• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Nga Pashalimani në Londër: Dëshmia e grabitjes së Flotës Ushtarake të Shqipërisë në ’97!

by Java News
13/03/2023 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezart Hoxha nga Vlora, jeton prej më shumë se 26 vjetësh në Londër. Ai erdhi sot në “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare Tv për të treguar historinë e tij të ‘97-ës. Si u largua nga trazirat e ‘97-ës, me një anije luftarake drejtë Italisë bashkë me 500 bashkatdhetarë. Ndonëse nuk e dinin se çfarë i priste në anën tjetër të detit, Rezarti dhe shumë të tjerë, vendosën të sfidojnë fatin e tyre.

Rezarti rrëfen si arritën të hyjnë në një anije luftarake të ankoruar në Pashaliman, që kontrollohej nga banditët e armatosur për t’u nisur më pas drejt Italisë.

Ne shprehet Rezarti, nuk e dinim e dinim që po jetonim historinë e Shqipërisë në ato momente, atë pjesë të historisë që do të shkruhet një ditë.

“Ndodhesha në Shqipëri kur filluan ato rrëmujat në ‘97-ën. Isha 18-19 vjeç. Mbaj mend në ‘97-ën kur dilja në qytetin e Vlorës, ishte një zonë luftë. Dyqanet ishin qëlluar me armë. Ishte e pabesueshme që po ndodhte diçka e tillë në qytet. Pastaj u hapën depot e armëve, apo nisën edhe grevat e urisë. Unë kam qenë spektator i ‘97-ës. Fatmirësisht nuk kam qenë e as nuk jam entuziast armësh. Mbas hapjes së depove të armëve, filluan të iknin njerëz drejt Italisë. Ika edhe unë. Ne shkuam te zonan ku rrinin nëndetëset në Karaburun. Flota detare tanimë kontrollohej nga banditët. Nuk i kontrollonte më shteti. Shteti kishte braktisur çdo gjë. Banditët kishin kapur 2-3 anije dhe nuk lejonin njeri të afrohej. Nuk kishte shans të futeshe në anije, sepse ishin banditët, ata merrnin veç familjet e tyre dhe nuk mund të shkoje. Ishin të gjithë me armë, ne nuk kishim.

Në anijen që donim të iknim ne kishin hipur 300-500 veta dhe nuk kishe shans të afroheshe sepse të qëllonin me armë. Ne nuk kishim as mbështetje në atë anije që të hipnim. Banditët e kishin gati anijen dhe vetëm se nuk kishin drejtues, pra nuk kishin kapiten anijesh nuk iknin dot as ata. Dëgjova atëherë që i kishin dërguar njerëz me armë te shtëpia kapitenit dhe e kërcënuan duke i thënë ose do të vish me dëshirë, ose me pahir. I dhanë mendësinë të merrte familjen dhe të shkonte në anije. Ne e kishim humbur shpresën totalisht për të hipur në atë anije. Fatmirësisht një nga kushërinjtë e mi njohu një nga këta të “ekuipazhit” dhe i foli. Bëmë një marrëveshje dhe hipëm në anije. Na futën në një qoshe në atë anije e pritëm deri sa erdhi kapiteni.

U nisëm ngadalë sepse edhe anija nuk ishte në gjendje të mirë funksionale. Kishte shumë armatime nëpër këmbë, ishte në gjendje luftarake. Ne filluam të luanim me predhat që kishim nëpër këmbë. Sapo kaluam Sazanin dhe u afruam në ujërat italiane, ata që kontrollonin anijen, filluan të hedhin armët në det, ne hidhnim predhat. Ata e dinin që shumë shpejt do të kishim përpara ushtrinë italiane. Sa u futëm në ujërat internacionale na erdhën anije gjigante luftarake italiane dhe helikopterë luftarakë. Ishte i jashtëzakonshëm ky moment sa doli edhe nëpër mediat italiane me foto. Ne nuk e dinim që po jetonim historinë e Shqipërisë.

Ne ishim emigrantë në atë anije, por ishim në një anije luftarake. Nuk e kishim kuptuar gravitetin e asaj që po ndodhte. Arritëm në Itali, ishte pak agresive pritja në ‘97-ën, sepse nuk ata dinin me çfarë njerëzit kishin të bënin duke e ditur çfarë po ndodhte në Shqipëri. Na bënë kontrolle të ashpra, por në fund arritëm në Itali dhe pas disa kohësh qëndrimi aty, nisi aventura e re drejt Londrës.”, tha Rezarti në “Shqip” nga Rudina Xhunga./m.j

Next Post
“Seli private derisa Berisha…”/ Bardhi: Asnjë kusht për vulën. PD të dalë me kandidatë të unifikuar, përndryshe fuqizohet Rama

"Seli private derisa Berisha..."/ Bardhi: Asnjë kusht për vulën. PD të dalë me kandidatë të unifikuar, përndryshe fuqizohet Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In