• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga Pfizer tek Moderna e AstraZeneca/ Të gjitha të vërtetat rreth vaksinave për dozat, variantet dhe efikasiteti

by Java News
26/05/2021 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaksinat e zhvilluara për parandalimin e Covid-19 kanë të dhëna të ndryshme mbi efikasitetin. Pas marrjes së të dyja dozave, Pfizer ka një efikasitet 95 për qind, Moderna 94 për qind, ajo e AstraZeneca varion nga 62-90 për qind (doza e dytë, pas 3 muajsh) dhe Johnson & Johnson me një dozë të vetme ofron një mbrojtje në masën 66 për qind.

Pse nuk duhet të fokusohemi tek këto shifra

Pra sipas këtyre të dhënave,mund të mendohet se Pfizer dhe Moderna kanë një efektshmëri më të madhe se dy vaksinat e tjerat. Por bërja e një krahasimi bazuar vetëm tek këto të dhëna nuk është e saktë.

Efektiviteti i secilës vaksinë, llogaritet gjithnjë në të njëjtën mënyrë, por provat u zhvilluan në kontekste të ndryshme:koha, vendi dhe kriteret janë të ndryshme. Nëse ato të Pfizer dhe Moderna janë kryer në të njëjtën periudhë në Shtetet e Bashkuara, vaksina e Johsons & Johnson u testua në një periudhë të mëvonshme dhe në vende të ndryshme duke përfshirë Brazilin, kur mundësia që pjesëmarrësit të kenë qenë të ekspozuar ndaj infeksionit me variante të ndryshme dhe më shumë ngjitës ishte shumë më e lartë.

Dhe pastaj është popullata:kompania AstraZeneca e testoi në fillim vaksinën e saj tek një popullatë kryesisht nën moshën 60 vjeç. Pra siç mund të shihet, në lojë janë përfshirë variablatë shumtë, të cilët i ulin përqindjet e përmendura më lart.

Atëherë, pse nuk mund të krahasohet efektiviteti i vaksinave? “Arsyeja kryesore është se kjo pandemi ka disa valë. Nëse jeni me fat që të planifikoni studimin në një periudhë me intensitet më të madh të transmetimit të virusit, ai mund të prodhojë të dhëna të ndryshme,

në krahasim me një studim tjetër në të cilin transmetimi është shumë më i vogël”-thotëXhovani Di Perri, Drejtori i Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Spitalit Amedeo në Savoia dhe Shkollës së Specializimit mbi Sëmundjet Infektive në Universitetin e Torinos.

Profesori shpjegon se si studimi i kryer mbi grupin e kontrollit nga Pfizer dhe Moderna, paralelisht me ata që morën placebo, kishte një incidencë mjaft konstante të rasteve, të cilat na lejuan të kemi një lexim më të mirë të rezultateve.

Por të dhënat varen gjithashtu edhe nga mosha e subjekteve që janë regjistruar në testim, dhe ky është gjithashtu një variabël i rëndësishëm. “Elementi i parë është intensiteti i infeksionit në periudhën në të cilën kryhet studimi. I dyti është shkalla në të cilën përfshihen ata që janë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të sëmundjes”- thekson Di Perri.

Në këtë kuptim, ekziston një shembull ekzemplar që vjen nga studimi i vaksinës AstraZeneca, e cila u miratua në nëntor 2020 me një efektivitet prej 62 për qind, dhe që në fillim nuk rekomandohej për njerëz mbi 55 vjeç. “Kjo për shkak se ata kishin rekrutuar shumë pak vullnetarë nga kjo grupmoshë. Shumica e popullsisë do të kishte spontanisht një sëmundje pa simptoma. Kur e zgjeruan fashën e grupmoshave dhe botuan rezultatet e reja, skenari ndryshoi:sidomos tek ata që morën dozën e dytë të AstraZeneca 12 javë pas të parës, ishte e qartë se efektiviteti u rrit në 82 për qind pasi ishte testuar në një numër të konsiderueshëm të moshuarish, që na dha mundësi të arrinim në këto përfundime “-thekson Di Perri.

Studimi britanik që krahason vaksinat

Një studim që është publikuar së fundmi në Angli, ekzaminoi një numër njerëzish që ose ishin prekur nga Covid-29 ose kishin marrë një dozë të Pfizer apo AstraZeneca, ose dy doza të Pfizer. Në krahasimin e këtyre 3 grupeve, studiuesit britanikë zbuluan se mbrojtje më të mirë kishin ata që ishin sëmurë nga virusi dhe që kishin marrë dy doza Pfizer, por krahasimi midis një doze të dy vaksinave të ndryshme dha rezultate të ngjashme.

Cili është qëllimi i vaksinimit

“Vlerësimi i efikasitetit bazohet në sëmundjen simptomatike, madje edhe tek ata që kanë simptoma shumë të lehta të tilla si ethe apo sekrecione në hundë. Dhe ka ndryshueshmëri midis një vaksine dhe një tjetre, midis një minimumi prej 60 për qind dhe një maksimumi prej 90- 95 për qind.

“Por mënyra përmes së cilës duhet të gjykojmë vaksinën, nuk është ajo e sëmundjes simptomatike apo testit pozitiv ndaj koronavirusit”- thotë Mateo Baseti, drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive San Martino në Xhenova. Sipas tij objektivi që po vërehet çdo ditë me të dhënat e raportuara nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali, “është zvogëlimi i numrit të të shtruarve në spital dhe vdekjeve”.

Dhe në këtë aspekt, të gjitha vaksinat e aprovuara në Itali (Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson), nuk kanë ndryshime të rëndësishme nga njëri-tjetri. “Efektiviteti në lidhje me uljen e shtrimeve në spital dhe vdekshmërinë është i përafërt për të gjitha vaksinat, në gati 99 për qind, pra praktikisht kemi një mbrojtje totale”- thotë Baseti. / Il Giornale – Bota.al

Next Post
Manastirliu: Nesër mblidhet komiteti për lehtësimin e masave anti-COVID

Manastirliu: Nesër mblidhet komiteti për lehtësimin e masave anti-COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In