• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Meta e Basha, tek gazetarët e tyre: Gjashtë skandalet publike të një vrasje politike

by
21/04/2021 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sot është vrarë Pjerin Xhuvani, një 56 vjeçar në Elbasan, dhe janë plagosur katër persona të tjerë vetëm për arsye politike. Ende janë të pazbardhura rrethanat e këtij krimi makabër, që i mori jetën një personi dhe rrezikon ende jetën e 4 të tjerëve, por deri tani dihet se thelbi i shkrepjes së armëve ka qenë thjesht e vetëm për arsye politike.

Truproja e kreut politik të PD-së për Qarkun e Elbasanit, Arbër Papleka, ka marrë përsipër vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në deponimin e parë që ka bërë në polici, të cilin e ka motivuar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Pra ka ndodhur një kasaphanë e vërtetë në mes të një qyteti si Elbasani, në mes të ditës, ku njerëz që dalin nga një furgon që ka logon e Partisë Demokratike, kanë përdorur armët e zjarrit dhe kanë marrë jetën e një personi, si dhe është tentuar marrja e jetës e 4 personave të tjerë. Kjo është ngjarja e Elbasanit sot.

Skandali i parë që ka ndodhur me këtë ngjarje dhe që është uluritës, është se panelistë që e quajnë veten “gazetarë” pranë partisë së Ilir Metës, janë marrë me biogranë e viktimës, duke mos raportuar asgjë mbi ngjarjen reale, mbi autorin dhe motivet që mund të mësoheshin shpejt e shpejt.

Skandali i dytë ka ndodhur me dy analistë që ndodheshin në një studio, si Artur Zheji dhe Fatos Lubonja, të cilët nuk kanë dënuar këtë vrasje të pastër për motive politike, por përkundrazi e kanë justikuar një krim si pasojë normale, e jo si vepër e pastër penale me pasojë marrjen e jetës së njeriut.

Skandali i tretë është se ndërkohë që ka ndodhur ngjarja, Ilir Meta është prononcuar, por nuk ka ngushëlluar familjarët e viktimës, nuk ka dhënë asnjë mesazh për të ndalur dhunën, por ka nxitur tensionin duke akuzuar Prokurorinë si të lidhur me PS-në. Skandali i katërt ishte prononcimi në të nxehtë i kreut politik i PD-së për Qarkun Elbasan, i cili, kur ka qenë në dijeni të një vrasje, edhe pse në kushte të mjergullta nuk dha asnjë mesazh për qetësi, por ka hedhur benzinë në zjarr, duke pasur në dorë shkrepsen për ta ndezur.

E pakta, pasi bëhet fjalë për një njeri të afërt të tij, ai duhet të hidhte ujë në zjarr.
Skandali i pestë është se lideri i Partisë Demokratike, nuk ka dhënë asnjë mesazh publik kur ka pasur një vrasje prej një pjesëtari të partisë së tij.

Fshehja e Lulzim Bashës është totalisht e pajustikueshme, sido që të jenë rrethanat, ai është i pari që duhet të iste për të qetësuar situatën.

Skandali i gjashtë është natyrisht presidenti i Republikës, që dy herë ka folur për ngjarjen dhe dy herë e ka injoruar atë. Është vrarë një njeri sot, e janë plagosur 3 të tjerë. Media duhet të asë për vrasësin dhe rrethanat e krimit. Motivet le ti gjejë Prokuroria, por njerëzut duan të dijnë faktet e jo komentet e shërbëtorëve politikë në panele…

Next Post
Soreca: Fermerët shqiptarë do eksportojnë produktet e tyre në BE pa doganë deri në 2025

Vrasja në Elbasan/ "Akt i dhunshëm", Soreca: Shmangni retorikën nxitëse dhe gjuhën e urrejtjes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In