• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga lufta e përgjakshme, në fushat e blerta/ Si një shtet 31-vjeçar u kthye në “superfuqi” botërore në futboll

by A R
13/12/2022 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Panamaja, Mauritania, Gjeorgjia dhe Eritrea janë katër shtete, të cilat kanë pothuajse të njëjtën numër popullsie sa Kroacia.

Të katra shtetet e sipërpërmendura shënojnë vetëm një pjesëmarrje në kupat e botës, mes të cilave së fundmi ishte Panamaja, e cila luajti në Rusi 2018, ku shkoi deri në fazën e grupeve.

Por, pjesëmarrja e Kroacisë në kupat e botës është një histori krejt ndryshe, pasi përfaqësuesja ballkanike ka arritur tre herë gjysmëfinalet, ndërsa katër vite më parë arriti deri në finale, ku humbi kundër Francës.

Kroacia arriti pavarësinë në vitin 1991, pas një lufte të përgjakshme ballkanike, ndërsa deri në vitin 1995 popullsia e saj ishte më pak se 4 milion.

Një ekip që ka bërë ndër vite historinë, e së fundmi këtë kupë bote, kur është një ndër katër më të mirave, teksa mundi në çerekfinale Brazilin, ku fitoi me penallti.

Por, përballë Kroacisë është një Argjentinë e frikshme me Lionel Messin në krye, me një popullsi prej 45 milion banorësh.

Por, si “lindi” Kroacia në futboll?

Federata kroate e Futbollit ka aplikuar për të qene pjesë e FIFA-s në vitin 1992, ndërsa u bë pjesë e saj një vit më vonë, në 1993-n.

Por, që nga pjesëmarrjet e para në kompeticione, nuk do të merrte shumë kohë që Kroacia të kthehej në një superfuqi. Vetëm 3 vjet pas anëtarësimit në FIFA, kroatët arritën çerekfinalet në Europianin e vitit 1996.

Më pas, dy vite më vonë, në kupën e botës Francë 1998, ata arritën të renditeshin të tretët. Në këtë periudhë ishte edhe gjenerata e parë e emrave të mëdhenj që shënjuan historinë e futbollit kroat si: Davor Suker, Robert Prosineçki dhe Zvonimir Boban.

Madje, Suker në vitin 1998 u cilësua edhe golashënuesi më i mirë i kompeticionit.

Ardhja e Zlatko Daliç si trajner i Kroacisë në 2017-n rezultoi vital për ekipin ballkanas. Ai grumbulloi pranë ekipit emra të mëdhenj si Luka Modriç, Ivan Rakitiç, Marcelo Brozoviç, apo edhe Ivan Perisiç dhe me ta arriti të performonte në nivele të larta.

Dhe falë frymës së grupit që Daliç injektoi mes lojtarëve, pritjet ndaj këtij ekipi u shpërblyen, ndërsa në këtë kupë bote ka arritur që të çojë në shtëpi një superfuqi si Brazili apo Belgjika.

Ndaj Argjentinës do të përsëritet historia e vitit të largët 1998, kur Kroacia e Stimac u përball me super-ekipin e Gabriel Batistutës apo Juan Sebastian Veron.

Sot, Kroacia e Luka Modriç me shokë do të përballet me Argjentinën e Leo Messit dhe gjeneratës së tij, për të përcaktuar si cili do të jetë ekipi i parë finalist i kësaj kupe bote që sivjet zhvillohet në Katar.

/a.r

Next Post
‘Hedhin gurin dhe fshehin dorën’! Kush janë ‘maskat’ në Veriun e Kosovës që po trazojnë Ballkanin?

‘Hedhin gurin dhe fshehin dorën’! Kush janë ‘maskat’ në Veriun e Kosovës që po trazojnë Ballkanin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In