• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga molotovi, tek rasti Borchardt: Shtegu që nuk të çon në Europë

by Ardian Ndreca
14/05/2019 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardian Ndreca

Prej shkurtit të kaluem protestat për bllokimin e reformës së drejtësi, i vetmi mjet që kanë shqiptarët tashma me rimarrë në dorë fatet e veta dhe me u integrue në Europë janë kthye në palestra të krimit politik, atij që në dekadat e fundit ka vjedhë, ka vra dhe ka poshtnue, tue ba që Shqipnia të renditet e fundit në rajon.

Asht e kuptueshme që reformën në drejtësi nuk e duen ata që janë kapë me bllok në dorë, ata që kanë grabitë për dekada, që kanë shkaktue Gërdecin dhe kanë vra njerëz në mes të bulevardit.

Tashma Basha, figura ma e pakuptimtë që ka marrë ndonjiherë megafonin e PD-së e ktheu përfundimisht partinë në nji tifozeri provinciale të çjerrun së cilës skuadra e zemres i ka rrëshqitë nga kategoria. Mund të themi pa frikë se ky budalla i damshëm e ka nxjerrë partinë në mes të katër rrugëve, pa asnji të ardhme e pa asnji shpresë.

Partia e Arbnorit, Meksit, Selamit, Hajdarit, Topallit ka ra në dorë të disa zgaçave të përbuzshëm, injoranta dhe pa shtyllë kurrizore që drejtohen nga nji aktor qesharak që po mbyllë siparin e tragjedisë të së djathtës shqiptare.

Marka “molotov”, sado që mund të vlerësohet dhe të ndiqet me vemendje nga ndonji kanal i huej televiziv si Russia Today, nuk asht mjeti me hy në Europë por me iu largue asaj përgjithmonë.

BE-ja dhe SHBA janë shprehë qartë: në Shqipni askush nuk e merr pushtetin me dhunë, kush e merr e fiton vetëm me vota dhe si fituesit si humbësit përballen në parlament. Nga ana tjetër kush cenon rendin kushtetues ndërshkohet simbas ligjit.

Para pak ditësh mbetjet kinse opozitare sulmuen institucionet me bomba molotov. Dihet se me të hollat e kujt asht ble ajo benzinë që kërkon me djegë Shtetin shqiptar. Ata që evokojnë 1997 ka gjasa që atë benzinë ta pijnë me fund gjatë ndonji vizitë në kancelaritë perëndimore.

Ajo benzinë nuk kërkon zgjedhje të reja por mëton vetëm me futë garuzhdën në kazanin e pushtetit, prandaj koalicioni PD-LSI (ka gjithmonë diçka që shkon përtej ideologjisë politike) nuk ka anmik të vetin Edi Ramën por shqiptarët që kanë vendosë mos me i ndjekë ma përtej.

Askush nuk ka mendue se grupet kriminale që kanë kapë transversalisht këto dy parti politike, tue pa afrimin e fundit të vet të mos reagonin e të mos zgjidhnin qesen e milionave të grabituna për me destabilizue vendin tue nisë te shishet molotov e tue përfundue te portalet dhe mediat.

Por gjumi i qetë, ai që bahet pa ndihmën e benzodiazepinave, nuk blehet me shishe benzine, madje këto funksionojnë vetëm si katalizatorë që afrojnë fundin. Ambasadori Bernd Borchardt nuk asht si turist në Shqipni, ai përfaqson pikërisht atë realitet që demagogët e bulevardit s’e heqin gojet. Prandaj duhet të kujtohen ata që i rrinë në krah gjatë protestave grabitësve dhe vrasësve, se po bahen haptas palë me ata që kërcenojnë Bashkimin Europian dhe kjo gja nuk do t’u harrohet lehtë! Ambasadorin Borchardt nuk e kanë kërcënue disa të çmendun apo ndonji qytetar privat, por dy forca politike që nuk e duen integrimin në Europë, pikërisht ata që duen me shkatrrue, siç kanë ba deri tashti, çdo shpresë të shqiptarëve.

Edi Rama do të iki patjetër, por vetëm me votë të lirë. Do të iki jo pa turp për gjithçka që s’ka ba dhe për shumë gjana që ka ba keq, për kompromiset e turpshme, për megalomaninë prej histrioni mediatik, për korrupsionin që shpura e tij ka ushqye në këto vite dhe për oligarkët që ka kooptue prej pararendësit të vet në atë zyrë; por do të ikin vetëm mbasi të jenë zhdukë njiherë e përgjithmonë prej skenës politike dhe publike ata që sot kanë në dorë çakmakun e shisheve molotov. BE-ja dhe SHBA nuk janë të gatshëm me e shkëmbye Ramën me molotovin.

Në momentin që Berisha, Meta, Basha e cirku që i rrethon nuk do të jenë ma, do të kemi mundësi me u marrë lirisht me Ramën, pse cikli i tij mbaron menjiherë mbas tyne.

Dhe ndërkaq Molotovi do të lakohet rishtas vetëm si emën i përveçëm historik dhe jo si mënyrë me marrë pushtetin, pse asht aq i rrezikshëm dhe i pa homologueshëm si mjet sa që shumë shpesh i plasë në dorë vetë atij që e përdorë.

Next Post
“Moska të tregojë që ndërhyrjet në zgjedhje i përkasin të kaluarës”

"Moska të tregojë që ndërhyrjet në zgjedhje i përkasin të kaluarës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In