• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Nga mesazhet e Clinton-it për Kosovën, tek ngjarjet kriminale në Krujë, ish-prokurori Hajdari: Policia të bëjë një analizë serioze

by A M
08/07/2023 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë’ me Nisida Tufën ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Krujë, ku fisi Rraja dhunoi dy pjesëtarë të fisit Maja, për shkak të denoncimeve të këtyre të fundit për guroren që ata administronin.

Ai tha se është e nevojshme që policia të bëjë një analizë serioze për këtë qark, pasi herë pas here është epiqendër e ngjarjeve të rënda kriminale.

“Kjo ngjarja e fundit është e rëndë dhe duhet të jemi të gëzuar që nuk është shoqëruam me viktima por nga ana tjetër duhet të falënderojmë media, dhe median tuaj që ishte kryesorja që denoncoi këtë ngjarje. Guroret nuk duhet të jenë pranë qendrave të banuara, dhe mbi bazën e kësaj paligjshmërie kanë ndodhur dhe ngjarjet e dhunshme mes dy fiseve. Ajo zonë herë pas here përfshihet në ngjarje të rënda dhe besoj se duhet një analizë reale e policisë dhe shërbimit sekret duhet të merren seriozisht, që të kemi një pamje krejt tjetër për atë zonë dhe zona të tjera. Unë besoj se përvoja e gjatë që ka rrumbullaku, që do të shkojë përtej ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit”, tha ai.

Sakaq, ai ka folur edhe për vizitën e ish-presidentit Bill Clinton me 3 korrik në Tiranë, teksa tha se mesazhet e këtij të fundit shkojnë direkt për Kosovën.

“kam qenë në atë ceremoni dhe pata pak mundësi të komunikoj më të dhe ta falënderoj për atë që ka bërë. Fjalimi i tij na çon direkt në Kosovë. Kërkon që të funksionojë mbi principet që ky shtet u krijua. Ky shtet që është produkt i perëndimit me në krye SHBA duhet të sillet mbi bazën e parimeve që u ndërtua. Qeveria aktuale nuk duhet të bjerë pre e veprimeve provokuese nga Vuçiç.

Ne nuk duhet të negociojmë me ata që ky territor në lëvizë si kufi, po tu jepen të drejtat. Por duke qenë të ndershëm që të një eten gjë duhet t’i kërkojmë politikës serbe për luginën e Preshevës. Kurti politikisht po sillet sikur jemi në luftën e ftohtë. Pasojat janë vetëm në çështje kohe, që ne kemi në dorë ta shpejtojmë ose ta ngadalësojmë rrugën drejt BE.

Rama ka qenë i drejtë në diskutime dhe nuk ka më çfarë të diskutojë. I ka thënë të gjitha nëpër takime. Ai çoi një draft për të çuar para një proces. Dhe ato komuna duhet të administrohet nga serbët, pa humbur territori që do jetë pjesë e republikës së Kosovës. Por kjo do bëhet, do apo jo Kurti dhe Vuçiçi”, tha ai.

 

Next Post
Escobar: Refuzimi i planit europian për shtensionimin, humbje e Albin Kurtit

Escobar: Refuzimi i planit europian për shtensionimin, humbje e Albin Kurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In