• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Italia te Eriksen, rrëfimi special i De Biazit: Ju tregoj kombëtaret favorite për të fituar Europianin

by Java News
14/06/2021 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhani De Biazi është trajneri që arriti të kualifikonte Shqipërinë për herë të parë në histori në një kompeticion magjik si Europiani. Tekniku italian, ishte i ftuar special i emisionit “EUROMANIA” të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “News 24”.

Në një lidhje live në “Skype”, nga Azerbajxhani, De Biazi, bëri një analizë në lidhje me Kampionatin Europian. 64-vjeçari e mbylli prononcimin e tij me një koment për incidentin dramatik të futbollistit Eriksen, duke u shprehur:

TË MUNGON EUROPIANI? Do të ishte mirë që unë të isha prapë atje, të merrnim pjesë, por fati e solli kështu.

KË SHIKONI FAVORITE NË EUROPIAN? Është e vështirë të thuash. Surprizat janë që asnjë nuk mund të bëjë parashikime. E vetmja gjë e bukur që kemi parë deri tani ishte ndeshja midis Holandës dhe Ukrainës.

TIFO PËR ITALINË? Shpresoj që Italia të shkojë deri në finale, e kam thënë dhe herët e tjera. Italia ka bërë shumë mirë gjatë kësaj periudhe dhe starti ka qenë thuajse perfekt.

SI IU DUKET ITALIA ME MANCININ NË STOL? Më mirë se kështu nuk mund të kishte bërë. Ka krijuar një grup shumë të fortë me të rinj shumë cilësor që luajnë me skuadra të rëndësishme në Itali dhe jo vetëm.

CILI LOJTAR MUND TË BËJË DIFERENCËN TE ITALIA? Gjithmonë kur flitet për diferencën flitet gjithmonë për sulmuesit. Mund ta bëjë diferencën Imobile, Insinje, por ka dhe të tjerë. Mesfusha është zemra e kësaj Italie.

DO TA SHIKOJMË ITALINË NË FINALE? Besoj se po. E thashë edhe më parë. Italia, së bashku me Belgjikën, Francën dhe Anglia, mund të shkojnë në finale.

DEBUTIMI I ANGLISË- Fitoi kjo ka rëndësi në fund të ndeshjes. Anglia është skuadër shumë e mirë, por në kompeticione të rëndësishme, nuk arrin të shkojë deri në fund, nuk e shpreh të gjithë potencialin në fushë, edhe pse ka lojtarë shumë të mirë në përbërje.

PRITSHMRITË PËR FRANCËN- Franca për fat të keq, ka një grup shumë të fortë me Gjermaninë, Portugalinë dhe Hungarinë, në qoftë se ia del, mund të shkojë deri në fund. Ka një grup shumë të fortë. Ndeshja e të martës do të jetë shumë e vështirë, shorti vuri përballë Francën dhe Gjermaninë. Mendoj që 3 skuadrat mund ta fitojnë Europianin, Franca, Italia dhe Anglia.

EPISODI ME ERIKSEN- Mendova atë që keni menduar të gjithë. Për fat të mirë, falë ndërhyrjes së shpejtë mjekësore, arritën ta shpëtojnë. Gjithë shpresat janë që ai të rikthehet sa më shpejtë dhe të bëjë një jetë normale.

Next Post
Milionat e hedhura për rrjetet sociale zbuluan hipokrizinë e opozitës për “blerjen” e votave

Fitorja e thellë e Bashës dhe ankesa e një anëtari të thjeshtë: Cila i vlen më tepër PD-së!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In