• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga lufta e tymueseve, tek tymueset e paqes!

by Alfred Peza
21/12/2017 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo zhvillimin kulmor politik si ai i seancës parlamentare të së hënës për zgjedhjen e Kryeprokurores së re, kalon nëpër disa etapa gati- gati fotokopje të njëra tjetrës. Ndryshojnë në të vetëm protagonistët, datat, vendet, qëllimet, objektivat dhe bilanci i rezultatit final për secilën palë. Pas tymit dhe flakës, pas zhurmave e shamatave, pas këpucëve dhe çizmeve, pas ulërimave dhe të çjerrave, pas dhunës verbale dhe fizike, pas deklaratave të pamenduara dhe mendimeve të padeklaruara, vjen një fazë tjetër. Një moment i ri, nga ku nis një etapë e re.

Një ditë më pas është koha e bilanceve, e lëpirjes së plagëve, e ndërrimit të maskave, e ndryshimit të muzikës, e fillimit të kthjellimit dhe reflektimit, por mbi të gjitha është momenti për të parë me sy të ftohtë, atë që u prodhua me kokë të nxehtë. Ndërkohë që me gojë fillojnë e i japin të drejtë vetes, me tru kanë nisur të mendojnë një gjë tjetër. Kështu, deri… ditën tjetër.

Pas kësaj kemi sërisht një shkallë tjetër të etapës së re. Eshtë momenti kur fillon e kuptojnë se e paskan shkelur pak. E paskan tejkaluar të drejtën e vet. E në këtë mënyrë, si për dreq, e drejta paska kaluar në anën tjetër. Ndaj, vrapuan që ti balanconin gjërat duke dalë nëpër ekranet e televizioneve në darkë, në mënyrë që të shpëtonin ç’farë mund të shpëtohej, në këtë rrethana.

Në anën tjetër kanë qenë të qetë e të kthjellët edhe mes tymit, edhe mes zhurmës, edhe mes rrëmujës, edhe mes ulërimave, edhe mes përplasjes, edhe në mes të vëmendjes publike dhe ndërkombëtare. Ndaj, ata kanë filluar një minutë më pas të plotësojnë letrat, të bëjnë denoncimet, të venë në lëvizje institucionet, organet, strukturat, mekanizmat, që kanë evidentuar, mbajtur shënim dhe kanë filluar që të vendosin gishtin mbi protagonistët e tejkalimit të së drejtës së vet, duke ia bërë gati dosjet për tu ballafaquar me ligjin.

Ky ishte momenti kur opozita jonë, si PD dhe LSI, si Basha dhe Kryemadhi, filluan të mendojnë për kundërsulmin sipas parimit aq të njohur të reciprocitetit. Nëse PS dhe policia na paskan bërë padi, ata bëjnë një kundërpadi, për atë që ndodhi jashtë Parlamentit. Nëse Byroja e Kuvendit bëhet gati të mari masa për atë që ndodhi brenda asaj salle, ata bëhen gati të padisin drejtuesin e seancës. Nëse ata u shënjestruan nga ndërkombëtarët, atëherë çohen letra, e-maile, deklarata dhe bëhen thirrje publike kundër tyre. Por këtë radhë jo në formën e akuzës, por në rolin e viktimës. Bëhen takimet me ambasadorët, dilet deri jashtë për ti përcjellë, u shtërngon dorën e u buzëqesh kamerave dhe të vetëve në mënyrë të përmbajtur. Si për tu thënë: Mos u shqetësoni. Gjërat nuk janë edhe aq keq sa mendoni!

Presidenti Ilir Meta akoma nuk ka një mesazh publik për këtë situatë. Berisha ndërkohë, si Mjeshtri i Madh që është nis e lavdëron familjen e Kryeprokurores së re të Përkohëshme të Republikës dhe integritetin e saj profesional. Duke mos harruar që të ndajë çështjen nga individi. Betejën kundër zgjedhjes së saj, me atë personalisht vetë. E si gjithnjë nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka çuar një sinjal, një mesazh në drejtimin që i duhet e i intereson pas kësaj.

Duke lavdëruar Kryeprokuroren e re, duke mos aprovuar ikjen e shefit të shërbimit sekret si ambasador në NATO, duke i njohur meritën Ramës për fitoren sepse “kishte këshilltarë më të mirë se Basha” në zgjedhjet e 25 qershorit, ai nuk ka bërë gjë tjetër, veçse atë që ka ditur të bëjë gjithnjë më mirë se kushdo tjetër në këto 27 vjet. Pas luftës së tymuese, hodhi në publik tymueset e paqes. Të asaj paqeje të trazuar brenda klasës politike, që po tentohet të shitet si trazim i paqes publike.

Bashkë me këtë etapë të re për drejtësinë shqiptare, me sinjalet dhe mesazhet e reja, ka filluar puna e Kryeprokurores së re, e strukturave të reja të drejtësisë, e mekanizmit të ri të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurëve, projektet për godinat e reja të institucioneve të reja.

E gjitha çfarë po ndodh, mund të krahasohet me ndezjen e një makine të re, që sapo është nisur për udhë. Përpara ka një rrugë shumë të gjatë, e cila është e sigurtë, se nuk do të jetë një autostradë. Sado tym, gropa, kthesa, zhurmë, malore, shi,furtunë, dëborë e ngrica të ketë, e sigurtë është që “navigatori” nuk do ta le kurrë që të gabojë dhe do ta ndihmojë në çdo rast, që të mbërrijë në destinacion.

Next Post
FOTOT E PAPUBLIKUARA/ Monika dhe militantët e LSI, Bardh Spahia i PD si menaxher i protestës

Protesta e dhunshme e PD- LSI, sot dalin para gjykatës autorët e dyshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In