• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga lufta e çadrave te sherri Olimpik: Fjalëkryqi i karuselit opozitar

by Ylli Pata
11/08/2024 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Për herë të parë, pas humbjes së Himarës, zëra që mbështesin publikisht qarqet e Sali Berishës dhe Ilir Metës në opozitë, pranojnë se një nga shkaqet e disfatës ishte edhe situata e rëndë në terren.

Domethënë mungesa e një kohezioni në radhët e opozitës shqiptare në territor. Një përfundim, tashmë i thënë e i stërthënë gjithë këto vite, pikërisht kur Berisha, vendosi t’i vërë minën opozitës pas shpalljes së tij non grata.

Që prej asaj kohe, opozita, në të gjithë komponentet e saj vetëm shpall “kauza” ditore e javore, thjesht për të hedhur pluhur në mjedisin mediatik e politik. Siç ndodhi me ludtën e çadrave të plazhit, që Berisha i nxirrte bosh e Rama plot, ashtu edhe me medaljet olimpike. Ky xhirim bosh bëhet vetëm për të fshehur thelbin e problemit, atë më kardinalin, të cilin nuk e fshehin dot as fytyrat e nxira dhe të skuqura të panelistëve në televizione, ku shfletojnë librat më të përzgjedhur të fjaloreve të rrugës.

Problemi është politik dhe atë nuk e zgjidh asgjë apo e zëvendëson përveç politikës. Që një opozitë të fitojë zgjedhjet apo të rrisë konsensusin e saj, i duhet të mobilizojë në radhë të parë të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur prej vitesh, e më pas të joshë të pavarurit e anës tjetër apo elektoratin gri.

Donald Trump fitoi zgjedhjet në vitin 2016, duke joshur klasën punëtore që kishin votuar gjithë jetën për demokratët, e Joe Biden në 2020 fitoi duke joshur Republikanët anti-Trump të qendrës.

Sali Berisha në vitin 2005 rierdhi në pushtet pasi mobilizoi të gjithë mbështetësit opozitar që në 1997 e kishin braktisur, por edhe mori një pjesë të elektoratit gri. Megjithatë, Berisha nuk mori mazhorancën e votave, por arriti të ketë një shumicë relative falë përçarjes së të majtës. Gjithsesi edhe kjo është faktor shumë i rëndësishëm për një fitore. Por, duhet thënë e pranuar se pati një “bujari” të zgjedhësve shqiptarë për t’i dhënë doktorit shansin e fundit për të drejtuar, meqë PD tentoi me një hapje të saj të bashkonte të larguarit me dhunë nga vitet e para të qeverisjes. Mirëpo, e gjithë ky operacion rezultoi kaps dhe Sali Berisha pas 2 vitesh në pushtet, pra në vitin 2007, humbi të gjitha bashkitë e mëdha të Shqipërisë përpos Shkodrës. Duke nisur nga Durrësi, të cilin e fitoi bindshëm në 2005-n.

Ishte largimi i Sali Berishës me dorëheqjen fake të 2013-s që mbajti të ngjizur mbështetësit opozitar në Partinë Demokratike. Edhe pse mjaft e dinin se edhe pse i ikur, ai do të diktonte zhvillimet në PD, mjaft njerëz, bëhet fjalë për intelektualë që mendojnë me mendjen e vet, kanë besuar tek një proces, ku influenca e doktorit, edhe pse mund të mos shuhet kurrë, ajo është pjesë e një dialektike kohezionale, që në fund të fundit, do të përplaset apo bëjë aleancë me korentet e ndryshme që do të formohen brenda opozitës. Ndaj dhe kjo mbështetje, PD-së i ka vazhduar fort, madje edhe me kosto të lart e aventura pa fund nga baza; si ajo ‘radikale” apo edhe ajo më e “qetë”.

E kjo ka ndodhur për një arsye të thjeshtë; pasi të gjithë kanë shpresuar se do të nisë një proces karriere dhe shkrirje të një klase të re politike brenda opozitës. Mbahen mend një numër i madh të rinjsh që mësynë selinë blu dhe i dhanë energjinë e tyre forcës opozitare me mjetet e reja. Rrjetet sociale, ku gëluan me vite një armatë e tërë të rinjsh të diplomuar këtu por edhe jashtë. Lulzim Basha, me një dinakëri të panevojshme krijoi një mori departamentesh vetëm e vetëm për të joshur sa më shumë këtë energji të re që të fuqizonte zërin opozitar.

Që ndodhi, por mungesa pastaj në zgjedhje e ingranimit të tyre rrënonte gjithçka. Sepse nuk kishim të bënim me një proces, por me një gënjeshtër të madhe. Pasi askush nuk dontë ingranimin e të rinjve por katapultimin e klaneve të vogla që dominonin jashtë dyerve të selisë blu. Klane që siç dihet kontrolloshin sërish nga doktori, por jo personalisht, përmes fëmijëve. Të cilët afronin parvenynë e tyre. Për ca kohë, kjo krijoi një “normalitet”, pasi djali e vajza e doktorëve u pa si një paradhomë normale për të bërë karrierë, si një lloj sallonesh ku “ndodhin edhe në botë”. Se mendimi ishte: doktori ka ikur, fëmijët kanë të drejtë të kenë influencën dhe kontributin e tyre. “A nuk ndodh edhe në botë që familjet e rëndësishme të jenë influente?” E përmendnin si papagallë familjet Bush, Micotaqis, Karamanlis, e shumë të tjerë, duke besuar vërtetë se fëmijët e Berishës janë realisht lobe, e jo paradhoma të njeriut më të fuqishëm.

I cili u rikthye në ditët më të keqe. Kur SHBA e dënoi rëndë së bashku me familjen. Duke përcaktuar edhe kushtet e saj për PD-në.

Pikërisht ai rikthim ka shënuar realisht humbjen e çdo shansi politik të opozitës. Gjithçka dukej qartë e thuhej krejt qartë. Nuk donin ta besonin, së pari parvenyja e doktorit dhe fëmijëve të tij (duhet thënë më mirë, nuk e pranonin politikisht), por atëherë ka ikur çdo mundësi që opozita të kishte një koherencë si në periudhën 2013-2021 kur Sali Berisha ishte vetëm de jure I larguar.

Afrimi I përkohshëm dhe siç rezultoi jetëshkurtër I disa personazheve opozitar në foltoren e Berishës për ta përdorur si katapultë, gjithashtu ishte I parashikueshëm për të dështuar.

Më pas Shkodra, Tropoja, Himara, janë sinjale të qarta politike, thjesht që nuk donin t’i lexonin.

Një opozitë normale, për të fituar normalisht që duhet të presë dhe urojë, apo të luftojë për shkatërrimin e kundërshtarëve. Por kjo është vetëm 35% e gjësë, pasi pjesën më të madhe të peshës për fitore e mban ndryshimi i lidershipit, si dhe formulimi i një ideje programore të rëndësishme.

Fitorja e laburistëve britanikë nuk erdhi prej tallavasë së konservatorëve të lodhur nga pushteti e të zënë me sherrin e brendshëm. Pasi në kohën që laburistët i drejtonte një radikal si James Jeremy Corbyn nuk merrte as votat e centristëve të së majtës britanike. Ardhja e një lideri të ridhe përfaqëson një aleancë mes dy krahëve të laburistëve si Keir Stramer, solli ndryshimin. Vetëm një lidership i ri hap një proces, krijon një shpresë për një pjesëmarrje apo karriera të reja. Përndryshe s’kemi proces, por vetëm ecje a xhirim bosh.

Next Post
Situata e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Largohet rreziku i flakëve nga Llogaraja, ja ku janë shfaqur vatra të reja

Identifikohen 28 vatra zjarri, ende aktive 19 prej tyre! Cilat mbeten zonat më problematike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lavazhi përdorej për të shitur drogë, dy të arrestuar në Sarandë

Lavazhi përdorej për të shitur drogë, dy të arrestuar në Sarandë

March 21, 2026
Ylli i “Buffy the Vampire Slayer” ndërron jetë në moshën 54 vjeçare

Ylli i “Buffy the Vampire Slayer” ndërron jetë në moshën 54 vjeçare

March 21, 2026
The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

March 21, 2026
Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

March 21, 2026
SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In