• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga refuzimi i vizës amerikane tek skandali me maskat e skaduara/ Një tjetër deputet ‘non-grata’ në Kuvend?

by Java News
31/07/2021 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm në Shqipëri ndodh që me 362 vota bëhesh deputet dhe zhvat paratë e qytetarëve në emër të Ligjit dhe në emër të Parlamentit.

Ky është rasti i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili, i cili me paturpësinë më të madhe del dhe flet për krime zgjedhore, ndërkohë që shqiptarët nuk i dhanë më shumë se 362 vota.

Se çfarë votash i vodhën Vasilit dhe bënë krim, këtë ai nuk di ta thotë, kur del dhe bën zëdhënësin e kryetarëve të LSI-së Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Këta dy të fundit janë tërhequr, njëri po merret me dekorime dhe tjera është zhdukur nga skena politike, duke hedhur dyshime se kanë  zgjedhur të përdorin si mashë Petrit Vasilin e 362 votave.

“25 Prilli kryekrimi i Rilindjes, asnjë inskenim me regji për të devijuar vëmendjen nuk e shpëton dot atë. 25 Prilli është krimi më i rëndë i konsumuar nga Rilindja në këto 30 vjet.

25 Prilli është kryeçështja, që kërkon përgjigje me hir ose me pahir.

Inskenimet, pseudoproblemet dhe ngjarjet fiktive gjithfarësh, që me regji, Rilindja dhe jo vetëm hedhin në treg, kanë vetëm një qëllim, shmangien e vëmendjes dhe përballjes ballë për ballë me këtë kryekrim”, shkruan Vasili në rrjete sociale

Në fakt, krim dhe kryekrim është futja në Parlament e Vasilit, pasi shqiptarëve do t’ju duhet paguajnë lukset e tij që përfiton se deputet edhe pse nuk është votuar.

Në këmbim të përdorimit dyshohet se Kryemadhi i dha edhe një vend në Kuvend.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me anë të një shkrese drejtuar KQZ, njoftoi më herët se ka pranuar mandatin në qytetin e Fierit dhe jo atë në Tiranë.

Duke i dhënë kështu mundësinë Petrit Vasilit që të futet në Kuvend dhe duke lënë jashtë Kuvendit Kejdi Mehmetajn, e cila kishte marrë më shumë vota se Vasili.

Për më tepër Kryemadhi futi në Kuvend, një person për të cilin kishte deklaruar më herët se nuk vinte duart në zjarr për të.

Refuzimi i vizës amerikane për Vasilin

Në vitin 2019, Zëri i Amerikës duke iu referuar burimeve të tyre, raportuan se nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili i ishte mohuar viza amerikane.

 

 

 

 

 

 

Dhe në Maj të vitit 2019, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ndërsa ishte e ftuar e Zërit të Amerikës gjatë vizitës së saj në SHBA, u pyet edhe për rastin e Vasilit.

Gazetarja e VOA-s i tha Kryemadhit se “sipas burimeve tona nënkryetarit të LSI-së, zotit Petrit Vasili i është refuzuar viza” por kryetarja e LSI mohoi.

Megjithatë Kryemadhi shtoi se nuk e vë dorën në zjarr.

Reagimi pati edhe nga Vasili, i cili nxitoi të përgënjeshtronte Zërin e Amerikës, duke publikuar  foton e vizës amerikane në pasaportën e tij, edhe pse ajo kishte skaduar.

Data e skadimit të vizës 13 shtator të vitit 2018, ndërkohë që Zëri i Amerikës, referuar burimeve të tyre, e denoncuan një vit më vonë, se Vasilit i ishte refuzuar viza për të hyrë në SHBA.

Akuza ndaj Vasilit si Ministër Shëndetësie

Emri i Petrit Vasilit nën siglën e LSI është lidhur me një sërë bëmash dhe akuzash si kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë ashtu edhe atë të Drejtësisë.

Më herët në Mars të vitit 2020,  gazetari Ilirjan Blloshmi, siç raportojnë mediat, ka  publikuar një skandal të Vasilit që nuk është hetuar dhe që ka lidhje me skadimin e maskave.

Reagimi i Blloshmit erdhi pas një deklaratë për shtyp, të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili, tha se 1.2 milionë maska që iu janë dhënë mjekëve e infermierëve, janë të skaduara.  Sipas tij, ato kishin skaduar që në vitin 2011.

Në këtë situatë Blloshmi i drejtoi një pyetje Bashës, se nëse do ta kërkonte hetimin e Petrit Vasilit për masakt e skaduara.

“Maskat që dolën këto ditë me skadencë  në vitin 2011, janë blerë dhe firmosur nga Petrit Vasili në 2009.

Ka pasur një debat të fortë në atë kohë. Anila Godo nuk ka pranuar të firmosë blerjen e tyre.  Arsyeja dhe kundërshtimi i Godos kishte të bënte me afatin e shkurtër të skadencës.

Godo këmbëngulte se maskat ishin të shumta në numër dhe kishin afat të shkurtër skadence. Afërsisht për 2 vite e pak mund të përdoreshin. Nderkohë që sasia e tyre ishte shumë e madhe në numër. Ai vendim i kushtoj shume shtrenjtë”, denonconte Blloshmi./cna.al

/m.j

Next Post
Drejtoresha e Zonave të Mbrojtura në Vlorë: Janë djegur rreth 500 ha sipërfaqe! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Drejtoresha e Zonave të Mbrojtura në Vlorë: Janë djegur rreth 500 ha sipërfaqe! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In