• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga mbledhja e qeverisë, te krijimi i një ministrie të re, deputeti: Në PS ka vend për çdo mendim

by A R
10/01/2024 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Lavdrim Krashi ka qenë i ftuar këtë mëngjes në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ku ka folur për mbledhjen e qeverisë që po mbahet në Shëngjin dhe ngjarje të tjera në politikë.

Ai tha se mbledhja mbahet për të caktuar disa objektiva dhe sfidat me të cilat qeverisja do të përballet gjatë këtij viti.

Krashi ka komentuar gjithashtu edhe zërat që thonë se në Partinë Socialiste nuk ka vend për mendim të dytë dhe se dëgjohet vetëm fjala e liderit.

“Ka vend për mendim të dytë, të tretë, të pestë, të shtatë sepse ky është kuptimi i pluralizmit. Fakti që kemi pikëpamje të ndryshime nuk na bën armiqësor. Unë kam më shumë se dy vjet që jam anëtar i Parlamentit dhe e ndjej veten që mund të shpreh gjithçka që duhet shprehur. Ka raste që partitë nuk janë vija të drejta, ka vend për të gjithë.

Nuk mund të pretendojmë që pas 30 vitesh politika shqiptare është çliruar komplet nga tendencat që kishte në kohën e komunizmit. PS nuk është immune nga kjo. Shpeshherë ndjekin metoda të komunizmit dhe vazhon nga parti që e quajnë veten shumë perëndimore dhe shumë demokratike”, tha ai.

Krashi u ndal gjithashtu te imazhi që është krijuar për deputetët, teksa disa veprime të kolëgëve të tij i kritikoi.

“Ne kemi krijuar edhe disa qasje, krijohen disa stereotipe, quhet normasle që dikush që është politikan duhet të jetojë në shtëpi luksoze, me makina luksoze. Është shumë e gabuar.

Është një nga gjërat e shëmtuara.Unë nuk e kuptoj si një deputet që jeton në Tiranë vjen me një makinë 4×4. Tani shpresoj që bashkia t’i përmirësoj autobusët. Ka vend për përmirësim trasnporti public dhe do ta bëjë Shqipërinë më atraktive. Kjo nuk është justifikim të vijnë me makina që përdoren në Amerikën e madhe për të kaluar nga një shtet në një shtet tjetër”, u shpreh Krashi.

Deputeti doli edhe për ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të drejtohet nga Blendi Gonxhe.

“Qeveria ëhstë një strukturë dhe ristrukturimet janë krejt normale në kohët që jetojmë. Është e pazakontë që pjesa e kulturës të jetë e përfshirë në ekonomi. Por edhe kultura është ekonomi. Është një delegim pushteti që ia kemi bërë kryeministrit që të krijojë një strukturë që mendon se do ta shpalosë më mirë programin e Pratisë Socialiste”, tha Krashi, teksa foli edhe për drejtuesin e kësaj ministrie.

“Është një emër mjaft i njohur. Është person që ka dhën kontributin e tij që në fillimin e proceseve denmokratike. E kam ndjerë transformimin që ka ndodhur në shërbimet e transportit rrugor. Besoj se do të jetë në lartësinë e duhur për kushtet e njeriut që e propozoi.

Pritshmëritë e mia janë shumë pozitive, është një administrator i mirë, një njeri i mirëartikuluar”, tha Krashi.

/a.r

Next Post
Sekuestrohen 540 mijë paketa me cigare në Han të Hotit në trajlerin me targa serbe/ Në kërkim babë e bir

EMRAT/ Tregtonin cigare të kontrabanduara në Tiranë, 4 në pranga, 7 nën hetim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In