• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nga janari/ Rriten me 51 mld lekë të ardhurat, arrijnë në 477 mld lekë! Ulen me 4.9 mld lekë shpenzimet për…!

by Java News
19/10/2023 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ecuria e të ardhurave vijoi trendin rritës edhe në muajin shtator. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat në fund të muajit të kaluar arritën në 477,2 miliardë lekë, ndërkohë që vjet ishin 426,1 miliardë lekë. Për 9 muaj të ardhurat e mbledhura janë rritur me 51 miliardë lekë.

Sipas treguesve performancë pozitive kanë pasur thuajse të gjithë zërat fiskal, përveç TVSH-së, dhe të ardhurat e mbledhura nga bashkitë, raporton Report TV.

Nga janari deri në shtator janë mbledhur nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 143,569 miliardë lekë nga  143,907 miliardë lekë që u mblodhën vjet.

Ky ngadalësim i të ardhurave nga ky zë kur të tjerët janë në rritje, jep sinjale për një ngadalësim të konsumit si pasojë e inflacionit. Praktikisht qytetarët po blejnë më pak produkte ushqimore për shkak të çmimeve të larta.

Në të kundërt të TVSH-së është tatimi mbi fitimin, i cili është në rritje të fortë për këtë vit me afërsisht + 11 miliardë lekë. Në total në fund të shtatorit të ardhurat nga ky zë arritën në 44.9 miliardë lekë, ky tregues lidhet direkt me performancën pozitive të bizneseve që kanë pasur fitime më të larta.

Po ashtu me 9.7 miliardë lekë janë rritur arkëtimet nga tatimi mbi të ardhurat personale, që tregon për rritje të nivelit të pagave e për pasojë edhe të tatimit që paguhet. Ndikim në këtë zë jep edhe plotësimi i DIVA-s, dhe pagesa shtesë nga të dy punësuarit.

Ndërkohë në rënie paraqitet performanca e pushtetit vendor, i cili ka mbledhur 21.3 miliardë lekë nga 22.1 miliardë lekë që ishte vjet.

Kurse sa i takon shpenzimeve, në nëntë muaj arritën në vlerën 425.6 miliardë lekë, nga 409.9 miliardë lekë që ishin vjet.

Por vihet re një ngadalësim i shpenzimeve për investimet publike me 4.9 miliardë lekë, krahasuar me vitin e kaluar, për shkak se nuk janë përdorur fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit për projekte të ndryshme./m.j

Next Post
Rama: E jashtëzakonshme fuqia e kombëtares tonë, po aq dhe mesazhi për luftën ndaj kancerit të gjirit

Rama: E jashtëzakonshme fuqia e kombëtares tonë, po aq dhe mesazhi për luftën ndaj kancerit të gjirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In