• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga politika tek TikToku, shoqëria që po ‘vret’ bijtë e vet

by Flogert Muça
20/11/2024 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

“Shoqeria tek ne nuk reagon sa duhet dhe nuk kthen gishtin nga vetja, por te gjithe shohin fajet diku tjeter, nga frika per tu perballur me veten dhe pergjegjesite”. Me mire se cilido prej nesh, e ka permbledhur ky prind i pergjegjshem, i cili foli sot ne Euronews.

Dje une bera nje video-koment per ngjarjen e tmerrshme te humbjes se jetes se nje 14 vjeçari. Ndodhi çudia! Ushtaret politike qe nuk me kane lene kusur pa share dhe fyer, as nuk u ndien fare. Nga ana tjeter, nuk pati as solidaritet ne komente, siç ndodh shpesh.

Gjasat jane qe secili ne menyren e vet, e ka kuptuar thelle ne ndergjegje, se fajtore jane e gjithe shoqeria! prinderit poashtu kane fajet e tyre per ato qe po shohim dhe degjojme çdo dite.

MODELI

Problemi i pare dhe, sipas mendimit tim, me thelbesori, eshte modeli qe i jepet sot femijeve!
Cilat ka si pika referimi sot nje adoleshent? Kush jane modelet e tij? Kush jane idhujt?.

Per fat te keq, ato janë Interneti, nga media qe ne kohen qe jetojme jane kthyer ne terren pjellor per dhune, per konflikte, per perplasje. Larg prej dialogut, urtesise, qetesise.

Po prindi, sa i eshte pershtatur me realitetet e reja?

Sa te ndergjegjshem jemi per ushqimin e perditshem qe femijet tane marrin ne rrjete sociale?

Sa e kemi kuptuar se ne keto rrjete, vlerat kane humbur me kohe e me vakt dhe vendin e tyre e kane zene antivlerat?

Sa te angazhuar jane prinderit per t’i çuar femijet tek libri dhe jo tek kotësia, tek kultura dhe dija dhe jo tek zbrazetia dhe varesia nga celulari?

Per fat te keq, ngjarjet e koheve te fundit na tregojne se po ndodh e dyta. Prinderit i kane lene femijet ne duart e pameshirshme te internetit, dhunes ne rrjete sociale, teknologjise pa kontroll.

Problemi i dytë, janë shembujt.

E themi shpesh që fëmijët dhe adoleshentët janë sfungjer, përthithin çdo gjë që u ofrohet.

Ata formohen sipas shembullit që u jep familja, shembullit që u jep shoqëria, shembullit që u jep komuniteti. Dhe jo më pak e rëndësishme: Shembullit që në këtë vend u jep politika.

Çfare shohin ne shtepi, ne lagje, ne televizor, ne media sociale, ata i imitojnë në përditshmërinë e tyre, deri në akte makabre si ai i djeshmi.

Ama, asnjë nga ne nuk duhet të bëjë të habiturin! Duhej ta kishim ditur.

Sepse, si mund të presësh që një 14-vjeçar të mos zgjedhë dhunën, kur Tik Tok sheh babain e gjysherit e tij qe shajne e kercenojne kedo qe mendon ndryshe nga ata?

Shikoni pak lumn e fyerjeve dhe sharjeve nga më të ndyrat, që vërshojnë edhe këtu në këtë hapësirën time virtuale, çdo herë që shpreh një mendim që nuk u pëlqen ushtarëve politikë! Sharje dhe kërcënime !

Tani një pyetje kam: Cili është shembulli që do të marrë fëmija e tyre, kur i dëgjon apo lexon ato që shkruajnë?

Sigurisht do mendojë që dhuna është zgjidhja për çdo gjë, që pistoleta apo thika mjaftojnë për ta heshtur tjetrin.
Dhe vijmë tek pika e tretë. Tek arena që amplifikon të gjitha këto. Politika!

Pashë me trishtim një deputete, një grua, Ina Zhupën. E kapi tragjedinë që nuk kishte as pak minuta që kishte ndodhur, dhe nisi të lëshojë bataretë e veta politike. Kërkonte fajtorë. Kërkonte dorëheqje. Koka turku!
Çfarë gafe e rëndë publike!

Edhe kush, pjesëtarja e një partie që në atë Kuvend ka zgjedhur dhunën.
Djegie karrigesh. Sharje kundërshtarësh.
Bllokim institucionesh.

Dhunë! Dhunë! Dhunë!

I marrin adoleshentët, i cysin që të thyejnë dyqane, u vënë molotovët në duar e u thonë shkoni tani dhe digjeni qytetin. Një pyetje retorike: Po ky, çfarë u mëson atyre adoleshentëve në të gjithë Shqipërinë?

Që gjërat zgjidhen me dialog, apo me dhunë?

Përgjigjen po jua lë ju të nderuar miq, qoftë edhe për të reflektuar pak mbi gjendjen ku ka shkuar kjo shoqëri.

Next Post
Si do të ndahet “torta” e buxhetit 2025: Shëndetësia, infrastruktura dhe arsimi fondet më të mëdha

Si do të ndahet “torta” e buxhetit 2025: Shëndetësia, infrastruktura dhe arsimi fondet më të mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In