• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga marrja e Donbasit, heqja e sanksioneve dhe “mbrojtja” nga NATO, ja çfarë i kërkoi Putini Trumpit në Alaskë

by A R
17/08/2025 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen disa nga kërkesat që Rusia i ka kërkuar SHBA-së lidhur me fundin e luftës në Ukrainë. Gjatë takimit të Vladimir Putin me Donald Trump në Alaska, takimi i parë i këtij niveli që nga nisja e konfliktit në vitin 2022, thuhet se Rusia do të hiqte dorë nga pjesë të vogla të Ukrainës së pushtuar dhe Kievi do të lëshonte pjesë të tokës së saj lindore.

Mediat amerikane thonë se sipas marrëveshjes së propozuar ruse, Kievi do të tërhiqej plotësisht nga rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut në këmbim të një premtimi rus për të ngrirë vijat e frontit në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhzhisë.

Gjithashtu Putin ka kërkuar të paktën njohjen formale të sovranitetit rus mbi Krimenë, të cilën Moska e sekuestroi nga Ukraina në vitin 2014. Nuk është e qartë nëse kjo do të thotë njohje nga qeveria amerikane apo nga të gjitha fuqitë perëndimore dhe Ukraina. Kievi dhe aleatët e tij evropianë e refuzojnë njohjen formale të sundimit të Moskës në gadishull.

Burimet thanë se Putin priste gjithashtu heqjen e të paktën disa prej sanksioneve ndaj Rusisë, por pa specifikuar nga SHBA apo Evropa.

Një tjetër pikë diskutimi ishte edhe se Ukraina do të ndalohej të bashkohej me aleancën ushtarake të NATO-s, megjithëse Putin ishte i hapur që Ukraina të merrte një lloj garancie sigurie.

Edhe pse samiti dështoi të siguronte armëpushimin, Trump tha se palët kishin “rënë dakord kryesisht”.

“Mendoj se jemi shumë afër një marrëveshjeje. Ukraina duhet të bjerë dakord me të. Ndoshta do të thonë ‘jo’”, tha ai.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar çdo tërheqje territoriale, duke theksuar se Donetsku e Luhansku mbeten thelbësore për mbrojtjen e vendit.

“Ne shohim që Rusia kundërshton thirrje të shumta për armëpushim dhe ende nuk ka përcaktuar se kur do t’i ndalë vrasjet. Kjo e ndërlikon situatën”, tha presidenti ukrainas në një deklaratë për X.

Të hënën, Zelensky do të udhëtojë për në Uashington, ku Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se do t’i kërkojë udhëheqësit ukrainas të bjerë dakord për një marrëveshje paqeje.

Next Post
Aksident i shumëfishtë në Gjilan, nëntë të plagosur pas përplasjes së 6 makinave

Aksident i shumëfishtë në Gjilan, nëntë të plagosur pas përplasjes së 6 makinave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In