• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga ish-oficerë deri tek ish-deputetë, ja kush janë kandidatët për kreun e ri të Gardës së Republikës

by Os De
05/01/2026 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gara për kreun e ri të Gardës së Republikës ka hyrë në një fazë të rëndësishme, me tre kandidatura të forta që kanë aplikuar pas hapjes zyrtare të procesit nga Ministria e Brendshme në muajin dhjetor.

A2 CNN ka mësuar se eksperti i sigurisë Faik Basha, ish-deputeti i Partisë Socialiste Denis Deliu dhe drejtori aktual i komanduar i Gardës, Simon Zereci, janë tre emrat e parë që kanë dorëzuar aplikimet e tyre. Mes kandidatëve nuk mungojnë edhe emra që kanë punuar më parë në këtë institucion, si Vasil Çuni, por edhe oficerë që punojnë aktualisht në gardë. Afati i fundit për aplikim ka përfunduar më 30 dhjetor 2025, ndërsa brenda 45 ditëve nga çelja e garës, komisioni i posaçëm i ngritur nga Ministria e Brendshme pritet të përzgjedhë drejtuesin e ri të këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë.

Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit më 3 qershor të vitit 2025, Gardën e Republikës e drejton si drejtor i komanduar oficeri i karrierës, Simon Zereci.

Ndërkohë, kandidatët vijnë me profile të ndryshme profesionale. Faik Basha njihet si ekspert sigurie me përvojë në Forcat e Armatosura, Policinë e Burgjeve dhe drejtimin e strukturave të sigurisë publike dhe private, si dhe me kontribute analitike në media.

Denis Deliu ka një karrierë të gjatë në forcat speciale, është trajnuar nga njësi elitare amerikane dhe ka shërbyer në Njësinë Speciale të Gardës, përfshirë eskortimin e Kryeministrit dhe Presidentit, si dhe në strukturat e vetingut, raporton A2 CNN.

Ndërsa Simon Zereci ka mbi tre dekada eksperiencë në Gardën e Republikës, ka drejtuar Njësinë Speciale që prej vitit 2013 dhe ka ndjekur trajnime të specializuara brenda dhe jashtë vendit, duke u konsideruar një nga emrat më me përvojë brenda institucionit.

Procesi pritet të përmbyllet në javët në vijim, ndërsa gara shihet si një test i rëndësishëm për drejtimin e ardhshëm të Gardës së Republikës.

Next Post
“Nuk jam naiv si Millosheviçi!” Vuçiç: Fushatë e egër kundër Serbisë, Kosova si Groenlanda?

“Nuk jam naiv si Millosheviçi!” Vuçiç: Fushatë e egër kundër Serbisë, Kosova si Groenlanda?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In