• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga mbrojtja e punësimit te…/ Raporti i BE për masat që u morën nga vendet anëtare për krizën e COVID

by Java News
12/09/2020 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti i publikuar nga Bashkimi Europian, Eurofound (2020), “Covid-19: Përgjigjet e politikave në të gjithë Europën” përmbledh masat e marra nga vendet anëtare të BE-së për krizën e krijuar nga pandemia.

Dokumenti analitik nënvizon se në përgjigje të situatës nga Covid-19 rreth një e dhjeta e iniciativave dhe politikave të zbatuara nga vendet e BE-së ishin për të siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të biznesit dhe marrjen e shërbimeve kryesore (11%), si dhe parandalimin e vështirësive sociale (9%).

Pjesa më e madhe e këtyre iniciativave që synonin mbajtjen në këmbë të sipërmarrjes u zbatuan nëpërmjet dhënies të pagesave në formën e grandeve të pakthyeshme, kryesisht për të vetëpunësuarit dhe bizneset e vogla.

Dhënia e pagesës në formën e grandit ishte për t’u mundësuar vazhdimin e pagesave të kostove operative, si për qira, shërbime komunale, etj. Pas këtyre iniciativave, u zbatuan nismat e dhënies të ndihmës financiare, si: kredi për biznesin me norma të ulëta interesi përmes garancive bankare të mbështetura nga shteti, shtyrjen e pagesave për kontributet e sigurimeve shoqërore, taksat dhe pagesat e huasë.

Në mbrojtje të punësimit, vendet e Bashkimit Europian përqendruan 70% të masave mbrojtëse për angazhimin në punë me orar të shkurtuar. Një tipar tjetër domethënës i përgjigjes së politikave ndaj Covid-19 ka qenë shtrirja e masave në mbrojte të ardhurave për grupe që nuk janë mbuluar më parë ose janë mbuluar vetëm pjesërisht, siç janë të vetëpunësuarit, punëtorët me kontratë me orar të pjesshëm dhe punonjësit që ishin të detyruar të karantinoheshin.

“Pavarësisht miratimit të gjerë të masave të mbrojtjes së të ardhurave, shumë individë dhe familje pësuan ulje dramatike të tyre dhe në përpjekje për ta trajtuar këtë situatë, u prezantuan masa për shtyrjen e pagesave të qirave dhe kredive. Shpejtësia dhe natyra dramatike e fillimit të krizës nënkuptonte që iniciativat për të mbrojtur ose shtyrë pagesat e qirasë ose kredisë për shembull, janë bërë një rrugë shpëtimi për shumë familje, të ardhurat e të cilave ranë në mënyrë dramatike brenda ditës”, citohet në raport.

Një sondazh i zhvilluar në fillim të muajit prill nga Eurofound evidentoi situatën e zymtë të krijuar nga Covid-19. Nga rezultatet e sondazhit 38% e të anketuarve raportuan se gjendja e tyre financiare ishte përkeqësuar dhe 47% e tyre raportuan vështirësi në pagesa (një shifër që rritet deri në 87% duke përfshirë edhe të papunët).

Midis tyre, afër 30% e individëve kishin krijuar detyrimi të prapambetura nga faturat, 22% kishin detyrime të prapambetura nga qiratë dhe kredia, ndërsa një e pesta e të anketuarave kishin frikë për akomodimin për shkak të borxheve nga qiraja, edhe pse shumë masa u adresuan ndaj të pastrehëve dhe punonjësve me paga të ulëta.

Një e katërta e politikave me masa për shtyrjen e qirasë dhe kredive, u përqendruan edhe të sektorët më të prekur të ekonomisë, si: turizmi, transporti, artet dhe argëtimi. Nisma të tilla synonin rritjen e likuiditetit të bizneseve dhe të fuqisë punëtore në mënyrë specifike për sektorin e shëndetësisë, ku kërkesa për këto shërbime u rrit ndjeshëm.

“Masat e mbështetjes e marrë nga shtetet anëtare synonin minimizimin e ndikimit të pandemisë te bizneset, të punësuarit dhe qytetarët. Nga vendet e BE-së, përveç masave për të mbështetur sistemet kombëtare të kujdesit shëndetësor dhe krijimin e programeve të koordinuara të kërkimit që kërkojnë trajtime efektive për Covid-19 dhe nxitjen e bashkëpunimit për zhvillimin e një vaksine, një paketë masash është miratuar në mbrojtje të vendeve të punës dhe bizneseve. Ato përfshinë lehtësimin e rregullave për përfitim të ndihmës shtetërore të BE-së dhe lejimin e fleksibilitetit në zbatimin e ligjeve fiskale nga qeveritë, me qëllim sigurimin e likuiditetit bizneset dhe ruajtjen e vendeve të punës.”

Për të zbutur pasojat e krizës nga Bashkimi Europian në fillim të prillit 2020 u miratua paketa e shpëtimit me vlerë 540 miliardë euro. Kjo paketë përfshinte edhe një Fond Garancie pan-europian të krijuar nga Banka Europiane e Investimeve, me vlerë 200 miliardë euro për financimin e kompanive të vogla dhe të mesme dhe krijimin e një fondi të ri deri në 100 miliardë euro për të mbështetur shtetet anëtare që zbatojnë skema për të punuar me orar të shkurtuar në përpjekje për të mbrojtur vendet e punës.

Për të zbutur rreziqet e papunësisë, në rast urgjence, më 19 maj u miratua një tjetër masë, e njohur si mbështetje “e sigurt” për financimin me hua me kushte të favorshme për vendet e BE-së që po përballen me një rritje “të papritur dhe të ashpër” të shpenzimeve për skema të tilla.

Gjithashtu u miratuan masa specifike në mbështetje të sektorëve të caktuar, siç ishte turizmi që u godit më tepër nga pandemia. Më 27 maj 2020, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen njoftoi planet për të marrë hua 750 miliardë euro për të mbështetur përpjekjet e rimëkëmbjes në BE. Monitor

Next Post
Rriten tensionet/ Franca dhe 6 vende të BE, thirrje të fortë Turqisë, por Ankaraja…

Rriten tensionet/ Franca dhe 6 vende të BE, thirrje të fortë Turqisë, por Ankaraja…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

March 18, 2026
“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

March 18, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

March 18, 2026
“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In