Shfaqja e Monika Kryemadhit sot në protestë me një bluze ku kish stampuar portretet e aktorëve të njohur, është bërë objekt ironie nga Erion Veliaj.
Ky i fundit shkruan në Instagram duke publikuar edhe videon e mëposhtme:
Dakord që s’ke qenë ndonjëherë në teatër, s’është mëkat. Por si minimum, para se t’i stamposh në bluzën e protestës së tallashit Kadri Roshin e Violeta Manushin, mos duhet të dëgjosh çfarë kanë thënë për idenë e teatrit të ri? S’do qe keq të dëgjonim më shumë histori, se histeri! Ja video:
Një ditë më parë Kryemadhi u përlot para kamerave duke u kërkuar aktorëve të ndjerë falje pse nuk qe në orar për t’u shtrirë para fadromave që shembën Teatrin Kombëtar. Ndërsa sot, doli në protestë me T-Shirt të ri.












