• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga “lufta” e vjetër e Tifozave Kuq e Zi me FSHF te bojkotimi i ndeshjes për shkak të biletave. Çfarë nuk u pa dje

by E S
08/06/2025 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është e shtunë 7 Qershor 2025.Ndodhemi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.Ora është 19:00 dhe mijëra vetë marshojnë drejt stadiumit “Arena Kombëtare” ku do të luhet takimi i tretë i përfaqësueses tonë ,takim ky i vlefshëm për Eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026, që do luhet në Amerikën e Veriut.Ndeshja midis Shqipërisë dhe Serbisë në “Arenën Kombëtare” pritet të fillojë pas vetëm 105 miniutash, por në rrugët që të çojnë drejt stadiumit nuk dëgjohet vetëm zhurma e zakonshme e tifozëve.

Në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë, një grup i madh njerëzish, të veshur kuq e zi, me plisa në kokë dhe flamuj në duar, kanë krijuar një atmosferë që nuk mund të shpërfillet.Janë “Tifozat Kuq e Zi”, grupi më i njohur dhe më i përkushtuar i tifozëve shqiptarë, të cilët këtë herë nuk janë mbledhur për të hyrë në stadium, por për të protestuar. Dhe jo pa arsye.Përpara se të hapej porta e stadiumit, u shpalos një banderolë gjigande që mbuloi gjysmën e bulevardit. Në të shkruhej:
“Na hiqni biletat, na vini para policisë, se vrisni dot zemrën që rreh për Shqipërinë.”Fjalë që nuk kanë nevojë për sqarim.

Në mes të tingujve të këngëve patriotike dhe tymuesve me ngjyra kuqezi, kjo fjali qëndroi për minuta të tëra në ajër, si një thirrje jo vetëm për drejtësi, por për respekt ndaj asaj dashurie që nuk matet me bileta, as me vend në tribuna.Ky grup i krijuar dekada më parë, ka ndjekur Kombëtaren në çdo cep të Evropës e më gjerë. Ata nuk janë thjesht tifozë, por një lëvizje e gjallë patriotike e lidhur ngushtë me identitetin shqiptar. E megjithatë, prej një kohe janë përplasur me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF). Nga kjo përplasje, “Tifozat Kuq e Zi” kanë humbur statusin e tyre zyrtar si grup mbështetës dhe vendin tradicional në stadium, që e kanë mbajtur për 21 vite.“Na larguan, por nuk na shuan dot”.Këto janë fjalët e njërit prej anëtarëve të vjetër të grupit i cili me zërin pak të ngjirur, por me sytë plot zjarr, shton:
“Për ne nuk ka rëndësi ku jemi fizikisht. Ne mund të jemi jashtë stadiumit, por jemi gjithmonë në zemrën e Shqipërisë. Ne nuk jemi spektatorë, jemi pjesë e këtij identiteti kombëtar.”

Koreografia që shpalosën në shesh nuk ishte thjesht një protestë, por një formë arti. Një deklaratë e qartë se mungesa e tyre në tribunat e stadiumit nuk do të thotë mungesë në shpirtin e Kombëtares.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë përfundoi në barazim 0-0. Ishte një përballje e tensionuar, por me gjithsesi me lojë të bukur .E megjithatë, një pjesë e atmosferës së zakonshme elekrizuese kësaj rradhe mungonte. Tribuna ku zakonisht dëgjohej kori i pandalshëm i “Tifozëve Kuq e Zi” ishte më e heshtur se zakonisht. Për shumë nga të pranishmit, mungesa e këtij grupi krijoi boshllëk jo vetëm akustik, por emocional.

Komentet rreth kësaj mungese ishin të shumta dhe shumica ishin kritikë ndaj mënyrës se si po menaxhohet marrëdhënia FSHF-tifozë, të tjerë mbështetën vendosmërinë e grupit që nuk pranon të nënshtrohet.

Në përfundim të protestës, ndërsa dritat e stadiumit nisin të ndizen dhe himni kombëtar dëgjohet nga larg, “Tifozat Kuq, ngrejnë sërish flamurin dhe këndojnë himnin me dorën në zemër. Disa prej tyre ndalojnë për një moment, shikojnë drejt stadiumit me sy të mbushur, si të shikonin një mik të largët që nuk i lejohet ta takojnë. Emocioni është i pranishëm, por më shumë se mall, aty mbizotëron krenaria.Nuk jemi për të ndezur polemika, thonë “Tifozat Kuq e Zi“. Jemi për të kujtuar se zemra e tifozit shqiptar nuk është një numër ulësesh apo një barkod në biletë. Është përkushtim që nuk matet me favore apo akreditime. Është histori që nuk fshihet me një vendim administrativ. Është identitet.

Në një kohë kur sporti global po përjeton një transformim të thellë ,ku stadiumet po bëhen gjithnjë e më shumë hapësira të kontrolluara me rregulla të rrepta, ku ndonjëherë zëri i tifozëve të vërtetë zëvendësohet me efekte audio dhe marketing, “Tifozat Kuq e Zi” duken si një kundërshembull i gjallë. Ata janë kujtesë se futbolli nuk është vetëm lojë, por edhe shpirt, edhe komunitet. Për ta, të mungosh fizikisht në stadium nuk do të thotë se je më pak prezent në zemrën e kombit. Përkundrazi në këtë rast, mungesa e tyre foli më shumë se çdo brohoritje.

Teksa nata bie mbi Tiranë dhe dritat e kryeqytetit shqiptar fillojnë të vezullojnë, grupi shpërndahet pa zhurmë, por me bindjen se zëri i tyre është dëgjuar. Nuk jemi armiq të askujt, thonë, por do të vazhdojnë të qëndrojnë kundër çdo padrejtësie që ndikon në mënyrën se si përfaqësohet Shqipëria në sport apo gjetkë.Ata nuk kërkojnë privilegje, por dinjitet. Dhe kjo është ajo që i bën të ndryshëm. Sepse kur dashuria për Shqipërinë është aq e fortë, ajo nuk ka nevojë për një vend në stadium që të dëgjohet mjafton një rrugë e hapur dhe një zemër që rreh fort për të.

Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” rruga grupimit “Tifozat Kuq e Zi” për në Tribunën e “Arena Kombëtare” në situatën konfliktuale të krijuar me FSHF duket se është e gjatë ,por zëri i tyre nuk ka ndërmend të ndalet.

Next Post
E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot

E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In