• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Italia në Francë, të gjithë e duan Armando Brojën\ Çfarë do të ndodhi me të?!

by Java News
22/07/2024 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Italia në Francë, të gjithë e duan Armando Brojën.

Milani e mbylli lëvizjen e parë në tregun e transferimeve duke marrë Alvaro Moratën nga Atletiko e Madridit, por spanjolli zgjodhi numrin 7, e për pasojë fanella me numrin 9 mbetet e lirë.

Dhe në këtë drejtim emri i Armando Brojës po rikthehet në mode për kuqezinjtë. Krerët e “Djallit”, në fillim të verës patën Joshua Zirkze si objektivin kryesor dhe absolut në sulm, por komisionet e kërkuara prej menaxherit të tij, Kia Jorabçian, prishën bisedimet dhe lojtari përfundoi tek Mançester Junajtidi, që i pagoi palët aq sa deshën. Në anën tjetër, klubi kuqezi duhej të ndryshonte hierarkinë në listën e tij të dëshirave.

E sipas kolegëve të “Caught Offside”, drejtuesit e Milanit kanë nisur punën për qendërsulmuesin shqiptar. Sipas të njëjtit burim, i preferuari i Milanit si partner i sulmuesit Alvaro Morata, do të ishte Tami Abraham i Romës, por fiziku i anglezit ngjall më shumë se një dyshim. Përtej kësaj, megjithatë, ideja e Armando Brojës nga Çelsi do të qëndronte gjithmonë në këmbë dhe duket më e lehtë për t’u konkretizuar. Për “Djallin” idealja do të ishte mbyllja e operacionit të huazimit, duke qenë se drejtuesit nuk do të donin të derdhnin shumë para për të. Si përfundim, do të ishin ato fjalë vlerësimi të shqiptuara nga djaloshi disa javë më parë, të cilat janë një sinjal i qartë në favor të kuqezinjve.

INTERESIMI I njëjti burim raporton se edhe Monako vazhdon të mbetet e interesuar për të blerë kartonin e 22-vjeçarit shqiptar, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Fulhemit. Nënkampionët e Francës, madje, thuhet të kenë bërë disa orvatje për të bindur sulmuesin, për të cilin ka marrë informacione gjatë fundjavës edhe Kristiano Xhuntoli, i cili është drejtori sportiv në fuqi i Juventusit. Në këto kushte, mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit të Kombëtares kuqezi, i cili ka shumë kërkesa edhe në kampionatin anglez.

Next Post
21 janari në SPAK/ Xhaxhai i Aleks Nikës zbardh dëshminë para prokurorëve: Nëse ushtarin nuk e urdhëron, nuk qëllon! Berisha e Basha…

21 janari në SPAK/ Xhaxhai i Aleks Nikës zbardh dëshminë para prokurorëve: Nëse ushtarin nuk e urdhëron, nuk qëllon! Berisha e Basha…

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In