• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga Napoleoni tek Jul Cezari, 10 ushtarakët më brilantë të historisë

by
08/09/2015 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Napoleoni tek Jul Cezari, 10 komandantët ushtarakë më brilant të historisë

Në epokën e modernizuar dhe të mekanizuar të luftës, ku vendimet merren nga civilët, oficerët larg frontit të luftimit, komitetet kongresionale dhe strategët e panjohur ushtarakë, ushtria është diçka pa fytyrë. Në gjashtë dekadat e fundit, ideja e ushtrive masive në betejë është konsideruar si kuriozitet i së shkuarës dhe luftimi konsiderohet më shumë si një gjendje endemike e një lloji të caktuar, sesa si një sërë ngjarjesh. Sidoqoftë, dikur përgjegjësia dhe pasojat nuk ishin aq të ndara. Strategjia brilante, teknika dhe mendjet logjistike kishin kontroll total të ushtrive të mëdha dhe ato ushtri u bënë fitimtare ose u mundën për shkak të aftësive të një njeriu të vetëm. Komandantët ushtarakë në listë kanë qenë komandantë në fushë, me autonomi të padiskutueshme në betejat e tyre dhe jo gjeneralë që qëndronin në karriget e tyre larg luftës.

bonaparte

 

  1. Napoleon Bonaparti

Napoleoni cilësohet si gjenerali më i aftë deri më sot. Ai ka udhëhequr fushata brilante ushtarake, ka përdorur forcën e përqendruar në sulme në fushën e betejës, ka zhvilluar trupat e pavarura dhe të plota të ushtrisë (një sistem i përdorur akoma sot), ka instaluar udhëheqës kukulla, ka rekrutuar trupa nga çdo komb që mposhte, duke bërë revolucion në mënyrën e të luftuarit. Në dekadën e parë të shekullit të 19-të ai i drejtoi ushtritë e Francës kundër çdo fuqie të madhe evropiane dhe arriti të dominonte Evropën kontinentale, nëpërmjet një sërë fitoresh historike të gjata, në beteja të tilla si ajo e Austerlitzit dhe Fridlandit.

 

  1. Hannibal Barka

Kundërshtari më i tmerrshëm që Roma ka hasur, u rrit me detyrën e mposhtjes së romakëve nga babi i tij, Hasdrubali. Hanibali i la mënjanë taktikat kartagjenase të superioritetit pasiv detar dhe marshoi me elefantë në alpet italiane. Hanibali e pushtoi perandorinë e fuqishme Romake nëpërmjet alpeve. Ai mundi romakët në një sërë betejash në Trebë dhe Traseminë. Asnjëherë nuk ka humbur personalisht në një betejë me romakët dhe e ka mbajtur ushtrinë e tij në Itali për më shumë se një dekadë pas Luftës së Dytë Kartagjenase. Ai konsiderohet një prej strategëve më të mëdhenj ushtarakë që kanë ekzistuar. Armiqtë e tij romakë, madje adoptuan disa prej taktikave të tij për përdorimin e tyre

 

  1. Saladini

Saladini ka qenë lideri ushtarak më i shquar në kohën e Kryqëzatave, duke penguar shtetet mësymëse të kryqëzatave dhe pushtimet evropianet, me të njëjtën gjakftohtësi. I njohur për qetësinë dhe nacionalitetin e tij, mungesën e fanatizmit dhe respektin ndaj kundërshtarëve, ai arriti të pushtonte Sirinë, Egjiptin dhe pjesën më të madhe të Izraelit modern, në mënyrë krejt të qëndrueshme dhe pa shumë vështirësi. Ai respektohej gjerësisht nga thuajse gjithë rivalët e tij dhe ka pasur një miqësi në korrespondencë me Rikard Zemërluanin, duke i dërguar atij dhurata, kuaj e madje dhe mjekun e tij personal.

 

  1. Robert E. Li

Li, mbase komandanti më i suksesshëm në histori në luftimet kundër forcave superiore në numër dhe pajisje luftarake, ishte gjeniu fisnik në krye të ushtrisë së Virxhinias Veriore dhe pjesës më të madhe të forcave të Konfederatës, gjatë Luftës Civile. Ai krijoi reputacionin e një njeriu thuajse të gjithëdijshëm tek trupat armike dhe ato aleate dhe goditi me zgjuarsi shumë herë forcat e Unionit, duke i mundur ato me anë të taktikave të tij të mprehta. Humbjet e tij, të cilat kanë qenë të pakta në numër, zakonisht rezultonin më shkatërruese për kundërshtarët e tij.

 

  1. Xhorxh Uashington

Uashington ishte lideri më i rëndësishëm dhe mbase më i suksesshmi i forcave revolucionare amerikane që kërkonin pavarësinë nga perandoria britanike. Edhe pse i asistuar nga shumë varës (duke përfshirë dhe Benedict Arnold, mprehtësia ushtarake e të cilit u mjegullua nga tradhtia e tij e famshme), Uashingtoni rezultoi të ishte forca bashkuese e ushtrisë Kontinentale, duke e çuar atë në fitore në Trenton dhe Jorktaun, si dhe duke i mbajtur forcat e ndara në pjesë së bashku, në dimrin e vështirë në luginën Forxh. Zgjedhja e tij president, dy herë, pa kundërshtime serioze dukej sikur ishte më e pakta që amerikanët mund të bënin për liderin e tyre ushtarak.

JuliusCaesar

  1. Jul Cezari

Fushata ushtarake e Cezarit kundër galëve vazhdon të jetë në librat e shumë akademive ushtarake në botë. Jul Cezari mori kontroll absolut të Republikës Romake dhe ushtrive të saj dhe kreu për herë të parë pushtimin romak të Britanisë. Ekspeditat ushtarake të Cezarit në çdo terren dhe në të gjitha kushtet klimaterike i detyrohet disiplinës strikte të legjionarëve të tij, admirimi dhe devocioni i të cilëve ndaj tij ishte shembull tipik i brilancës së tij taktike. Gjithashtu ai i manovronte trupat e tij me një shpejtësi legjendare, si dhe përdorimi i sistemit me shifra që përdorte për të komunikuar me gjeneralët e tij.

 

  1. Zhan D’ark

Zhan D’ark është e vetmja komandante në këtë listë, që i është dashur të ndajë komandën e saj edhe në momentet më të mira të fitores, por gjithashtu ajo është e vetmja femër në listë. Një fshatare franceze, e cila pretendonte se kishte vizione nga Zoti, ajo udhëtoi tek Sharli II, mbreti francez që po humbiste luftën me anglezët. Edhe pse ajo u prit me skepticizëm nga pjesa më e madhe e njerëzve në fillim, ajo influencoi në shumë fitore të rëndësishme franceze, duke udhëhequr vetë trupat franceze me entuziazëm të ri. Ajo u gjykua dhe u ekzekutua për herezi kur ishte vetëm 19 vjeçe. Pas 24 vitesh nga vdekja e saj ajo u cilësua martire.

 

  1. Xhorxh S. Paton

Figura më kontradiktore e forcave aleate në Luftës II Botërore, Paton mund të mendonte se ai ishte rimishërimi i luftëtarëve të lashtë, duke mbartur guximin dhe eksperiencën e tyre në betejat e tij. Në Luftën II Botërore ai përdori sulmet rrufe të gjermanëve kundër tyre, duke përdorur njëkohësisht manovrat e trupave të armatosura amerikane për nxjerrjen jashtë loje të fronteve gjermane e duke fituar kështu pjesë të mëdha terreni në periudha të shkurtra kohore. Incidentet famëkeqe, duke përfshirë ekzekutimin e masakrave nga trupat nën komandën e tij çuan në rënien e imazhit të Paton, por ai mbetet udhëheqësi i fitores së forcave aleate në Evropë.

 

  1. Frederiku i Madh

Frederiku II i Prusisë ishte nxënës i betejave luftarake moderne dhe më pas, zëri drejtues i tyre në fund të shekullit të 18-të. Ai modernizoi ushtrinë e mbretërisë së tij të ndarë pseudo-gjermane dhe luftoi në mënyrë të vazhdueshme në betejat kundër Austrisë. Ai njihet për librat dhe traktatet e tij mbi betejat luftarake, si dhe për udhëheqjen e trupave në betejë vetë personalisht, Frederiku ishte një forcë e madhe për këdo që përballej me të. Përveç aftësive të tij luftarake, ai ka pasur korrespondencë të gjatë me Volterin, duke krijuar një miqësi mjaft të veçantë me të. Ai gjithashtu modernizoi burokracinë dhe shërbimin civil të Prusisë.

  1. Atila, mbreti i Hunëve

Gjatë udhëheqjes së tij, ai ishte një prej armiqve më të frikshëm të perandorive lindore dhe perëndimore. Ai pushtoi Ballkanin dy herë dhe marshoi nëpërmjet Galisë, deri në Orleans përpara se të mundej në betejën e Shalonit. Ai nuk sulmoi as Kostandinopojën dhe as Romën. Në pjesën më të madhe të Evropës perëndimore ai është mishërimi i mizorisë dhe grykësisë. Në kontrast, disa historianë e përshkruajnë atë si një mbret të madh dhe fisnik. Atila i zgjeroi kufijtë e perandorisë hune nga kufijtë e Francës së ditëve moderne e deri në stepat e Rusisë, duke mbledhur forcën masive të gjithë fiseve dhe kombeve të para historikisht si të egër provincialë.

 

 

Next Post

Speciale / Korridori 8, Bashkimi Evropian inkurajon Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In