• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga kompanitë “offshore” në Shqipëri, 1300 transferta të dyshimta nën hetim

by Java News
05/04/2016 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Speciale Javanews/ Rrjedhja e miliona dosjeve për kompanitë “offshore” ku vërtetohej se personalitete nga mbarë bota kishin fshehur paratë e tyre ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në shumë vende. Islanda po shkon drejt zgjedhjeve të parakoshme pasi kryeministri i këtij vendi ishte në listat e skandalit “Panama Papers”. Jashtë këtij skandali nuk ka qëndruar as vendi ynë që rezulton me 22 aksionerë të përfshirë, 3 përfitues dhe 2 kompani. Teksa gazetarët vijojnë zbardhjen e miliona dosjeve emri i parë shqiptar ishte ai i biznemsnit Ismail Mulleti.

Por a mbaron me kaq lista e shqiptarëve të përfshirë? Nëse i referohemi të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, e cila ka mbi 1 mijë raporte të dyshimta  të analizuara vetëm në vitin 2015 arrijmë në konkluzionin se të tjerë emra mund të dalin. Janë shumë çështje në hetim nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit që janë referuar nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Një pjesë e madhe e këtyre dosjeve, lidhen me transferta të dyshimta nga jashtë. Bazuar në të dhënat zyrtare, rezulton se për vitin 2015 numri më i madh i Raporteve të Aktivitetit të Dyshimtë të shqyrtuara nga DPPP lidhen me transferta që bëhen nga jashtë vendit siç tregohet edhe në dokumentin e mëposhtëm të DPPP.

tipologjite e raporteve te dyshimta

Për vitin që lamë pas, rezulton se në Drejtorinë e Parandalimit të pastrimit të parave janë dorëzuar në total plot 1319 Raporte të Aktivitetit të Dyshimtë, afro 100 më shumë se në vitin 2014 kur u shqyrtuan 1230 të tilla. Këto dosje janë depozituar në pjesën më të madhe nnga bankat, por edhe nga kompani transfertash, zyra të regjistrimit të pasurive, punonjës ligjorë, avokatë, tatimet etj. Bie në sy fakti se nga shoqëri transfertash janë referuar plot 79 dosje. Këto përforcojnë dyshimet se mund të kemi të bëjmë me persona të cilët përmes skemave të ngjashme si ajo e skandalit “Panama Papers” pastrojnë para që mund të jenë burim korrupsioni apo aktiviteti të jashtëligjshëm.

Nga shqyrtimi i këtyre dosjeve, DPPP ka gjetur elemente për veprën e “pastrimit të parave” për 401 dosje të cilat janë referuar në Policinë e Shtetit dhe në Prokurori. Sipas subjekteve që i kanë depozituar, më poshtë renditen raportet e shqyrtuara nga DPPP për 3 vitet e fundit.

raportet e aktivitetit te dyshimte

Sipas të dhënave rezulton se në vitin 2015 janë nxjerrë 47 urdhra bllokimi që kapin vlerën e 16 milionë eurove. Plot 11 milionë euro janë sekuestruar më pas me vendim gjykate./Javanews

Next Post

Stephanie Rao... hapini sytë mirë dhe shikoni trupin e kësaj femre (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In