• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga partia e mitingjeve, tek partia e valiumit

by Skënder Minxhozi
22/09/2017 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha ka mundur të ndryshojë ADN-në më të vjetër të PD, e cila qëndronte tek sharmi dhe aftësia për të reaguar në çdo rrethanë, e që përputhej me temperamentin dhe karakterin e kreut historik Berisha. Me spostimin spektakolar nga një parti mitingjesh, në një parti valiumi, PD ka kryer një cikël të plotë mutacioni drejt një partie me numrin më të vogël historik të votave, që nga dita e krijimit. Kjo bjerrje shumëplanëshe, e ka kthyer atë sot në një rivale të padenjë të socialistëve dhe në një shportë votash për parti të tipit LSI

Nga Skënder Minxhozi

Tani që Rama i mbyli telashet e verës dhe u nis për në SHBA me dekretin e qeverisë së re në xhep, situata që la pas në kampin opozitar është gjithçka, përveçse rozë. Votat e rrjedhura për Gramoz Ruçin, apatia dhe mungesa e profesionalizmit e deputetëve të rinj, stili liturgjik i drejtimit të partisë nga Lulzim Basha, reagimi i vijuar i kundërshtarëve të tij që kërkojnë një shkartisje të re letrash brenda PD – të gjitha këto e komplikojnë skajshëm axhendën e demokratëve në këtë fillim legjislature parlamentare.

Vakanca tremujore pas zgjedhjeve të verës kaloi mes vapës së tmerrshme dhe zjarreve të kudondodhura, pa harruar gossip-in e plazheve dhe batutat e rrjeteve sociale. Ishte një periudhë e përshtatshme reflektimi edhe për opozitën. Për të zgjedhur kryetarin e ri, formuluar platformën dhe mprehur strategjinë për katër vitet e ardhshme. Nuk ndodhi asgjë e tillë. Çfarë pamë në vend të kësaj liste? Heshtje dhe ikje nga përgjegjësia! Rizgjedhje formale e Bashës, flegmatizëm i plotë përballë pozitës së gjithëfuqishme dhe rënie spektakolare e besimit të zgjedhësve dhe përkrahësve. Ka qenë e pashmangshme që ky qëndrim i Lulzim Bashës në verë, të mos pasqyrohej me apati, improvizim dhe mungesë totale aftësish orientuese, tani në sezonin e ri politik.

Ilariteti dhe përqeshja që maxhoranca e ngeshme i bëri deputetit të ri demokrat nga Vlora, nuk ishin vetëm një akt arrogance apo mendjemadhësie i Edi Ramës. Edhe i tillë ishte. Por ishte njëherësh e mbi të gjitha, edhe një provë se standardi është ulur përtej të imagjinueshmes në listat e Republikës së Re të Bashës. Po aq sa ç’ishte edhe prova se opozita e ka nisur jetën e saj “të dytë” me këmbën e keqe.

Opozita e sotme është më shumë se e hutuar, më shumë se e paorientuar, e pamotivuar dhe e drejtuar keq. Po natyrisht që ajo i ka të gjitha këto diagnoza në epikrizën e saj politike.

Lulzim Basha ka mundur të ndryshojë ADN-në më të vjetër të PD, e cila qëndronte tek sharmi dhe aftësia për të reaguar në çdo rrethanë, e që përputhej me temperamentin dhe karakterin e kreut historik Berisha. Me spostimin spektakolar nga një parti mitingjesh, në një parti valiumi, PD ka kryer një cikël të plotë mutacioni drejt një partie me numrin më të vogël historik të votave, që nga dita e krijimit. Kjo bjerrje shumëplanëshe, e ka kthyer atë sot në një rivale të padenjë të socialistëve dhe në një shportë votash për parti të tipit LSI. Askush nuk e di sot se cila është platforma e opozitës për temat madhore që shqetësojnë vendin. Kushtet e vëna për reformën zgjedhore vetëm sa e forcojnë përshtypjen e mosdijes që kemi sot për linjën  politike të zotit Basha…

*Shkrimin e plotë mund ta lexoni në linkun më poshtë:

http://www.afp.al/news/2017/09/nga-partia-e-mitingjeve-tek-partia-e-valiumit-opinion-nga-skender-minxhozi-50914/

 

Next Post
VIDEO/ Sherr në ecje, pasagjeri grushton nga dritarja e makinës shoferin tjetër, përfundon në asfalt

VIDEO/ Sherr në ecje, pasagjeri grushton nga dritarja e makinës shoferin tjetër, përfundon në asfalt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In