• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga Patriarku Kirill tek familja Peskov e gruaja e njeriut më të pasur në Moskë/ Zbulohet lista e sanksioneve të reja për rusët

by Java News
05/05/2022 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat e huaja zbulojnë të tjera detaje nga draft-dokumenti i Bashkimit Evropian që planifikon sanksione edhe ndaj kreut të kishës ortodokse ruse, Patriarkut Kirill.

Ai është një aleat i vjetër i Putinit, i cili ka dhënë bekimin e tij për pushtimin rus në Ukrainë.

Siç shkruan “The Guardian“, që thotë se ka parë dokumentin e hartuar nga BE, Kirill, i cili përdori një predikim për të mbështetur luftën në Ukrainë, tani përballet me përfshirjen në listën e sanksioneve, ku tashmë janë më shumë se 1,000 rusë.

Ai është një nga 57 personat që do të përballen me ndalim udhëtimi në BE dhe ngrirje të aseteve sipas sanksioneve të reja që po diskutohen nga shtetet anëtare të unionit, per paketen e gjashte te tyre.

Zyrtarët e BE-së po synojnë gjithashtu edhe anëtarët e familjes së vogël të sekretarit të shtypit të Vladimir Putin, Dmitry Peskov.

Ky i fundit u sanksionua edhe në paketën e mëparshme me sanksione të BE.

Bashkëshortja e Peskov, Tatiana Navka, do t’i shtohej listës së BE edhe për shkak të bashkëpronësisë së saj në disa prona në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në 2014, sipas BE-së.

Djali i tij, Nikolay Peskov, 31 vjeç, thuhet në draftin e BE, përdor paratë e babait të tij, ndërsa Elizaveta Peskova, 24 vjeç, thuhet se ka fituar “pozicione fitimprurëse dhe ka bërë jetë luksoze falë lidhjeve të babait të saj”.

Një ditë pas pushtimit rus, Peskova postoi “Jo luftës” në llogarinë e saj në Instagram, sipas mediave ruse. Postimi u hoq më vonë.

Në listë pritet t’i shtohet edhe Marina Mordashova, gruaja e njeriut më të pasur të Rusisë, Alexei Mordashov, sepse thuhet se ajo përfiton nga pasuritë e të shoqit.

Alexei është një aksioner i Severstal, kompania më e madhe ruse e çelikut.

g.kosovari

Next Post
“Më shkatërruan jetën”/ Apeli në Itali liron pedagogun e Ekonomikut që u dënua për trafik droge

"Më shkatërruan jetën"/ Apeli në Itali liron pedagogun e Ekonomikut që u dënua për trafik droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In