• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga lidhja e shumëpërfolur me Trejsi Sejdinin te armiqësia e përbetuar me Ervis Martinajn, kush është Leonard Duka

by Java News
14/02/2023 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme ka rënë në prangat e policisë, Leonardo Duka, i shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos në vitin 2019. Sipas burimeve zyrtare, ai fshihej në një banesë private, në një provincë të Brukselit.

Emri i tij është shumë i njohur për drejtësinë dhe publikun shqiptarë.

Në prill të 2019, ai u arrestua pas një super aksioni të policisë. Pas një dosjeje tepër sekrete, të dërguar prej Agjencisë Gjermane Anti-Trafik (AGJT), policia shqiptare, mbikëqyrur nga agjentët special gjermanë dhe nga DEA-Amerikane, realizoi aksionin anti-drogë, me arrestimin e grupit “Duka” në Tiranë, i skeduar e faktuar, si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani, duke prangosur 4 persona.

Gjithashtu, ai njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt. Sakaq, Duka, quhej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.

Armiqësia e Dukës me Martinajn ka qenë vertëtë e fortë. Madje ka arritur deri aty sa që në vitin 2019 Duka kishte planifikuar një plan për eliminimin fizik të Martinajt.

Duke i ditur masat e forta të vetëmbrojtjes që ka siguruar ky i fundit, klani “Duka” kishin vendosur që të rekrutonin persona të ndryshëm për të siguruar informacionet e duhura për lëvizjet e tij.

Sipas dosjes në SPAK ata mundën që të rekrutojnë shtetasja me inicialet N.SH e cila në atë kohë punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE. Këto informacione bashkë me të fejuarin e saj i vuri në dispozicion të klanit Duka kundrejt një shume prej 30 mijë euro.
Sipas të dhënat në të njëjtën dosje, Leonard Duka, nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko.

Gjithashtu, Leonardo Duka është një emër i përfolur edhe në shtypin rozë, pasi është komentuar pafund për lidhjen e dashurisë me ish-Missin Trejsi Sejdini. Ata kanë qenë së bashku prej dy vitesh. Kjo ka bërë që në atë periudhë ish-Missi të komentohet për jetën e saj luksoze, nga udhëtimet në vendet e shtrenjta deri te veshjet firmë dhe makinat të llojeve më të fundit.

Madje, në 8 prill 2019, kur Duka u arrestuar në banesë me të u gjet dhe Sejdini./m.j

Next Post
“Veç du me t’mbajt në krahë…”/ Publikohet audioja, Luizi krijon këngën e veçantë për Kiarën, dedikim për Shën Valentin

“Veç du me t’mbajt në krahë..."/ Publikohet audioja, Luizi krijon këngën e veçantë për Kiarën, dedikim për Shën Valentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

February 17, 2026
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

February 17, 2026
Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

February 17, 2026
Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve, evakuohen familjet

Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve, evakuohen familjet

February 17, 2026
Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës, padia e Hajnajt mban peng garën për departamentet në polici

Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës, padia e Hajnajt mban peng garën për departamentet në polici

February 17, 2026
Sfondi i dyshimtë i vendimit për Gjykatën Speciale, Ralf Gjoni: Ishin pjesë edhe zyrtarë të lidhur me pedofilin Epstein, të shpallen non-grata

Sfondi i dyshimtë i vendimit për Gjykatën Speciale, Ralf Gjoni: Ishin pjesë edhe zyrtarë të lidhur me pedofilin Epstein, të shpallen non-grata

February 17, 2026
Vjosa Osmani takim me Begajn në Prishtinë: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës zoti President!

Vjosa Osmani takim me Begajn në Prishtinë: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës zoti President!

February 17, 2026
Mbi 5 miliardë dollarë në Bordin e Paqes, Trump merr zotimin e vendeve anëtare, Shqipëria pjesë e Bordit

Mbi 5 miliardë dollarë në Bordin e Paqes, Trump merr zotimin e vendeve anëtare, Shqipëria pjesë e Bordit

February 17, 2026
83 armë zjarri të sekuestruara në dy muaj, alarm për trafikimin nga Kosova

83 armë zjarri të sekuestruara në dy muaj, alarm për trafikimin nga Kosova

February 17, 2026
Berisha ‘armatos’ të rinjtë me molotovë në protesta? Sociologu: Janë viktima, organizatorët të mbajnë përgjegjësi!

Berisha ‘armatos’ të rinjtë me molotovë në protesta? Sociologu: Janë viktima, organizatorët të mbajnë përgjegjësi!

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In