Gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga, për kryerjen e veprave penale 13 persona.
Sipas policisë së Tiranës personat e arrestuar janë:
G.A., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar kokainë.
Z.H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.
B.M., 52 vjeç, pasi në rrugën “Todi Shkurti”, në oborrin e banesës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.
Sh.D, 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, pas një konflikti të çastit plagosi me sende të forta personin me iniciale I.M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
I.Q., 50 vjeç, pasi në rrugën ‘Hamdi Cenoimeri”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
R.A., 22 vjeç, G.D., 30 vjeç, dhe E.S., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese .
Sh.Z., 49 vjeç, Sh.K., 43 vjeç dhe S.S., 54 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Ndërsa në Kavajë është vënë në pranga një 60 vjeçar me iniciale A.SH., pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçare.
Gjithashtu është bërë edhe arrestimi i një personi tjetër i cili ishte duke lëvizur me një biçikletë të vjedhur, F.L., 43 vjeç, pasi në fshatin Çetë, Kavajë nga hetimet e bëra rezultoi se është autori i 5 vjedhjeve të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari