit, Starmer ka treguar synimin e tij për të hapur një kapitull të ri të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.

Kryeministri i ri i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz në një telefonatë menjëherë pas marrjes së detyrës se ai donte “bashkëpunim më të madh ekonomik”, ndërsa një telefonatë e veçantë me presidentin francez Emmanuel Macron mbuloi “prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë migrimin dhe ekonominë”.

/a.r

Next Post
Dumani raporton në KLP: SPAK ka rritur numrin e procedimeve penale dhe personave nën hetim

Dekonspirim në operacionet e SPAK? Altin Dumani: Jemi duke hetuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In