• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga ligësia e Hoxhës tek ligësia e Berishës… historia politike e Shqipërisë

by Java News
11/12/2016 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Historia politike e Shqipërisë nga ligësia Hoxha, te ligësia Berisha

l.
Vetingu erdhi: ikin edhe gjyqtarët, edhe pushtetarët, por pyetja që mbetet është kjo – kur do të ikë injoranca dhe sëmundja nga drejtimi i këtij vendi?
A e ka Reforma në përmbajtje këtë?
Por, duhet theksuar ndërkaq se ka një lidhje të brendshmë midis sëmundjes, domethënë ligësisë, dhe injorancës në pushtetet shqiptare të njëqinvjetëve të shtetit shqiptar.
E gjithë kjo gjendje korruptive dhe e pamoralshme që konstatohet sot në pushtetin shqiptar, pa drejtësi dhe pa mirëqënie, ka ardhur si pasojë e ligësisë. Po si del gjithëmonë ligësia në krye të qeverisjes së Shqipërisë?
Nuk duhet të shkojmë shumë larg në analizimin e kësaj pyetjeje. Ja, si erdhi Enver Hoxha në drejtimin e Partisë Komuniste, kur shumica e atyre që e zgjidhnin e dinin që ishte vetë ligësia? Erdhi në pushtet sepse, në fillimet e veta, komunistët iu nënshtruan vullnetit të dy të huajve për t’i drejtuar, përkatësisht dy Jugosllavëve nga Serbia. Por, edhe pse komunistë, interesi sigurisht që është interes, dhe kuptohet që, te Enver Hoxha, këta të dy pikasën ligësinë: njeriun e lig dhe arrivist që shet gjithçka kombëtare për pushtetin e tij. Pa qënë i lig, kjo shitje e interesit kombëtar, nuk bëhet. Por, pasi ligësinë Hoxha e sollën në pushtet dy të huaj, ajo u zhvillua nga Enver Hoxha dhe u mbështetet nga injoranca, e cila, si rregull, në funksion të pushtetit, priret përgjithësisht nga ligësia.
Kjo ishte arsyeja që, në pushtetin e Enver Hoxhës, ne e pamë gjithmonë injorancën të ngritur në pushtet. Madje kaq e vërtetë është kjo sa, vetë Enver Hoxha dhe e gjithë aradha e ngushtë e tij, nuk pranuan t’ia linin pushtetin fëmijëve të tyre, sepse ata nuk ishin injorantë dhe prandaj mund të hiqnin dorë nga ligësia, të cilën propaganda e tyre e fshehte me sloganin marksist të “luftës së klasave”. Dhe ne e pamë sesi plejada e re që drejtonte Partinë e Punës ishte krejt injorante, që duhej t’i nënshtrohej ligësisë së Ramiz Alisë dhe Nexhmie Hoxhës.
Fundi i hoxhizmit ishte rropatja e popullit në udhëtimin e pushtetit hoxhist nga Beogradi në Moskë, dhe nga Moska në Pekin, në funksion të ligësisë së mbajtjes së pushtetit me vuajtjen e shqiptarëve

ll.
Aspekti i dytë i afërt i ligësisë në pushtet ishte rruga e dyshimtë e Sali Berishës drejt pushtetit. Pasardhësi tipik i ligësisë Hoxha, Ramiz Alia, e kishte pa dyshim në natyrë ligësinë, dhe, duke u nisur nga fakti i mbështetjes së madhe që i bëri Ramiz Alia Berishës, kupton sak faktin që ai e dinte se Berisha ishte një komunist i regjistrit të ligësisë. Prandaj për të sjellë atë në krye të opozitës së formuar prej tij, ai i vuri në dispozicion Sigurimin e Shtetit dhe gazetën Zëri i Popullit. Kjo gazetë, e cila morri nëpër gojë me shpifje uljen e personalitetit të të gjithë kundërshtarëve të Berishës në Partinë Demokratke, nuk tha asnjë fjalë për kryetarin që mezi e kishte zgjedhur vetë.
Pasi erdhi në pushtet, ligësia Berisha nuk pyeti më për ligësinë Alia, ashtu sikundër që ligësia Hoxha nuk kishte pyetur më për ligësinë jugosllave; dhe gjithçka, njëlloj si ligësia Hoxha, Berisha e mbështeti pushtetin e tij te injoranca dhe te nënshtrimi me çdo mjet i bashkepuntorëve të tij. Shiheni sot sesi ende noton mbi injorancën dhe mbi të korruptuarit e trembur nga vetingu. Por që është pa dyshim në hapat e tij të fundit në politikë…

lll.
E pra, ky është rreziku që duhet shmangur që në hapat e para kur të krojohet klasa e re politike, pas vetingut: riardhja e një ligësi e të re në drejtimin e shtetit shqiptar, duhet frenuar që në fillim.
Sipas një mendimi teorik asksiomatik, po të ketë një drejtësi të vendosur realisht në Shqipëri, ligësia shqiptare do të qëndrojë domosdoshmërish larg drejtimit të pushtetit politik. Ligësia në pushtet mbretëron vetem nepërmjet krimit dhe korrupsionit. Prandaj, drejtësia është e vetmja zgjidhje
Kjo duhet të jetë filozofia e ekipit kontrollues ndërkombëtar, për të sjellë në Shqipërinë e sotme, për herë të parë, një elitë politike të ditur dhe të paprekur nga ligësia arriviste komuniste që eci nga ligësia Hoxha te ligësia Berisha.
Dhe kjo sot është e arritshme në Shqipëri. Prirja e intelektualizmit shqipatar ështe tërësisht oksidentale, dhe dija e shëndoshë shqiptare është ose në botën e zgjeruar akademike shqiptare, ose jashtë e punësuar në pika kyçe në Perëndim, ose madje edhe nëpër bankat dhe kompanitë e mëdha tregtare brenda Shqipërisë. Gjithçka sot është e arritshme, dhe unë besoj te principialiteti profesional amerikano-gjerman që po drejton Reformën perëndimore të Shqipërisë europiane.
Vendosja e drejtësisë pas njëqind vjetësh, do ta frenojë përfundimisht ligësinë, domethënë krimin, që të marrë sërish pushtetin në Shqipëri.

Next Post
Gjaku s’bëhet ujë! Momentet e takimit pas 13 vitesh ndarje, vajza takon të atin

Gjaku s’bëhet ujë! Momentet e takimit pas 13 vitesh ndarje, vajza takon të atin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In