Nga nesër, ju mund të merrni shërbim edhe në ambientet e brendshme të bareve dhe restoranteve.
Por ndryshe nga herët e kaluara, tani kujdesi duhet shtuar në maksimum për të shmangur përhapjen e koronavirusit.
Kujdesi duhet të jetë si nga klientët ashtu edhe nga menaxherët e bizneseve.
Në ambientet e brendshme nuk do të jenë më aq tavolina dhe karrige sa ishin dikur, për të respektuar distancën.
Ndryshe nga baret dhe restorantet, lokalet e natës vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.
/a.r