• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga llulla që fsheh një radio, deri tek dollari i argjendtë. Pajisjet e spiunazhit të CIA

by A R
07/12/2015 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulla ma radiomarrëse Kjo llullë burrash nga vitet vitet 1960 fsheh një radiomarrëse. Tingulli udhëton nga llulla përmes kockës së nofullës, drejt e tek kanali i veshit.

llulla

Një kamera brenda një pakete me cigare Një film në miniaturë 33mm Tessina mund të futet brenda kësaj pakete cigaresh “Parliament”. Cia zgjodhi një Tessina sepse ishte një prej kamerave më të vogla dhe të qeta në vitet 1960.

24

Pëllumbi korrier Gjatë Luftës së Dytë Botërore, operativët ua lidhnin pëllumbave këto kamera shumë të lehta. Teksa zogu fluturonte mbi shënjestra, ai bënte qindra fotografi. Pamjet ishin me më shumë detaje se ato të avionëve, sepse pëllumbat fluturojnë shumë më poshtë. Fatkeqësisht, fotografitë e pëllumbave janë ende të klasifikuara.

33

Insektotopteri Një mikrofon me përmasë rruaze fshihet në kokën e kësaj pilivese të rreme. Duke përdorur një minimotorr, ajo fluturon 650 këmbë brenda 60 sekondave, me telekomandë. Krahu i gjerë i lejonte të ngrihej kollaj në fluturim, por CIA nuk e kontrollonte dot as kur kishte erëra të lehta, 5 milje në orë. Ndonëse CIA asnjëherë nuk e përdori, ajo përfaqëson insektin e parë për survejim në 1970.

42

Gozhda me materiale spiunësh Duke qenë se komunikimi mes agjentëve është gjithmonë me rrezik, CIA shpiku këtë mbajtëse shumë të hollë për filma dhe dokumenta, në vitet 1960. Operativët e shtynin gozhdën në tokë në një vend të paramenduar, dhe një tjetër agjent e merrte më vonë, duke eleminuar nevojën për kontakt të drejtpërdrejtë.

51

Pajisje për të pikasur furacakë E projektuar për t’u shkrirë me dheun, kjo pajisje e epokës së Luftës së Ftohtë i pikas armiqtë nga 1000 këmbë larg. Sapo ndien një dridhje, një antenë e brendshme transmeton një paralajmërim drejt CIA-s përmes sinjaleve radio.

61

Një kuti pudre e koduar Duke e anuar pasqyrën në këndin e duhur, kjo kuti pudre zbulon një kod të fshehtë.

71

Një busull me lente e ushtrisë amerikane Ndryshe nga busullat normale, kjo busull me lente ka në pjesën e pasme një lente zmadhuese. Tejet e saktë, ushtria e SHBA e ka përdorur që nga vitet 1950. Ka një kuti alumini, lente zmadhuese si dhe një dritë për natën.

81

Charlie, peshku robot Në vitet 1990, CIA krijoi Charlien, për të marrë sinjale nënujorë nga anijet e armikut. Kontrolluar me telekomandë, peshku ka një mikrofon në trup dhe një sistem shtytjeje në bisht

91

Tyrjela e dorë Duke përdorur këta mjete, agjentët shponin vrima në muret me tulla për të fshehur mikrofonë përgjues në fundin e viteve 1950. Për ta përdorur, ata e mbanin bazën e pajisjes në stomak ndërkohë që me dorë shponin vrimën me tyrjelë.

101

Dollari i argjendtë Mund të duket si një dollar normal i argjendtë, por është mbajtëse që mund të mbajë mesazhe ose filma. Duke qenë se duket se “monedha xhepi”, agjentët mund ta shkëmbenin pa tërhequr vëmendjen./Bota.al

111

Next Post

Miss Bum Bum e mbulon "zogun" me topin...(FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In