• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga Ronaldo tek Balotelli, ja kërkesat kapriçoze të futbollistëve

by
30/06/2015 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Futbollistët janë kthyer tashmë personazhe të rëndësishme jo vetëm brenda fushës së blertë, por edhe jashtë saj. Kapriçot dhe kërkesat e tyre, falë famës që ato kanë, përfundojnë shpesh herë në faqet e para të gazetave prestigjoze. Aq sa edhe klubet më të fuqishme evropiane i kanë të vështira që t’i përmbushin.

Jo më larg se dje, talenti 20 vjeçar i Romës Alessio Romagnoli, i cili nuk ka shumë kohë që ka nënshkruar një kontratë profesionistësh, nuk ka pranuar që t’i përgjigjet kërkesës së ekipit të tij për t’u paraqitur në grumbullimin zyrtar për vitin tjetër.

“Nuk vij faleminderit. Jam me pushime për momentin. Sapo mbarova Evropianin U-21 me Kombëtaren dhe nuk kam pasur kohë mjaftueshëm për të pushuar.” raportojnë mediat italiane të ketë thënë 20 vjeçari Romagnoli.

Por ky nuk është rasti i vetëm. Ylli i Realit të Madridit Cristiano Ronaldo në botërorin e fundit në Brazil kërkoi në dhomën e tij të hotelit që të vendoset një pasqyrë që nuk mban avull. Kjo sepse ai dëshironte të shihte me admirim trupin e tij sapo dilte nga dushi.

rs_1024x767-150204044332-1024.CR7-by-Cristiano-Ronaldo-JR1-2415_copy

Ndërkohë Ekuadori plotësoi në Brazil 2014 kërkesën e futbollistëve që donin nga një arkë me banane për secilin prej tyre.

Një tjetër yll i futbollit botëror kërkoi nga Beshiktash që nëse do të luante në Turqi, krahas rrogës marramendëse i duhen 7 bileta aeroplani vajtje-ardhje në muaj nga Ankaraja për në Brazil për të dhe familjarët e tij. Po ashtu kërkoi edhe një shofer 24 orë në punë që të shëtiste atë dhe familjarët nëpër Turqi.

article-2172992-01F2C5D700000578-77_638x780

Ndërkohë ekipit rus të Anzhi për të marrë sulmuesin Samuel Eto’o iu desh t’i plotësonte kërkesën për një vilë 4-katëshe me qera rreth 80 mijë euro në muaj. Po ashtu sulmuesi kishte edhe aeroplan privat që e transportonte nga shtëpia për në ndeshje.

etoo

Një tjetër sulmues, braziliani Adriano për t’i shpëtuar një dënimi të mundshëm nga Corinthians për përdorimin e alkoolit, pinte birrë në filxhanë kafeje.

Ndërsa “mbreti” i kapriçove mbetet italiani Mario Balotelli. Ky i fundit që kur ishte i ri dhe luante për Lumezzane urinonte tek këpucët e shokëve të tij. Por tekat ai nuk i la këtu pasi deri vonë, hidhte nga dritarja çantat e lojtarëve të rinj kudo ku luante, aq sa për ta blerë Liverpulit iu desh një klauzolë “anti-balotellate”.

Schermata-2012-07-02-a-08.33.57

Next Post

Cipras, kundër-ofertë e minutës së fundit për Brukselin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In