• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga “Myslym Shyri” te “Rruga e Dibrës”/ Cila është lagja më e plakur e kryeqytetit dhe ku jetojnë të rinjtë

by Java News
10/01/2020 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koefiçenti i varësisë moshore tregon përqindjen e atyre mbi 65 vjeç mbi atë grup të popullsisë që ka një moshë nga 15 deri në 64 vjeç, pra ata në moshë aktive për punë.

Ky indikator shërben kryesisht për të përpiluar skemat e pensioneve por edhe politikat sociale, por nga ana tjetër është edhe një tregues deri diku i saktë i moshës së popullsisë në një zonë të caktuar, pra i plakjes së popullsisë.

Të dhënat e Bashkisë së Tiranës mbi koefiçentin e varësisë moshore na tregojnë pikërisht lagjet më të plakura të Tiranës, por edhe ato më të reja, e sidomos ato lagje që kanë një popullsi më aktive për punë dhe ato që kanë më pak.

Cila është lagja më e plakur e kryeqytetit? Të dhënat tregojnë se është njësia numër dhjetë, pra zona që rrethon rrugën “Myslim Shyri”, nga të dyja anët e saj, dhe “Rrugën e Kavajës”, deri te kryqëzimi i “21 Dhjetorit”.

Në këtë lagje koefiçenti i varësisë moshore fiksohet në 24.7, ndërkohë që mesatarja e Tiranës fiksohet në 16.7 dhe ajo e Shqipërisë në 20.1.

Mosha mesatare në njësinë numër 10-të fiksohet në 42 vjeç. Pas njësisë 10-të, në listën e lagjeve me përqindjen më të lartë të të moshurave mbi moshën aktive të popullsisë, renditet njësia numër 8-të, pra zona e “Rrugës së Dibrës” dhe Shkollës “Partizani”.

Në vend të tretë renditet njësia numër 2, zona e “Tregut elektrik”, dhe më pas njësia numër 5, “Tirana e Re”. Po lagja me moshën më të re të Tiranës cila është? “Kombinati”!

Pra, njësia numër 6, së bashku me “Laprakën”, njësinë numër 11, me një koefiçent varësie për të moshuarit në vetëm 12.7, pra sa gjysma e lagjeve më të plakura, ndërkohë që mosha mestare në të dy këto lagje fiksohet në 35 vjeç. /scan/

Next Post
Ndeshja e bamirësisë në “Air Albania Stadium”, Italia fiton turneun solidarizues për të prekurit nga tërmeti

Ndeshja e bamirësisë në “Air Albania Stadium”, Italia fiton turneun solidarizues për të prekurit nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In