• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga Niçe tek Marksi, profilet e propagandistëve më me ndikim të historisë

by Java News
20/09/2015 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Niçe tek Marksi, profilet e propagandistëve më me ndikim të historisë

Fjalori e përkufizon propagandën si përhapjen e qëllimshme të informacionit, ideve apo fjalëve në një përpjekje për të ndihmuar ose dëmtuar një person, grup, lëvizje, institucion ose komb. Në shumicën e rasteve, roli i propagandistit është të bindë një numër të madh njerëzish që të mendojnë në një mënyrë të caktuar, duke e bërë atë një mjet të fuqishëm, sidomos kur bie në duar të gabuara. Sigurisht, të pasurit besime të forta apo të qenit dogmatik për besimet personale nuk e bën dikë automatikisht propagandist. Ajo çfarë e përkufizon një propagandist është dikush që bën përpjekje të mëdha për të bindur të tjerët të ndjekin çështjen, perspektivën apo perceptimet e tij dhe refuzon të konsiderojë perspektivat kundërshtuese apo pikëpamjet e ndryshme si një këndvështrim të vlefshëm.  Përgjatë historisë ka pasur njerëz që duket se kanë pasur një dhunti për taktika të tilla. Më poshtë janë listuar disa njerëz që historia i konsideron si mjeshtra manipulimi të perceptimit njerëzor.

Karl Marks

Nuk ka dyshim se pak njerëz kanë pasur aq shumë impakt në shekullin XX sa filozofi dhe revolucionari gjerman Karl Marks, vepra më e madhe i të cilit, “Kapitali”, hodhi themelet për krijimin e një sistemi politik që do përfshinte gjithë vendin. Propagandist i rendit të parë, teoritë marksiste bënin thirrje për eleminimin e pronës private dhe kërkesat e tij që kapitalizmi – ai e konsideronte forcën shtypëse më të madhe njerëzore – të zëvendësohej me një lloj utopizmi klasor (pa klasa shoqërore). Edhe pse idetë e tij janë provuar të jenë jopraktike dhe jofunksionuese kur përdoren si baza për sistemet ekonomike, ato vazhdojnë të jenë të rëndësishme për shumë njerëz akoma dhe sot. Është e vështirë të imagjinosh se si do ishte bota sot nëse Marksi nuk do ishte bërë pjesë e historisë.

Xhozef Mekkarti

Edhe pse nuk kishte profesion propagandën, pak janë ata që mohojnë fuqinë që senatori i Uiskonsinit kishte gjatë viteve ’50, ndërkohë që vazhdimisht pretendonte se kishte shumë spiunë dhe simpatizantë komunistë dhe sovietikë brenda SHBA-së dhe vendeve të tjera. Duke akuzuar se komunistët ishin infiltruar në Departamentin Shtetëror, administratën e Trumanit, madje dhe në Ushtrinë Amerikane, për një kohë të gjatë akuzat e tij shkatërruan dhe dëmtuan karrierën e shumë politikanëve dhe individëve të tjerë, si brenda ashtu dhe jashtë qeverisë. Eventualisht, paaftësia e tij për të siguruar prova që vërtetonin pretendimet e tij, uli ndikimin e tij dhe senati e censuroi atë në 1954, duke i dhënë fund terrorit që ai prodhonte.

Fridriç Niçe

Ndoshta një nga zërat më influencues të shekullit XIX është filozofi gjerman Niçe, shkrimet e të cilit – mbi fenë, moralin, kulturën bashkëkohore, filozofinë dhe shkencën, influencuan revolucionet e mëdha sociale dhe politike të shek. XX. Ai ishte gjithashtu një ateist i flaktë, idetë e të cilit bënë që shumë njerëz ta quanin atë babain e laicizmit dhe të ateizmit. Ndërkohë që është e vështirë të përcaktosh se kujt spektri politik i përket, ai ishte një zë i fuqishëm që protestoi ndaj disa prej mendjeve më të mëdha të kohës së tij, përfshi Kantin dhe Spinozën. Ndoshta jo propagandist në kuptimin e parë të fjalës, dogmatizmi i tij ishte ngjitës në kuptimin e të qenit mjaft i përhapur, duke e bërë atë një nga forcat udhëheqëse të filozofisë dhe sistemeve politike të shek XIX.

Xhozef Gëbels

Ndoshta askush në histori nuk e ka përdorur fuqinë propaganduese me një sukses tmerrues siç bëri novelisti Gëbels, nazist gjerman, Ministër i Propagandës. Një burrë aftësitë intelektuale dhe oratore të të cilit ishin të njëjta me ato të udhëheqësit që ai admironte, në kontrollimin e çdo aspekti të komunikimit në Gjermani gjatë luftës, Gëbels arriti të menaxhonte shndërrimin e një kombi të tërë në agresiv dhe racist, duke bërë të mundur holokaustin dhe brutalitetin e Luftës së Dytë Botërore. Thuhet se pa aftësitë e tij, Partia Naziste nuk do kishte ardhur në pushtet ose nuk do kishte qenë aq e fuqishme sa të shndërronte aq shumë gjermanë në monstra. Ai ishte tërësisht besnik ndaj Hitlerit, aq sa vendosi të vdiste përkrah tij dhe jo të largohej nga qyteti.

Majkëll Mor

Çdo perspektivë politike ka propagandistët e saj, dhe kjo është e vërtetë për të gjitha palët. Mor është bërë i famshëm për realizimin e filmave duke përdorur satirën dhe intervistat e njëanshme për të kritikuar, ofenduar dhe përqeshur çdo gjë duke filluar nga korporatat e mëdha tek ish-administrata e Bushit e deri tek zotëruesit e armëve. Edhe pse nuk ishte jashtëzakonisht brilant, aftësia e tij për të kombinuar humorin me aspektet politike e bën atë mbrojtës efektiv të së majtës dhe pengues të konservativëve, edhe pse është e paqartë se sa mendje arrin të ndryshojë përmes filmave të tij. Si pjesa më e madhe e propagandistëve, ai tenton të predikojë tek ata që tashmë janë të konvertuar, duke e bërë të paqartë influencën e tij reale.

 

Al Gore

Zëvendës i Bill Klintonit për tetë vjet dhe shumë afër të qenit president në 2000, Albert Gore që atëherë ka progresuar; në këtë rast, duke luftuar rreth çështjes së ngrohjes globale. Edhe pse nuk është klimatolog apo shkencëtar mjedisi, ai zgjodhi të mbrojë çështjen e shpëtimit të botës nga papërgjegjshmëria njerëzore. “Demokrat i gjelbër” dhe përkrahës i flaktë i Marrëveshjes Kioto (që do kufizonte fuqishëm sasinë e gazit që do prodhonte çdo komb) ai realizoi dokumentarin, fitues çmimi, “Një e vërtetë e Papërshtatshme”, një përpjekje ndërgjegjësuese e krijuar për të edukuar publikun rreth dëmeve të ngrohjes globale. Ai mbetet një nga zërat më të fuqishëm ambientalistë dhe një mbështetës entuziast i teknologjisë ekologjike.

Next Post

12 arsyet pse atij nuk i pëlqen seksi me ty

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In