Shqiptari e ka një shprehje: “pa çik dramë dhe thashetheme nuk shtyhet”! Epo si duket ka ardhur momenti që dhe ne të bëjmë pak thashetheme dhe të listojmë një për një ç’ka ndodhur e ç’ka është thënë mes VIP-ave përgjatë vitit që po lëmë pas. Mund të themi që 2024 ka qenë një “bombë” ngjarjesh për showbizin shqiptar.
Nuk na kanë munguar as ndarjet, as ribashkimet, as dasmat, por as e tradhtitë. VIP-at tanë janë siguruar të na mbajnë të “karikuar” si me lajme “paqeje”, por edhe me sherre e debate të forta. E tashmë që kemi mbërritur në fund të këtij viti, do ju risjellim edhe njëherë ngjarjet më të komentuara të 2024 për të cilat ndonëse hë për hë keni bërë si të pa interesuar, sërish me sy e veshë keni qenë gati për të zbuluar bëmat e radhës!
Rigjetja e të madhes Parashqevi Simaku!
Pa çka se ndodhi në muajin e fundit të këtij viti, rikthimi i divës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simakut mund të themi që është lajmi i vitit dhe meriton të jetë në vendin e parë! Një video rastësore e publikuar nga televizion amerikan ku shfaqej një nga ikonat e muzikës shqiptare të viteve ’80 Parashqevi Simaku, do të trondiste mbarë opinionin publik shqiptar. E madhja Parashqevi u shfaq në atë video shumë larg imazhit që kishim strehuar në kujtesën tonë. Jo në skenë dhe e kuruar, por në stacionin e trenit në New York si e pastrehë.
Vetëm dy ditë më pas ku video e Parashqevi Simakut bëri bujë dhe u kthye në kryefjalë të mediave shqiptare, biznesmeni Elton Ilirjani, së bashku me Elvira Tata, gruan që e gjeti fillimisht, e morën dhe e strehuan në një hotel. Eltoni dhe Elvira të cilët u kthyen në heronjtë e Parashqevi Simakut nuk e kanë lënë vetëm për asnjë moment duke u kujdesur çdo ditë për artisten shqiptare dhe duke e rikthyer në publikun shqiptar pak nga pak. Nga ajo ditë Parashqevia ka përshëndetur shqiptarët, madje ka kënduar dhe kërcyer shqip! Ajo arriti të flasë pas 8 vitesh me djalin e saj Lukën. Epo në fund të çdo tuneli ka dritë e pas shiut del dielli, kështu është dhe historia e Parashqevi Simakut!
Sherri në Pallatin Mbretëror!
Në ditët e para të Marsit 2024, Princ Leka dhe bashkëshortja e tij EliaZaharia u përfshinë në një episod të dhunshëm mes tyre, ku protagonist ishte edhe babai i aktores, Gjergj Zaharia. Ngjarja u bë edhe më e bujshme, pasi pamjet e sherrit asokohe qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale. Pas këtij episodi aspak të këndshëm, si Princi po ashtu dhe Elia u pajisën me urdhër-mbrojtje. Ata nuk duhej që t’i afroheshin njëri-tjetrin më shumë se pesë metra.
Ky incident erdhi vetëm disa javë pasi Princ Leka njoftoi ndarjen më 15 janar, ku tha se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore. Pas tij reagoi edhe Elia Zaharia, dhe mesazhi i përbashkët ishte se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes. Përmes një reagimi zyrtar, Princ Leka u shpreh se “martesa e ka humbur funksionin e saj, dhe e kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore”.
“Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur”, tha Elia më pas. Ndarja e Princit nga Elia Zaharia bëri bujë të madhe. Të gjithë u habitën se si një dashuri si e atyre arriti të përfundonte me një divorc.
Jo gjithçka përfundon me “jetuan të lumtur përgjithmonë”!
Ky vit mund të themi se njësoj si dhe vitet e kaluara pati shumë ndarje ku shumë çifte vendosur që t’i japin fund lidhjeve dhe martesave të tyre.
Siç e thamë dhe më lart një prej martesave të cilat përfundoi ishte ajo e Elia Zahrisë dhe Princ Lekës. Ata pranuan në janar të këtij vitit që po lëmë pas se martesa e tyre e kishte humbur funksionin dhe kështu kishin vendosur që të ndaheshin.
Një tjetër ndarje e cila ka bërë një bujë një të madhe ka qenë dhe divorci mes Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku. U tha e u stërtha, lart e poshtë qarkulluan fabula nga më të ndryshmet lidhur me këtë martesë, mirëpo në fund të fundit Besi dhe Xhensila konfirmuan se janë duke u përballur me njëri-tjetrit në dyert e Gjykatës për të zgjidhur këtë martesë. Madje jo më larg se disa javë më parë në emsionin e Arbana Osmanit “Mirëmbrëma Yje”, Xhensila pohoi se kjo martesë kishte marrë fund pasi në një çift duhet të ketë bashkëpunim, gjë e cila nuk ndodhte në rastin e tyre.
Egli Tako dhe Olsi Bylyku! Me thashethemet për këtë ndarje u futëm në vitin 2024. Po siç thotë populli ku ka zë nuk është pa gjë dhe po lajmet që qarkulluan në vitin 2023 ishin të vërteta. Aktori dhe banorja e Big Brother VipAlbania 4 pranuan këtë vit se “ Po” lidhjes së tyre 5-vjeçare i kishte ardhur fundit dhe se për njëri-tjetrin gëzonin një respekt të veçantë.
Enada dhe Gerd Vaso! Kur përmendim emrin enjërit prej tyre direkt mendja na shkon te tjetri! Çifti në skenë dhe në jetë kanë vendosur t’ i japin fund martesës së tyre. Ishte Enada e cila konfirmoi së fundmi se martesa e saj me Gerdin ka përfunduar. Me lot në sy balerina nuk mohoi ndjenjat që ka ende për ish-partnerin, por theksoi se kishte ardhur momenti që të kishte respekt për veten dhe se jo gjithçka falet. Epo po thuhet se shkak për ndarjen e kësaj martese të jetë bërë shoqja e Enadës dhe njëkohësisht balerina e njohur. Mesa duket ajo ka qenë “shkaku” i cili solli dhe fundin e kësaj martese shumëvjeçare. Gerd Vaso dhe balerina në fjalë kanë filluar një histori të re dashurie.
Ndërkohë, edhe Luana Vjollca dhe Kreshniku thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Përpos “burimeve” në showbiz të cilët kanë thënë se “Po” çifti nuk janë më bashkë, thashethemet për ndarje janë përforcuar më tepër edhe nga dedikimet e Luanës në rrjetet sociale.
Një tjetër lidhje e dështuar e Bleros. Si çdo herë me dramat në lidhjet e tij, e mbase ndonjëherë më shumë nga sa duhet, Blero u nda dhe nga partnerja tjetër e tij. Ai i dha fund lidhjes me “Bebin” edhe pse së fundmi i ka bërë disa herë lutje publike për rikthim.
Ok, deri më tani janë thashetheme, por po thuhet se Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi i kanë dhënë fund lidhjes së nisur brenda mureve të Big Brother Vip. Epo nëse është e vërtetë apo jo presim që 2025 të na i konfirmojë.
Heidi Baci dhe Romeo Veshaj! Një lidhje e cila nisi me vrull brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ashtu përfundoi dhe jashtë. Pa çka se çifti ishin shumë pranë njëri-tjetrit, ndarja erdhi papritur dhe pakuptuar. E deri më tani arsyen nuk e dimë se pse!
Çiftet që bënë publike lidhjet e tyre!
Nga ndarjet, apo zeheri të kalojmë te sherbeti! Ky vit s’ka pasur vetëm divorce dhe “thyerje zemrash”, pasi dhe shumë çifte të tjera janë krijuar.
Një ndër lidhjet më të bujshme ka qenë lidhja e Princ Lekës me Blerta Celibashin. Pas shumë e shumë aludimeve Princi dhe Blerta dolën hapur krah njëri-tjetrit duke konfirmuar se mes tyre një histori dashurie ka filluar. Pas ndarjes me Elia Zaharinë, Princi gjeti “ngrohtësi” te krahët e Blertës, fotografes së Pallatit Mbretëror. Kjo lidhje fillimisht u paragjykua shumë nëpër rrjet, por më pas si Princi po ashtu dhe Blerta filluan të tregojnë se dashuria për njëri-tjetrin është e vërtetë dhe se sa të lumtur ndjehen.
Edhe Olsi Bylyku prezantoi këtë vit “Amlën” e tij! E kemi fjalën për gazetaren Dedana Lura. Pas ndarjes nga Egli, Olsi filloi një tjetër histori dashurie me bukuroshen. Në gusht të këtij viti ishte vetë artisti i cili konfirmoi këtë romancë të re.
“5 gusht, gëzuar ditëlindjen Amla”, shkroi Olsi, teksa i dedikoi dhe një këngë.
Ok, mund të themi me plot gojë që një ndër lidhjet më të komentuara ka qenë dhe ajo e këngëtarit korçar Endri Prifti dhe gazetares Ola Bruko. Pas një periudhe të gjatë përflitej në media dhe në rrjetet sociale, ata vendosën të zyrtarizojnë romancën e tyre.
Këngëtari Endri Prifti publikoi një foto në Instagram ku konfirmoi lidhjen e tij me gazetaren Ola Bruko. Në postim, ai shkruante: Një javë të bukur, me shëndet e shumë dashuri ju urojmë të gjithëve, e di që është e martë”– dhe e etiketoi Ola Brukon, duke e bërë të qartë lidhjen e tyre.
2024 e ëmbël! Disa nga bebat që erdhën në jetë këtë vit
2024 mund ta quajmë padyshim një vit të ëmbël, aq shumë bebusha kanë ardhur në jetë. Më poshtë do t’iu listojmë disa nga bebat e vip-ave tanë:
E nisim me Greta Koçin, e cila u bë nënë për herë të parë në janar të këtij viti. Këngëtarja solli në jetë një djalë. “Sot u bekova me njëdjalë. Asnjë sukses dhe arritje ne jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Është dita me e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe te gjithë ekipit mjekësor ne Amsterdam”, shkruante Greta ditën kur vendosi ta ndante lajmin e bukur me publikun.
Po në janar, u bë baba për herë të parë edhe opinionisti i njohur i Big Brother VIP, Arbër Hajdari. Arbri dhe partnerja e tij Vlera i kanë vendosur vajzës emrin Raina. “Të dashur miq! Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze. Për këtë, falenderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë. Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes”, shkruan Arbri bashkangjitur fotografisë teksa mban në krahë vogëlushen.
E vogla Luna Mari erdhi në jetë në mars të këtij viti duke ëmbëlsuar jetën e mami Kiarës dhe Luiz Ejllit. Luna ka qenë një ndër bebat protagonsitë të këtij viti dhe mund të themi me plotbindje që që tani bebushja ia ka “ rrëmbyer” fansat mamit dhe babit.
Një vëllaçko i dhuroi djalit të saj Amar edhe Olta Gixhari, një nga banoret më të spikatura të BigBrother VIP 2. Olta solli në jetë një djalë në qershor të këtij viti. Aktorja dhe bashkëshorti i saj, Dori e pagëzuan djalin me emrin Zeo.
Kurse dhjetori bëri të lumtur Bardhin dhe Sarën. Çifti u njohën në Big Brother Vip e shumë nuk besuan mbi dashurinë e tyre. Epo, ata treguan krej të kundërtën dhe sot kanë krijuar familje ne tyre. Nea e vogël erdhi në jetë si një dëshmi e fortë e dashurisë mamit dhe babit të saj!
Dy dasmat madhështore!
Epo, dy dasmat më të bujshme për këtë viti që po lëmë pas padyshim që ishte dasma e Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit si dhe Dafina Zeqirit me Kreshnikun.
Neësbomb.al solli ekskluzivisht detaje nga dasma madhështore e Lorit dhe Visit. Siç thuhej edhe në ftesën e ndarë në Tiranë, ata i dhanë premtimin e përjetshëm njëri-tjetrit më 9 gusht të këtij viti në Meksikë, në një ceremoni me shumë pak të ftuar dhe dasma në tetor në Tiranë u bë nga familja e dhëndrit. Artistët e përzgjedhur për të kënduar në dasmën e Lorit ishin Elita 5, të cilët sollën hitet e tyre për të gjithë të pranishmit dhe AlbërieHadërgjonaj, e cila u kujdes të ndizte atmosferën me këngë të gëzueshme dasmash.
Dj Benito, ishte gjithashtu pjesë e gëzimit të çiftit, të cilët e shijuan çdo moment duke kërcyer në pistë. Prezentë në këtë event, kishte shumë personazhe të njohur nga bota e media dhe politikës. Kryetari i Bashkisë Tiranë me bashkëshorten AjolaXoxa, bashkëshortja e Kryeministrit Linda Rama, Tom Doshi, ishin disa nga emrat e politikës; ndërkohë nga televizioni ishin prezentë: Grida Duma, Xhemi Shehu, Eno Popi, Bora Zemani, OriNebijaj, ArminaMevlani, Elvana Gjata, Valdrin Sahiti, etj. Edhe dekori u komentua gjerë e gjatë. Me një tavan floral, ndriçim të ulur, shandelierë dhe qirinj të ndezur, ishte menduar dekori i dasmës, që për nga investimi duket të ketë qenë shumë e kushtueshme.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, kurorëzoi dashurinë e saj me biznesmenin Kreshnik Gjergji në një dasmë madhështore që tërhoqi vëmendjen e shumë të ftuarve VIP. Mes të ftuarve ishin kolegë të Dafinës e artistë shumë të njohur si Ylli Limani, Dhurata Dora, 2 Ton, McKresha, Rina Balaj, Emina Cunmulaj, Remzie Osmani, Ronela Hajati, nëna e Rita Orës, Dafina Neziri, Klajdi dhe Bruno, si dhe shumë artistë të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova.
Një nga të pranishmet ishte edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Dafina si nuse ishte një një nuse fiks si nëpër përrallat me princesha. Ajo ndërroi plot 6 fustane dhe njëri ishte më i bukur se tjetrit. Përpos dekorit, fustaneve, atmosfera në këtë dasmë ishte “on top” ku Dafina shumë larg nuses tradicionale festoi, kërceu e këndoi me të ftuarit.
Sherri dhe arrestimi i Noizyt!
Ashtu si dhe vitin e kaluar edhe këtë vit Noizy ka qenë në qendër të vëmendjes. Mëngjesin e 1 gushtit të këtij viti, reperi i njohur Noizy bashkë me shokët e tij u përfshinë në një sherr me personazhin e Tik Tok, Medi Iseni jashtë ambienteve të një diskoteke në Pejë të Kosovës.
Nga ky sherr mbeti i lënduar rëndë Iseni, i cili u dërgua në spital, ndërsa autoritetet kosovare shpallën në kërkim reperinNoizy, shokun e tij, dj.Crax si dhe reperin Stresi për ndihmë në këtë konflikt.
Vetëm disa ditë më pas, konkretisht më 7 gusht u bë i mundur arrestimi i Noizyt si dhe Dj të tij, Bahtjar Bajraktari. Qëndrimi i Noizyt në qeli zgjati vetëm 1 javë pasi Gjykata e Durrësit më 16 gusht liroi reperit kundrejt garancisë, 50 milionë lekë të vjetra.
25 mijë zemra në stadiumin “AirAlbania” për Albanin!
“Motivi im i jetës” kështu quhej dhe koncerti madhështor i artistit Alban Skënderaj i cili u mbajt më 6 qershor të këtij viti. Ky koncert i cili ishte dhe shënjimi i 20 viteve në skenë të Albanit mund të themi me plotbindje që e meriton të përmendjen si një nga ngjarjet më emocionuese dhe të bujshme të 2024. 24 mijë fansa të cilët janë rritur me këngët e Albanit u mblodhën në stadiumin “AirAlbania” për të kënduar me Alban Skënderajn.