• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga rekomandimi i mjekut tek fletëdalja e spitalit/ Manovrat e gjyqtarit që liroi Lul Berishën nga burgu për t’i shpëtuar Vetting-ut

by Java News
20/01/2020 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dhjetor të vitit 2016, gjyqtari i Apelit në Durrës Arben Vrioni ishte pjesë e një trupe gjykuese, e cila liroi nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, pesë vite para afatit. Vendimi solli një reagim të fortë edhe nga përfaqësitë diplomatike të SHBA-BE në Shqipëri. Në atë kohë, ish-ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu i cili tha se “Lirimi i Lulzim Berishës është bërë për shkaqe të panjohura. Dua t’u them gjykatave të korruptuara se ky vendim është i papranueshëm. Duhet të indinjohemi”.

Në 22 nëntor të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, me trupë gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Pamela Qirko dhe Alma Faskaj, vendosi të shkarkonte nga detyra Arben Vrionin, me arsyetimin se nuk justifikonte një pjesë e pasurisë. Vetingu i gjyqtarit është monitoruar nga prokurori amerikan John Leonardo, pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Por, para shkarkimit dhe pasi ishte njohur me rezultatet e hetimit, të cilat diktonin deri diku fatin e tij në raport me drejtësisë, gjyqtari Arben Vrioni ka ndërmarrë disa lëvizje për t’i shpëtuar shkarkimit. Nga vendimi i arsyetuar i zbardhur nga Shqiptarja.com, rezulton se fillimisht gjyqtari, gjatë seancës dëgjimore të 19 nëntorit 2019, ka kërkuar që të hetohej edhe për dy kriteret e tjera të rivlerësimit, atë të figurës dhe vlerësimin profesional. Kur kjo kërkesë u hodh poshtë, gjyqtari paraqiti një kërkesë tjetër pranë KPK-së për përjashtimin e trupit gjykues.
Në KPK është ngritur një tjetër trupë gjykuese për të shqyrtuar kërkesën. Trupa gjykuese ka vendosur rrëzimin e saj. Më tej, gjyqtari ka pretenduar se ishte në kushtet e pamundësisë për të vazhduar seancën dëgjimore për arsye shëndetësore. Ai pohoi tha se kishte kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe. Për rrjedhojë ka kërkuar të mbrohet me avokat. Gjyqtari gjithashtu kërkoi shtyrjen e seancës dëgjmore për shkak të këtyre rrethanave. Trupa gjykuese i dha kohë gjyqtarit që të paraqiste dokumentacionin. Sipas dokumentacion provues, gjyqtari paraqiti një fletëdalje nga spitali në muajin qershor të 2019. Ai kishte qëndruar tre ditë në spital në qershor, ndërkohë që seanca zhvillohej në 19 nëntor. Për këtë arsye, trupa gjykuese vendosi të hedhë poshtë pretendimet e tij, ndërsa ka vendosi që seanca të rifillonte dy ditë më pas në 21 nëntor. Pas njohjes së gjyqtarit me rezultatet e hetimit, KPK-ja vendos ta shkarkojë nga detyra në 22 nëntor. Që nga ajo ditë Arben Vrioni nuk mund të ushtrojë funksionet e gjyqtarit.

Lëvizjet taktike të gjyqtarit Arben Vrioni për t’i shpëtuar shkarkimit

1. 19 nëntor 2019, me fillimin e seancës dëgjimore, gjyqtari Arben Vrioni depozitoi kërkesë për rihapjen e hetimit administrativ dhe vlerësimin edhe për dy kriteret e tjera të rivlerësimit, atë të figurës dhe vlerësimin profesional. Trupi gjykues vendosi mospranimin e saj.

2. Gjyqtari Arben Vrioni më pas paraqiti kërkesë për përjashtimin e trupit gjykues. Ngrihet një trupë tjetër gjykuese për shqyrtimin e kërkesës. Trupa gjykuese vendos rrëzimin e saj.

3. Rifillon seanca dëgjimor në 19 nëntor 2019, gjyqtari Arben Vrioni se është në kushtet e pamundësisë për të vazhduar seancën dëgjimore për arsye shëndetësore. Ai pohoi tha se kishte kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe.

4. Gjyqtari, për shkak se është në kushtet e pamundësisë për të vazhduar seancën dëgjimore, kërkon të mbrohet me avokat.

5. Ai kërkoi të dorëzonte dokumentacionin provues të pretendimit. Trupi gjykues vendosi t’i japi kohë për dorëzimin e dokumentacionit provues mbi gjendjen e tij shëndetësore.

6. Gjyqtari dorëzoi nëpërmjet postës elektronike12 dokumentacion të skanuar− raport mjekësor dhe fletë-dalje nga Spitali, të cilat përkojnë me periudhën 15 -18 qershor 2019.

7. Gjyqtari kërkoi që të seanca dëgjimore të shqyhej për një kohë tjetër për shkak të gjendjes shëndetësore. Pasi shqyrtoi këtë kërkesë të deklaruar në seancë dëgjimore dhe pas administrimit dhe vlerësimit të provave të depozituara − trupi gjykues vendosi të mospranojë kërkesën e subjektit për shtyrjen e seancës dëgjimore dhe zhvillimin e seancës së radhës në datën 21.11.2019, ora 12:301./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Kishte shkuar të punonte në Kosovë, i riu nga Shqipëria bie nga lartësia dhe vdes

Kishte shkuar të punonte në Kosovë, i riu nga Shqipëria bie nga lartësia dhe vdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In