Mbi 4 orë protestë e opozitës u shoqërua me momente dhune dhe pamje të pazakonta në kryeqytetin shqiptar. Zjarr dhe tym u regjistruan para Kryeministrisë, Parlamentit dhe në disa rrugë të Tiranës.
Dhjetëra protestues u shoqëruan nga policia, ndërsa 16 efektivë përfunduan në spital me lëndime të ndryshme, që varionin nga plagët deri te djegiet, si pasojë e përdorimit të lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe koktejve molotov të hedhur gjatë tubimit.
Një deputet i opozitës u dhunua, një operator televiziv mori flakë, dhe një makinë e televizionit u përfshi gjithashtu nga zjarri.
Ngjarjet ndodhën pas disa minutash fjalim nga përfaqësues të opozitës para Kryeministrisë, përfshirë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Opozita kërkon largimin e qeverisë dhe akuzon kryeministrin Edi Rama për korrupsion.
Protesta e sotme u pasqyrua edhe nga mediat ndërkombëtare, ndërsa opozita paralajmëroi se do të vazhdojë me tubime të tjera.
Shihni çfarë ndodhi në këto foto nga LSA.




























