• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga pardesytë e bardha në 1990, tek xhupat e zinj në 2015

by A R
13/12/2015 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

E dini kush ka qenë dhe është halli më i madh politik i 25 vjetëve post-diktaturë(jo demokraci)? Lidershipi grindet se kush ishte më shumë komunist nga ata që themeluan PD-në e më pas gjithë politikën. Kush ua bleu pardesytë e bardha atyre që u veshën me uniformën e “revolucionit” atë Dhjetor 25 vjet më parë? Kush e themeloi PD-në, studentët apo komunistët për të trashëguar pushtetin? Sa shumë është shkruar, sa intevrista janë dhënë, sa emisione janë bërë, dhe më shumë se kaq, sa luftë politike, sa protesta e beteja, sa zjarre janë vënë e po vihen në emër të komunizmit dhe antikominizmit. Edhe sot ne tymosin kryeqytetin në emër të një bunkeri. Njëri e quan vepër arti e tjetri simbol komunist.

krah

Por ndërsa pardesyve të bardha të 1990-ës u ka dalë boja, në Tiranë janë shfaqur ca xhiboksa ta zinj. Këta dolën për herë të parë në protestën e 8 Dhjetorit, me një flamur të zi dhe një stemë. Por atë ditë s’u mor njeri shumë me këtë krijesë, pasi u dogj bunkeri dhe rendëm pas tymit.

Të premten pasdite isha para shkallëve të Pallatit të Kongreseve, i ftuar të merrja pjesë ne ceremoninë e përkujtimit të 25 vjetorit të krijimit të PD-së, kur pashë një grup të rinjsh të veshuar me xhiboksa të zinj, të rreshtuar në kolonë për dy dhe që ecnin me hap gati ushtarak. Po këta çfarë janë?- pyeta dikë “të brendshëm” që kisha pranë. Këta janë skuadra “hajdariste”, Korpusi Rinor “Azem Hajdari”, KRAH. Po përse ecin me hap ushtatrak, përse qëndrojnë në kolonë, si në marshim, përse ua hapin rrugën të gjithë që edhe nëpër shkallë e brenda në holl të mos e prishin marshimin?

Më pas, në sallë, ata komandonin brohoritjet, ata iniconin duartrokitjet, inicionin thirrjet “Lulzim Basha, Lulzim Basha…”.. Po c’janë këta këmishëzinj? Mos kanë rrjedhur aty në PD dhe po krijojnë ndonjë “organizatë” rinore që të shërbejë si krah i dhunshëm politik, apo ndonjë grup që, në emër të “xhupit të zi”, mund të dalë nga kontrolli apo të kërkojë imunitet opozitar për veprimet që bën?

Zot na ruaj, kemi 25 vjet që s’po i japim zgjidhje pardesyve të bardha, tani na dalin me hap rreshtor edhe xhupat e zinj.

Next Post

Menaxheri i TAP: Avantazhet që i vijnë Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In