• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga marrëdhënia me Nanon, tek ajo me Majkon dhe Ramën, Xhafaj: Kanë qenë me fat që kanë qenë kryeministra të PS

by A R
29/07/2021 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj ka qenë i ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku ku ka folur lidhur me rrugëtimin e reformës në drejtësi, fuqizimin e institucioneve të reja si dhe betejën elektorale të 25 prillit ku ai mori një numër të lartë votash.

Mes të tjerash, gazetari Qafoku i adresoi edhe disa pyetje lidhur me marrëdhëniet që deputeti Xhafaj ka pasur me ish kryeministrat Fatos Nano dhe Pandeli Majko, si dhe me kryeministrin aktual Edi Rama gjatë kohës që ai ka shërbyer në kabinetet qeveritare.

Z. Xhafaj, ju keni qenë ministër, keni qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Fatos Nanos, keni qëne ministër me kryeministër Pandeli Majkon, keni qenë ministër me z.Nano dhe me Z.Rama. Mund ta dimë cili ka qenë ndryshimi mes këtyre të treve?

Ata janë natyra të ndryshme, stile të ndryshme, formate të ndryshme dhe është e vështirë t’i përmbledhësh në një emërues të përbashkët. Nëse do duhej të thosha një gjë të përbashkët do të thosha që ata kanë një të përbashkët: Kanë qenë me fat që kanë qenë kryeministra të Partisë Socialiste.

Si ishte të punoje me Fatos Nanon?

Me Fatos Nanon punoje, ishe vetvetja. Kishe një lloj lirie për shumë arsye të cilën ai ta mundësonte, ta jepte dhe të mbështeste në mënyrë që të ndjeheshe ministër.

Me Pandeli Majkon?

Me Pandin ka qenë një perjudhë shumë e shkurtër dhe ishim të gjithë ne proces rritje dhe formimi. Me të në atë kohë kishe lehtësi komunikimi dhe për hir të së vërtetës edhe besimi.

Me Edi Ramën ku ju keni shërbyer si ministër i Brendshëm i 61-të i shtetit shqiptar?

Edi Rama natyrisht është krejt i ndryshëm nga dy paraardhësit që përmendët ju. Kam pasur mundësinë që deri në ditën që kam qenë në kabinet, të jem ministër.

Ta ka dhënë ai mundësinë apo e ke bërë ti këtë gjë?

Kryeministri të jep mundësinë, por je ti që duhet ta mbash e përdorësh këtë mundësi.

Si i keni marrëdhëniet në këto momente me të?

Marrëdhënie normale, s’kam asnjë arsye për të mos pasur marrëdhënie normale. Kam një histori të gjatë politike me Edi Ramën që nga dita një që ka ardhur në Partinë Socialiste dhe që nga dita një që ka dashur të bëhet kryetar i Partisë Socialiste. Ky është fakt i njohur publik. Kemi një histori të gjatë bashkëpunimi me njëri-tjetrin. Kemi ndarë beteja të mëdha bashkërisht, ai natyrisht në rolin e kryetarit të PS unë në rolin e anëtarit të kryesisë apo sekretarit të PS. Kjo do të thotë që koha e gjatë, sidomos në opozitë na ka dhënë mundësinë të punojmë shumë afër. Kjo edhe në kohën e reformës në drejtësi por edhe kohën kur kam shërbyer si ministër i Brendshëm si pjesë e kabinetit. Natyrisht s’ka arsye që të jetë ndryshe, kjo edhe për faktin se ai është kryetar i Partisë Socialiste dhe unë deputet i Partisë Socialiste.

Keni gjëra që i keni ndarë ndryshe me kryeministrin?

Patjetër që kemi pasur!

Nëse z.Rama do t’ju propozojë për të qenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar, a do pranonit të bashkëpunonit sërish?

Kjo është një çështje që as e kam menduar dhe as e mendoj. Nuk është çështje që më prokupon sot. Sot më prokupon mandati që kam marrë. Nuk ka qenë për mua asnjëherë çështje : Jam apo nuk jam pjesë e kabinetit!

Përtej kësaj, kjo mbetet një çështje konfirgurimi të grupit politik. Grupi politik mund të thotë që ti je shumë mirë aty ku je, vazhdo bëj detyrën. Dhe unë kam marrë një votëbesim nga qytetarët brenda kësaj mazhorance dhe brenda listës së Partisë Socialiste dhe do vazhdoj me dëshirë ta bëj këtë detyrë.

Po ju them edhe diçka tjetër që kurrë në jetën dhe karrierën time politike nuk kam luftuar ndonjëherë për të parë se në cilën karrige jam ulur unë në politikë. Thjesht kam shërbyer si pjesë e ekipit dhe skuadrës duke bërë me përgjegjshmëri detyrat që skuadra të ketë sukses. Suksesin tim personal e kam konsideruar si pjesë të skuadrës.

Cili është komenti juaj për dorëheqjen dhe largimin e zotit Ruçi nga politika?

Gramoz Ruçi është një njeri që ka lënë shenjë në politikën shqiptare dhe padyshim gjurmë akoma edhe më të fortë në Partinë Socialiste. Një njeri pa praninë e të cilit Partia Socialiste do ta kishte pasur të vështirë për të bërë gjithë këto beteja dhe për t’i qëndruar disa parimeve, vlerave dhe rregullave të rëndësishme që e mbajnë atë të shëndetshme apo edhe për të demonstruar këtë raport me anëtarët e vet. Ky është një vendim i tij personal që unë e respektoj dhe besoj që vendimi i tij ndër të tjera do të ngelet edhe një leksion demokracie për politikën dhe politikanët shqiptarë.

Next Post
Temperatura deri në 27 gradë/ Mësoni parashikimin e motit për sot

Vendi nën “pushtetin” e temperaturave të larta, parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Armiku Salianji e aleati Gjuzi, PD ‘prish’ shtëpi e ndërto kasolle

Armiku Salianji e aleati Gjuzi, PD ‘prish’ shtëpi e ndërto kasolle

January 13, 2026
“Na thërriste natën në dhomën e tij dhe…”/ Julio Iglesias akuzohet për sulm seksual nga dy ish-punonjëse femra

“Na thërriste natën në dhomën e tij dhe…”/ Julio Iglesias akuzohet për sulm seksual nga dy ish-punonjëse femra

January 13, 2026
Kosovë, Kurti fitoi zgjedhjet – Ambasada e SHBA në Prishtinë: Të gatshëm të forcojmë partneritetin me Qeverinë e re

Kosovë, Kurti fitoi zgjedhjet – Ambasada e SHBA në Prishtinë: Të gatshëm të forcojmë partneritetin me Qeverinë e re

January 13, 2026
Bill dhe Hillary Clinton refuzojnë të dëshmojnë në Kongres për çështjen “Epstein”

Bill dhe Hillary Clinton refuzojnë të dëshmojnë në Kongres për çështjen “Epstein”

January 13, 2026
PS mban Berishën në Kuvend/ Çupi: Ngjarje me dyshime, lë shijen se pandëshkueshmëria vazhdon

“Berisha si Ajatollahu, kanë vrarë protestues”, Çupi: PD është grupimi më i dëmshëm që ka parë Shqipëria

January 13, 2026
35-vjetori i PD-së së Lezhës, Berisha kujtohet për Piramidat dhe sulmon../ Kryedemokrati: Jemi parti e moralshme, nuk mashtrojmë!

35-vjetori i PD-së së Lezhës, Berisha kujtohet për Piramidat dhe sulmon../ Kryedemokrati: Jemi parti e moralshme, nuk mashtrojmë!

January 13, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

SHBA shpall degët libaneze, egjiptiane dhe jordaneze të Vëllazërisë Myslimane si organizata terroriste

January 13, 2026
Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

January 13, 2026
Moti i keq/ Belinda Balluku: Situata në veri e përmirësuar, po monitorojmë jugun. Akset kombëtare të aksesueshme

Përmbytjet/ “Skuadrat janë ende në terren”- Balluku: Do të kompensohen të gjithë banorët e prekur

January 13, 2026
Volkswagen dorëzoi 2.69 milionë makina në Kinë në vitin 2025

Volkswagen dorëzoi 2.69 milionë makina në Kinë në vitin 2025

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In