Marrëveshja e 5 qershorit u miratua ditën e sotme në parlament, me 97 vota pro, 6 kundër, 4 abstenim dhe 6 deputetë nuk morën pjesë.
Së fundmi janë zbuluar 6 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nga opozita parlamentare që votuan kundër marrëveshjes, edhe pse arritën në dakordësi me kryeministrin Rama.
Sipas Report Tv, kundër marrëveshjes votuan kryetari i grupit Demokrat Myslym Murrizi, Halit Valteri, Korab Lita, Halil Jakimi, Ylli Shehu dhe Adriatik Alimadhi. Fleta e votimit të Ralf Gjonit doli e pavlefshme, pasi i vendosi kryq. Pakti u miratua me 97 vota pro, 6 kundër, 4 abstenim dhe 6 deputetë nuk morën pjesë.
/e.rr











