• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Lulzim Basha te Hillary Clinton, kush është John Podesta i fushatave

by A R
29/04/2016 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jay Newton-Small

Në murin e zyrës së tij, në shtabin qendror të Hillary Clinton në Bruklin, kryetari i fushatave John Podesta ka një pikturë vaji nga vëllai i tij lobist, që është një koleksionist i pasionuar arti. Imazhi tregon dy burra të përkulur mbi një tavolinë ngrënieje, duke mbajtur thika e pirunj. Në tavolinë qëndron një burrë me kostum, që duke paksa si Podesta. “Është më mirë të jesh personi me pirun se sa personi në tavolinë,” u thotë me shaka Podesta kolegëve të tij, kur ata e pyesin për imazhin.

Askush nuk mund të thotë se Podesta ka qenë vakt i dikujt, dhe këtë e ka treguar me suksesin në rolin e tij, e njëjta gjë që mund të thuhet edhe për shefen e tij Hillary Clinton. Të martën, me fitore në Pensilvani dhe katër shtete të tjera, duket të jetë ajo kandidatja demokrate për presidente, dhe rruga e Sanders për nominim duket e mbyllur.

Në qendër të përpjekjeve të Clinton ka qenë Podesta, një prani imponuese në orbitën e saj. Stafi ka shumë respekt dhe konsideratë për të. Kur ai jep një mendin ata thonë: “E tha John Podesta, kështu që bëni si thotë ai”. Ka qenë Podesta, i cili është ngarkuar me mbajtjen e fushatës koherente përballë pengesave të shumta, diçka që stafi i Clinton në vitin 2008 dështoi ta bënte.

Dhe ka qenë pikërisht Podesta, qoftë trajner, qoftë gjykatës, qoftë drejtor fondesh, e qoftë strateg, që ka mbajtur nën mbikqyrje përpjekjet e Clinton. Atij i është dashur të përballet me dështimet dhe hapat e gabuar të hedhur nga Clinton. Për zgjedhjet e përgjithshme ai i kërkoi veteranit të stafit Obama, Jennifer Malley Dillon muaj më parë të fillonin një lojë strategjish të përgjithshme zgjedhore kundrejt strategjive të mundshme të kundërshtarëve. Intervistat me më shumë se një duzinë kolegësh gjatë muajve të fundit  tregojnë se Podesta është fjala e parë dhe e fundit në çdo çështje, pika kryesore dhe shpesh e vetme e kontaktit për pjesën më të madhe të kohës kur Clinton nuk është. Ai është shefi i kujtdo dhe në  të njëjtën kohë i askujt dhe sigurisht “plaku i mençur” i fushatës. Podesta, është njeriu që fshihet pas perdes së fushatës së Clinton.

Tani ai duhet ta çojë fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme në një fazë tjetër, një proces që nisi që pas fitores së Clinton në Karolinën e Jugut. Atë natë gjatë kthimit me avion për në Charleston, Podesta dhe Clinton, pavarësisht se jo alkooldashës, e kaluan duke pirë skoç dhe kuptuan se kërcënimi ekzistencial i Sanders kishte filluar të zbehet. Por ai paralajmëroi: Akoma kemi shumë milje për të bërë.

RRËNJËT E NJË PARTNERITETI

Në shumë mënyra kjo ishte puna që Podesta kishte ëndërruar për 20 vjet, edhe pse marrëdhënia e tij e parë me Hillary Clinton në Shtëpinë e Bardhë të burrit të saj nuk parashikonte se kjo do të ndodhte ndonjëherë. Kur Podesta ishte Sekretar i Stafit, Shefi i atëhershëm i  Shtëpisë së Bardhë, Mack Mclarty i dha Podestas një punë ekstra: trajtimin e skandaleve të Bill Clinton. “Është e nevojshme që ato të izolohen sa më mirë,” i pati thënë McLarty.

Si pjesë e kësaj pune, Podesta kryesoi në investigimin e brendshëm të Travelgate, një skandal që filloi kur Hillary Clinton në maj të vitit 1993 ndihmoi në shkarkimin e 7 njerëzve nga stafi-jo politik  dhe vazhdoi me ndryshimet në Administratë. Hetimet zbuluan se disa nga shkarkimet ishin të papërshtatshme dhe shumica e stafit u rikthyer. Raporti i Podestas ishte çuditërisht kritik ndaj rolit të Zonjës së Parë. Kjo çështje bëri që Hillary ta shihte me sy të keq Podesta-n. “Kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë, ai më tha se do të kthehej vetëm për një  punë: Shef i stafit të Hillary-t”- thotë vëllai  i John, Tony Podesta.

Por në fakt, Podesta u ritkthye edhe herë të tjera për punë të ndryshme, duke u bërë shefi i stafit të Bill Clinton në vitet e fundit. Edhe pse për shumë vite nuk punoi drejtpërsëdrejti për Clinton-ët, Podesta mbeti një lojtar kyç në orbitën e tyre, duke e inkurajuar atë publikisht të kandidonte për Senatin, duke ndihmuar në rritjen e shumës së parave me vëllain e tij, me të cilin ai bashkëthemeloi firmën e katërt më të madhe të lobimit në Uashington “Podesta Group”, dhe më pas me mbështetjen e të dy Clinton-ëve për krijimin e programit të tij “Qendra për Progresin Amerikan” në vitin 2003.

Presidenti Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë duke me shefin e stafit, John Podesta

Presidenti Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë duke me shefin e stafit, John Podesta

Kur Clinton për herë të parë filloi përgatitjet për kandidaturën  e saj të parë për Presidente në fund të 2006-s, Podesta zgjodhi të qëndronte mënjanë. Arsyeja se pse vendosi të rrinte mënjanë ishte se mesazhi i saj i forcës dhe eksperiencës e bënin të dukej më shumë “si një Microsoft në treg, kur populli në fakt donte Apple, diçka të re”.

Për Podesta-n, mësimi ishte i qartë: Nëse ajo kandidonte përsëri, Clinton kishte për t’u parë si një kandidate serioze. Slogani i saj këtë herë ishte “Do luftojmë për ju”. Në fjalimin e korrikut të vitit 2015, kur Clinton do fliste për programin ekonomik, Podesta i tha të përqendrohej në gjëra të cilat ajo me të vërtetë i ka merak si: kujdesi shëndetësor ndaj fëmijëve, dhe pagesat e barabarta. Ai fjalim, i këshilluar nga Podesta, ka mbetur zemra e mesazhit që ajo përçon. “John është një mendimtar shumë sistematik. Ai përpiqet të korrigjojë çdo gabim të vitit 2008,” thotë një pjesëtar i stafit.

REALIZIMI I FUSHATËS

Kjo nuk do të thoshte se fushata e dytë do të ishte e lehtë. Clinton, që vetë e pranon se nuk është një politikane e lindur, ka luftuar shumë për të mposhtur Sanders, një socialist 74-vjeçar nga Vermonti. Skandali i saj me email-et private kanë ngritur shumë pikëpyetje e dyshime mbi të. Ajo e pranoi në vitin 2013, se nuk i kishte dhënë një makine që nga viti 1996. Madje Podesta shpesh ka kritikuar publikisht edhe anëtarët e stafit të vet. Kur një nga “qentë e preferuar” të Clinton, David Brock filloi të ngrinte pyetje për shëndetin e Sanders, nëpërmjet një postimi në Tuiter, Podesta reagoi duke thënë: “Në fakt po luftojmë për një President më të mirë, dhe jo për një Testim Fizik”.

Podesta ka bërë një përpjekje të vetëdijshme për të korrigjuar këtë fushatë. Fushata e saj e parë pasi votuesit ishin skeptikë për strategjitë e menduara. Ajo shpenzoi shumë para në media dhe neglizhoi fushën e saj dhe skuadrat teknologjike. Stafi i Clinton në atë kohë ishte i përbërë nga miqtë e saj, më shumë të zgjedhur për besueshmërinë se sa për kompetencat e tyre në fusha të caktuara. Podesta këtë radhë investoi shumë në fushë dhe teknologji, dy zona ku ai e ndjente se Obama nuk kishte dhënë aq sa duhet.

Ai gjithashtu ndryshoi edhe tonin dhe mesazhin e fushatës, duke e inkurajuar Clinton  të luajë me natyrën historike të fushatës së saj dhe të flasë shpesh për çështjet e grave.

TË HASH APO HAHESH NGA TË TJERËT?

Ndërsa Clinton është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, ajo është duke u përballur me sfidën e bashkimit të partisë së saj. E vërteta është ajo do të ketë nevojën e ndihmës së Sanders për të bashkuar bazën e partisë rreth saj, veçanërisht në mesin e votuesve të rinj dhe progresivë.

John Podesta, majtas, dhe Hillary Clinton

John Podesta, majtas, dhe Hillary Clinton

Ajo gjithashtu historikisht ka vlerësime të larta sondazhesh negative. Një sondazh i CBS zbuloi se 31% ishin pro saj, ndërsa 52% kundër. Por është e sigurtë, që ajo çka i jep avantazh Clinton, është kandidimi i republikanit Donald Trump nga ana tjetër, që është akoma më i papëlqyer sesa ajo.

Nga ana tjetër edhe Trump është në kandidim me republikanin Ted Cruz, që gjithashtu më shumë vuan nga mospranimi se sa pranimi. Si rezultat këto duken të jenë zgjedhjet e përgjithshme më të “shpifura” të historisë së Amerikës./TIME/Tirana Observer/

 ***

Podesta dhe Partia Demokratike e Shqipërisë

Podesta Group është një kompani e njohur edhe në Shqipëri.

Qeveria e Partisë Demokratike e punësoi atë në vitin 2011 deri në vitin 2013, me një tarifë prej 60 mijë dollarësh në muaj, të cilat u paguan me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Zyrtarisht, Podesta duhej të lobonte për përmirësimin e marrëdhënieve politike mes qeverive të të dy vendeve. Podesta pati lobuar në disa faqe konservatore amerikane për të bërë shkrime negative kundër Edi Ramës, në atë kohë, kreu i opozitës, ndërkohë që qëndroi edhe pas fushatave elektorale të PD-së.

Bashkëpunimi mes Podesta-s dhe PD-së vazhdon edhe tani. Më 8 mars të këtij viti, kreu i PD-së, Lulzim Basha, punësoi sërish Podesta Group në Uashington për të lobuar pranë qeverisë dhe kongresit të Shteteve të Bashkuara për llogari të saj.

Next Post

Ministria e Shëndetësisë e papërgatitur për MSA-në, pacientët mbesin pa barna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

February 8, 2026
Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

February 8, 2026
BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

February 8, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

February 8, 2026
Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

February 8, 2026
Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

February 8, 2026
Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

February 8, 2026
Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

February 8, 2026
Organizatë kriminale brenda burgut të Janinës, drejtohej nga shqiptari i quajtur Modi

Zyrtari i lartë i KiE: Paraburgimi në Shqipëri, pesë herë më i lartë se mesatarja e BE-së

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In