• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike

by A R
25/12/2025 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po harton një Roarmap (strategji zhvillimi) për lëndët e para kritike në një tentativë për të identifikuar dhe analizuar burimet kombëtare të tyre.

Në strategjinë për zhvillimin e sektorit minerar qeveria nënvizon se procesi për hartimin e këtij dokumenti po udhëhiqet nga Qendra Rajonale e Inovacionit të EIT RawMaterials në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Shërbimin Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) dhe përbën një nga nismat më të rëndësishme strategjike të dekadës.

Dokumenti synon identifikimin, analizimin dhe vlerësimin e burimeve kombëtare të CRM-ve, përfshirë metalet bazë, ferrometalet dhe mineralet e rralla që kanë rëndësi të veçantë për teknologjitë e tranzicionit të gjelbër, energjinë e rinovueshme, mbrojtjen dhe industrinë digjitale.

“Roadmap”-i shërben si 17 instrument planifikimi afatgjatë për zhvillimin e qëndrueshëm të zinxhirit kombëtar të vlerës, nga eksplorimi dhe nxjerrja, deri te përpunimi, riciklimi dhe integrimi industrial, duke garantuar përafrimin me objektivat e Aktit Evropian për Lëndët e Para Kritike (Regullorja (BE) 2024/1252)” thuhet në strategji.

Më herët një studim i Fondacionit Europian të Trajnimeve, pjesë e Bashkimit Europian mori në analizë kapacitetet e vendeve sa i takon lëndëve të para si një formë koordinimi dhe garancie për Europën dhe zhvillimin e industrisë. Lidhur me Shqipërinë studimi sillte ë vëmendje se Shqipëria ka prodhim të disa prej lënëve të para kritike ku së pari, kobalti, që gjendet në zonat minerare të Pogradecit.

Ky material merr rëndësi të veçantë për bateritë me litium që janë pjesë e rëndësishme e makinave elektrike dhe telefonave “smart”. Së dyti, është bakri, me rezerva në zonën e Lezhës dhe Kukësit. Bakri ka rëndësi të veçantë për një seri sektorësh nga energjia tek ndërtimi.

I treti është feldspati që në Shqipëri gjendet në zonën e Shkodrës dhe merr rëndësi për sektorin e qeramikës, porcelanit, bojërave. Një tjetër material është Nikeli që në Shqipëri gjendet në Kukës, Devoll, Çervenakë, Përrenjas dhe Librazhd si depozita të klasit C dhe një depozitë të klasit B në Devoll.

Next Post
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In