Ministria e Drejtësisë ka njoftuar ditën e sotme se Gëzim Çelaj do të ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë.
Çelaj është një ish-punonjës i policisë dhe është konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë.
Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge. Pikërisht aty, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë kohë më parë.
Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.
Njoftimi i plotë:
Informacion mbi ekstradimin e shtetasit Gëzim (Gëzim) Çelaj alias Çela!
Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se:
Shtetasi Gezim (Gëzim) Çelaj alias Çela, i biri i Xhemal dhe i Fatime, lindur më 07.04.1968, në Krujë, do të ekstradohet nga Kosova në Shqipëri./m.j