• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Piramida tek Teatri i ri/ Veliaj: Projektet e transformimit të Tiranës në mandatin e tretë të Edi Ramës

by Java News
21/10/2020 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mandatin e tretë të Partisë Socialiste në pushtet, Tirana do të pësojë një transformim të thellë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpalosur disa prej projekteve kryesore të planifikuara për 4-vjecarin e ardhshëm, që përkon me mandatin e tretë qeverisës të Edi Ramës.

I ftuar në emisionin “Përballë”, në TVSh, Veliaj tha se falë projekteve strategjike si ai i Piramidës, Teatrit të ri, Bulevardi i Ri dhe përfundmi i Unazës, kryeqyteti jo vetëm do të marrë frymë lirisht nga trafiku, por do të shkojë drejt një orientimi të ri teknologjik.

“Ajo që do të bëjmë në mandatin e tretë për Tiranën, së pari, fillojmë javën tjetër investimin e Piramidës që do të vazhdojë për dy-tre vite, një projekt madhor. Loti i tretë i Astirit, pra i kemi hapur të tre frontet. Duam gjithashtu, brenda këtij viti, të fillojmë themelet e Teatrit të ri, që do jetë disa herë më i madh dhe i projektuar që në fillim për teatër, jo një sajesë e papërfunduar që më pas kthehet në një gjysmagjel nostalgjik,” u shpreh Veliaj.

Sa i përket Bulevardit të ri dhe Unazës, kryebashkiaku tha se do t’i japin fund një epoke dhe rezultatet do të kulmojnë brenda 4-5 vitesh.

“Në mandatin e tretë të Edi Ramës duam që të gjithë zonën e Bulevardit të Ri ta kthejmë në një lagje ku planifikojmë strehimin e 120 mijë banorëve, pra totali i banorëve që vjen në Tiranë në një 5-vjeçar. Sot që flasim, kemi 3-4 kompani teknologjike qe po transferohen nga Kina dhe Tirana mund të bëjë një kërcim shumë cilësor nga call-center tek data center. Ajo që ne presim është që në mandatin e tretë të Edi Ramës të shpëtojë përfundimisht trafiku në Tiranë me Unazën që tani mbyllet nga Tufina, ku takohet me Rrugën e Arbrit, deri tek sheshi Shqiponja që është segmenti final dhe mos ta marrë njeri më sysh, do e mbyllim për katër vjet,” u shpreh Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës i bëri thirrje kryedemokratit Lulzim Basha, por dhe Presidentit Ilir Meta të mos bëhen më pengesë për projektet e zhvillimit të kryeqytetit.

“Në rastin e Unazës, kemi humbur tre vite me atë djegjen e gomave dhe me bllokimin dhe them që ka ardhur koha të bëjmë një apel vëllazëror, edhe me vëllezërit e motrat që mund të jenë të bindjeve të tjera politike. Në finale, projektet si këndet e lojrave, shkollat, çerdhet, kopshtet, Pazari, Kalaja, liqeni, sheshi i gëzojmë të gjithë dhe do të doja shumë që ky mandat i tretë i Edi Ramës të mos ishte një mandat ku për inat të vjehrrës të fle me mullixhiun, pra për inat të një historie politike dhe të një përçarje që është mbjellë kaq vite, ne të bllokojmë rrugët ku kalojmë të gjithë të majtë e të djathtë, i shijojmë të gjithë të majtë e të djathtë, shkollat ku i çojnë të gjithë fëmijët, të majtë e të djathtë, ndaj pres shumë që në këtë mandat të tretë Edi Ramës, le të lëmë të punojë atë që do të punojë e më pas kur ta ketë radhën dikush tjetër të shohim çfarë di të bëjë. Unë nuk besoj që Presidenti i Republikës që protestonte për lodrat është inxhinier ndërtimi, pra vajtja e Presidentit me makinë dhe entourage në një zonë pedonale, vajtja e deputetëve me pistoletë aty është një gjë që nuk është në tagrin e tyre,” u shpreh Veliaj.

g.kosovari

Next Post
“E tha Varhelyi, Shengeni rajonal është baza e planit Europian”, Rama zbulon shtyllat kryesore të projektit socialist

'Halli nuk zgjidhet me presione dhe ultimatume"/ Rama thirrje naftëtarëve: Dilni nga greva që të flasim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In