• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Ronaldo te Messi e Sergio Ramos/ 9 rekorde në futboll; disa të mundshme për t’u thyer, të tjerat jo…

by Java News
15/10/2019 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndeshjet ndërkombëtare, të luajtura këto ditë, kanë shërbyer, ndër të tjera, që Cristiano Ronaldo të arrijë shifrën e 700 golave në karrierë dhe Sergio Ramos të luajë ndeshjen e tij të 168-të me Spanjën, duke mposhtur Iker Casillas, si lojtarin spanjoll me më shumë paraqitje te “La Roja”. Shifra spektakolare, që megjithatë nuk janë rekorde absolute. Këtu janë nëntë prej tyre. Disa do të thyhen si rekorde, të tjerët do të mbesin të paprekshëm për një kohë të gjatë.

Më shumë ndeshje me kombëtaren: AHMED HASSAN
Sergio Ramos, me 168 ndeshje të luajtura deri tani për Spanjën, është në “top 10”, por ka ende një grusht lojtarësh përpara. Objektivi tjetër i tij do të jetë arritja e Buffon, i cili kryeson futbollistët europianë me 176 ndeshje për Italinë. Egjiptiani Ahmed Hassan është lojtari me më shumë ndeshje për kombëtaren, 184 të tilla, të luajtura me Egjiptin. Ramos mund ta arrijë atë, edhe Cristiano Ronaldo, që ka për momentin 162 ndeshje me Portugalinë. Natyrisht, nuk do ta kenë të thjeshtë nga mosha, por Spanja dhe Portugalia janë dy skuadra, që kualifikohen gjithmonë fazat finale të Kampionateve Europiane dhe Botërore. Ky fakt mund t’i ndihmojnë ata ta thyejnë rekordin e egjiptianit.

Më shumë ndeshje në terma globalë: PETER SHILTON
Lojtari me më shumë ndeshje zyrtare është Peter Shilton, i cili luajti jo më pak se 1390 të tilla në mesin e të gjitha klubeve të tij dhe ekipit kombëtar anglez. Një tjetër portier, Rogerio Ceni, dhe mesfushori Xavi Hernández, e kompletojnë podiumin, përkatësisht me 1241 dhe 1140 ndeshje. Një rekord i Shilton, shumë i komplikuar për t’u arritur.

Më shumë gola në një Botëror të vetëm: JUST FONTAINE
Një nga ato rekorde, që duket i paarritshëm. Francezi shënoi jo më pak se 13 gola në Kupën e Botës 1958, të luajtur në vendin e tij. Për të krijuar një ide mbi rekordin e Fontaine, vetëm shikoni Kupën e Botës që zhvilloi Ronaldo më 2002, kur shënoi 8 gola dhe mbeti 5 të tjerë pas francezit. Në terma absolutë, Miroslav Klose është golashënuesi më i mirë në historinë e Kupave të Botës, me 16 gola të realizuar në katër turne të tillë. Kjo “markë” gjermane, pa qenë e thjeshtë për t’u kapërcyer, është më e përballueshme se ajo e Fontaine. Duket se as Messi dhe as Cristiano Ronaldo nuk do të jenë në gjendje ta arrijnë rekordin e Klose. Argjentinasi ka gjashtë gola në Kupat e Botës, ndërsa Portugezi ka shënuar shtatë të tillë. Botërori i Katarit mund të jetë mundësia e fundit e të dyve.

Më shumë gola në të gjithë historinë: JOSEF BISCAN
Cristiano Ronaldo shënoi kundër Ukrainës golin e tij të 701-të. Ai arriti Gerd Müller, ndërsa përpara ka vetëm katër golashënues: Puskas (709 gola), Romario (748), Pelé (779) dhe Biscan (805 gola). Nuk duhet harruar që pas tij vjen Leo Messi me 668 gola dhe me një ritëm jashtëzakonisht të lartë shënimi. Nuk është e thjeshtë, por të dy, portugezi dhe argjentinasi aspirojnë të arrijnë rekordin e austriakut Biscan. Një tjetër sfidë midis dy dominuesve të futbollit botëror në dekadën e fundit.

Më shumë gola me kombëtaren: ALI DAEI (109 gola)
Një tjetër rekord, që Cristiano Ronaldo e ka në fokus. Portugezi është i dyti në listë, me 95 gola, 14 gola mbas iranianit Ali Daei. Messi, me 68 gola, duket shumë larg nga kjo shifër rekord. Neymar, me 60 gola për Brazilin dhe 27 vite mbi supe, mund ta kërcënojë iranianin në planin afatgjatë.

Më shumë gola në Champions: CRISTIANO RONALDO
Ka rivalitet edhe në këtë drejtim mes Cristiano Ronaldos e Leo Messit. Për momentin, portugezi ka shënuar 15 gola më shumë se argjentinasi në Champions (127 me 112). I treti është Raúl, me 41 gola larg Messit, ose me 56 gola larg CR7. I katërti, Benzema, që ka realizuar më pak se gjysmën e golave të Ronaldos.

Më shumë gola në një vit: LEO MESSI
Ylli argjentinas shënoi 90 gola në vitin 2012, duke mposhtur rekordin e Müller në vitin 1972, me 5 gola më tepër. Mesi, gjithashtu, është golashënuesi më i mirë në një sezon, me 82 gola (2011-2012). Kjo shifër tregon shtatë gola më shumë sesa shënoi Pelé në sezonin 1957-1958.

Më shumë Kupa europiane të fituara: PACO GENTO
Paco Gento e kryeson këtë listë, me gjashtë Kupa Europiane të fituara te Real Madridi. Me nga pesë trofe të tillë janë 11 lojtarë: Di Stéfano, Rial, Zárraga, Marcos Alonso, Lesmes, Juanito Alonso, Santisteban, Mateos, Maldini, Costacurta dhe Cristiano Ronaldo. Nga të gjithë ata, vetëm Cristiano është akoma aktiv, kështu që portugezi duket më i afërti me rekordin e Gento. Nga grupi që kanë nga katër Kupa Europiane (sot, Champions): Messi, Piqué, Ramos, Marcelo, Varane, Kroos, Benzema, Carvajal, Isco, Nacho, Modric, Casemiro dhe Bale, janë në gjendje ta rrisin këtë numër.

Më shumë Botërorë të fituar: PELÉ
Jo më pak se tri, janë Kupat e Botës së fituara nga Pele: 1958, 1962 dhe 1970. Nëse tashmë është e vështirë të fitosh një trofe të tillë, për yje si Messi, CR7, Cruyff, Di Stefano dhe shumë më tepër, tri Kupa Bote mbeten të paarritshme. Një rekord që eklipson çmimet individuale të Messit dhe Cristiano Ronaldos, të dy me nga pesë “Topa të Artë”.

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Mërkurë 16 Tetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In