• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga mjek te njeriu më i kërkuar në botë/ Kush ishte Ayman al-Zawahiri që vrau SHBA?

by Java News
02/08/2022 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri Ayman al-Zawahiri ka ndërruar jetë pas një sulmi me dron në Afganistan nga SHBA. Biden tha se Zawahiri, 71 vjeç, ishte një arkitekt kryesor pas sulmeve të shumta në SHBA dhe ishte “thellësisht i përfshirë” në planifikimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. “Njerëzit në mbarë botën nuk kanë më nevojë të kenë frikë nga vrasësi i egër dhe i vendosur. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të demonstrojnë vendosmërinë dhe kapacitetin tonë për të mbrojtur popullin amerikan kundër atyre që kërkojnë të na bëjnë keq”, tha Biden.

Kush është Zawahiri, si erdhi në pushtet dhe cila ishte marrëdhënia e tij me Osama Bin Laden?

I lindur në vitin 1951, Zawahiri u rrit në një lagje të klasës së lartë në Kajro, Egjipt, djali i një mjeku të shquar dhe nipi i studiuesve të njohur. Ai u burgos për përfshirjen e tij në vrasjen e presidentit egjiptian Anwar Sadat në vitin 1981. “Ne duam t’i flasim gjithë botës. Kush jemi ne? Kush jemi ne?”, tha ai në një intervistë në burg. Në atë kohë, ai ishte një mjek i ri, një terrorist i përkushtuar që komplotoi për të rrëzuar qeverinë egjiptiane për vite me radhë dhe u përpoq ta zëvendësonte atë me sundimin fundamentalist islamik. Ai me krenari mbështeti vrasjen e Sadatit pasi lideri egjiptian bëri paqe me Izraelin, raporton CNN.

Zawahiri u largua nga Egjipti në vitin 1985 dhe u nis për në Peshawar, Pakistan, ku punoi si kirurg duke trajtuar luftëtarët që ishin të angazhuar me trupat sovjetike në Afganistan. Në atë periudhë ai u takua me bin Ladenin dhe lidhja e tyre e përbashkët si “arabët afganë” u bë më e fortë. Pas ribashkimit në Afganistan, bin Laden dhe Zaëahiri u shfaqën së bashku në fillim të vitit 1998 duke njoftuar formimin e Frontit Botëror Islamik për Xhihadin Kundër Hebrenjve dhe Kryqtarëve. Ai veproi edhe si mjeku personal i Bin Ladenit. “Ne po punojmë me vëllanë bin Laden. Ne e njohim atë që më shumë se 10 vjet tani. Ne kemi luftuar me të këtu në Afganistan”, tha ai. Dy liderët e terrorizmit nënshkruan një deklaratë: “Gjykimi për të vrarë dhe luftuar amerikanët dhe aleatët e tyre, qofshin civilë apo ushtarakë, është një detyrim për çdo musliman”.

Nga mjek te njeriu më i kërkuar në botë: Kush ishte Ayman

Osama bin Laden ulet me Ayman al-Zawahirin më 10 nëntor 2001

Sulmet kundër SHBA-së dhe objekteve të saj filluan menjëherë pas deklaratës së Bin Ladenit dhe Zawahirit, me shpërthimet vetëvrasëse të ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani që vranë më shumë se 200 njerëz dhe plagosën më shumë se 5 mijë të tjerë. Kulmi i komplotit terrorist të Zaëahirit erdhi më 11 shtator 2001, kur rreth 3 mijë njerëz u vranë në sulmet ndaj kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit. Një aeroplan i katërt i rrëmbyer, i drejtuar për në Uashington, u rrëzua në një fushë të Pensilvanisë pasi pasagjerët u kundërpërgjigjën. Ai u bë udhëheqësi i Al Kaedës pasi forcat amerikane vranë Bin Ladenin në vitin 2011, i cili ishte vazhdimisht në lëvizje sapo pushtimi i Afganistanit i udhëhequr nga SHBA filloi pas sulmeve të 11 shtatorit. Ai arriti t’i shpëtonte sulmit të SHBA-së në rajonin e thyer malor Tora Bora të Afganistanit, ku metën të vrarë gruaja dhe fëmijët e tij.

Next Post
Kontroll cilësisë së qumështit, AKU: Aksioni nis më 15 maj, disa baxho mbyllën dyert

Çmimet e qumështit dhe kosit rriten sërish me 11% nga 1 gushti/ Krizë për djathë në treg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri nis zbatimin në qershor, procedurat që duhen ndjekur

Shpresë për 90 mijë pensionistë që mbetën pa bonus në janar, Ministria e Ekonomisë: Skema do rishikohet

February 21, 2026
Ajo që nuk pamë në protestë!

Ajo që nuk pamë në protestë!

February 21, 2026
Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

Rruga drejt juglindjes e ‘paralizuar’, radhë kilometrike trafiku

February 21, 2026
Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Sali molotovi, kapuçonët e zinj dhe ajo që bën kafsha kur i vjen ngordhja!

February 21, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

A u vetëvra me armë 27-vjeçari në Tiranë? Policia: Ngjarja ndodhi në shtëpinë e shokut, u shpall në kërkim

February 21, 2026
Ekipi kinez i kërkimit zhvillon një sistem diagnostikues të mundësuar nga inteligjenca artificiale për sëmundjet e rralla

Ekipi kinez i kërkimit zhvillon një sistem diagnostikues të mundësuar nga inteligjenca artificiale për sëmundjet e rralla

February 21, 2026
U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

February 21, 2026
Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

February 21, 2026
Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In