• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga “Rama Ik”, tek “Gjiknuri ik”

by Mero Baze
19/09/2019 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në të vërtetë, arsyeja përse Lulzim Basha nuk ulet dot në tryezën për reformën zgjedhore, ka të bëjë më shumë me tryezën e partive opozitare, se sa me Damian Gjiknurin.

Ai është në hall çfarë t’iu thotë atyre, nëse ulet në tryezë, dhe jo se çfarë t’i thotë Gjiknurit.

Problemni që ka Lulzim Basha është se ulja në tryezë, i jep fund dhe zyrtarisht revolucionit që ka nisur në pranverë të këtij viti, dhe ai është ende i pasigurt për pasojat, nëse e pranon këtë gjë.

Kjo është arsyeja parimore. Aryseja reale është se Edi Rama ja ka lënë në dorë opozitës, pra Bashës, propozimet për reformën zgjedhore, dhe Lulzim Basha nuk është gati t’ia lërë në dorë tekave të aleatëve të tij propozimet për reformë zgjedhore.

Ai në të vërtetë, dëshiron këtë sistem elektoral që është dhe nuk ka ndonjë vërejtje për të, pasi ky sistem i siguron autoritet në parti, ngaqë është autor i listës së deputetëve.

Nëse ai shkon në tryezë, atij do t’i duhet të përcjellë aty dëshirat e aleatëve të vet, që i ka marr më qafë duke i nxjerrë nga Kuvendi dhe që duan si shpërblim t’i rifusë përsëri në zgjedhjet e ardhshme, në listat e PD.

Pra ai është i rrethuar nga të gjitha anët.

Fillimisht nga Edi Rama, që e pret në tryezë duke i lënë një karrige në krah të Rudina Hajdarit. Pastaj nga aleatët e vet, që i kërkojnë të ndryshojë sistemin. Dhe në fund, edhe nga Berisha, që i thotë po të pashë në atë tryezë, gjej vend e futu.

Në këto kushte, i vetmi shpëtim i Lulzim Bashës është të bëjë sikur vazhdon të jetë në revolucion, dhe nuk ulet në tryezë me… Damian Gjiknurin.

Për hir të së vërtetës, nëse do të respektojë revolucionin e dështuar qa ka nisur në pranverë, ai duhet të vazhdojë betejën me Edi Ramën. Se zëvendësimi i lëvizjes “Rama ik” me “Gjiknuri ik”, e bën të dështuar qysh në fillim revolucionin.

Kjo i bie që Basha nuk ka më problem me Ramën, por me njerëz të tjerë brenda PS, dhe po përpiqet të përzgjedhë partnerët e vet brenda PS.

Po të jetë kështu, Rama e ka bërë me kohë këtë gjë, se i ka partneret e vet në PD në Parlament, por është treguar pak më zemërgjerë, dhe u ka lënë një vend dhë të vetëpërjashtuarëve.

Për këtë arsye, kjo lëvizja “Gjiknuri ik” duket qesharake në shumë aspekte. Por mbi të gjitha, shumë dëshpëruese për demokratët dhe goxha vlerësuese për Damianin, i cili për pak po besonte se nuk ja varte më njeri.

Next Post
Meta reagon për krizën politike: Duhet bashkëpunim të palëve dhe të mendojmë për negociatat

Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In