Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale disa pamje nga Bleshi i transformuar nga një vend i braktisur, në një destinacion turistik të preferuar.
“MIRËMËNGJES
dhe me Belshin e kthyer nga një ferr braktisjeje, plehrash e ferrash, në një destinacion turistik ku hapen vijimësisht bujtina e shërbime të reja për turistët dhe përveç punës tradicionale në bujqësi, ku prodhimi rritet çdo vit, ka nisur një erë e re zhvillimi në agroturizëm, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.