• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga konflikti në rrugë te atentati në burg, historiku i përplasjeve mes dy fiseve

by A R
22/10/2016 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet kërkesa e Prokurorisë për dënimin me burgim të përjetshëm të Gazmir Dacit i akuzuar për vrasjen e Valmir Kolaverit në nëntor të 2015 në Kamëz. Në dosje dokumentohen të gjithë konfliktet mes dy fiseve që sollën 1 të vdekur, 2 të plagosur, 2 atentate dhe 4 te arrestuar.

E ngjashme me skenat e “Far west” 1 vit më parë konflikti midis dy të rinjve të fisit Daci e Kolaveri që drejtonin fuoristradat BMË X5 në bulevardin ”Demokracia” në Kamëz do të sillte hasmërin midis tyre.

Report Tv ka siguruar pretencën e prokurorisë ku pak ditë më parë kërkoi burgim të përjetshëm për autorin e vrasjes së Valmir Kolaverit dhe plagosjen e Robert Kolaverit.

Por si nisi ky konflikt që prodhoi 1 viktimë, 2 të plagosur, 1 atentat me snajper, një atentat me tritol dhe 4 të arrestuar.

Kur ora shënonte 18:00 pasditen e 4 Nëntorit 2015 Gazmir Daci dhe Saimir Kolaveri janë shkëmbyer në rrugë teksa drejtonin secili fuoristradat e tyre luksoze.

Pasi kanë ndaluar makinat ata janë konfliktuar verbalisht me fjalë fyese dhe fizikisht. Gazmir Daci është larguar për tu kthyer pas një telefonate të tensionuar që ka zhvilluar me Valmir Kolaverin.

Gazmir Daci rikthehet sërish në bulevardin ”Demokracia” dhe aty ka gjetur vëllezërit e Saimirit, Valmir dhe Robert Kolaveri. Ka nxjerrë armën ka qëlluar duke lënë të vdekur Valmirin e të plagosur Robertin.

Nga ai momenti ky konflikt ka degraduar dhe sipas prokurorisë është përfshirë dhe Xhelal Daci babai i Gazmir Dacit që sot akuzohet për armëbajtie pa leje dhe për të është kërkuar 6 vite burgim.

Gazmir Daci dhe pse kishte kryer një krim të rëndë me një të vdekur dhe një të plagosur nuk ka pranuar të dorëzohet por për plotë 48 ditë ai ka qëndruar në arrati nga 4 nëntori kur qëlloi me armë ndaj vëllezërve Kolaveri.

Më 22 dhjetor 2015 siç do të shikoni në këto pamje ai arrestohet në ambjentet e një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës ku në brez ju sekuestrua dhe arma e krimit.

9 muaj nga arrestimit i Dacit hakmarrja do të prodhonte një tjetër ngjarje. Më 1 gusht 2016 policia e Tiranës do të zbardhte atentatin me snajper në burgun e Vaqarrit ndaj Gazmir Dacit.

Daci mundi t’i shpëtoi ekzekutimit ndërsa në pranga u vendos Ergys Kolaveri vëllai i Valmirit të vrarë e Robertit të plagosur si dhe bashkëpunëtori i tij Enea Cenka.

Gjykata e Tiranës pritet të shprehet me vendim gjatë nëntorit për këtë rast pas pretencës së prokurorisë, ndërsa pas më shumë se 1 viti ky konflikt mbetet i hapur dhe ka prodhuar nga një kapriço në luksin e fuoristradave 1 viktimë, 2 të plagosur, 1 atentat me snajper, një atentat me tritol dhe 4 të arrestuar./a.m.

Next Post
VIDEO/ Besart Berisha nuk di të ndalet, shënon sërish dhe i afrohet rekordit

VIDEO/ Besart Berisha nuk di të ndalet, shënon sërish dhe i afrohet rekordit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

February 1, 2026
Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

February 1, 2026
Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

February 1, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

February 1, 2026
Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

February 1, 2026
Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

February 1, 2026
Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

February 1, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Iu gjetën në kamion 360 shishe verë dhe pjesë këmbimi për makina, arrestohet shoferi 37-vjeçar në Durrës

February 1, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Opozita nuk është e shtypur, por e konsumuar!

February 1, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In