• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga ish-deputeti i Berlusconit te anëtarët e Ndranghetas/ Si fshihen në Shqipëri bosët e mafies së huaj

by Java News
30/12/2020 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thuajse një vit më parë, policia shqiptare arrestoi një vrasës francez, të akuzuar dhe dënuar nga Gjykata e Nantes në Francë.

Pas krimit, ai kishte udhëtuar transit në Itali dhe me destinacion final Shqipërinë. Personi në fjalë u kap në një banesë në rrugën e Barrikadave, ku kishte marrë një banesë me qira.

Por, informacionet e autoriteteve franceze vunë në lëvizje agjentët shqiptarë të antikrimit, të cilët në rrugë operative mësuan vendndodhjen e tij dhe bënë të mundur arrestimin, për të cilin ishte dhënë një vendim me”Burgim i përjetshëm” dhe i cilësuar si person i rrezikshëm.

Francezi i arrestuar nuk është as i pari dhe ndoshta as i fundit që ka zgjedhur të strehohet në Shqipëri. Pak kohë para se të dënohej në Itali për lidhje me organizatën mafioze “Ndrangheta”, Amedeo Matacena, një ish-deputet i partisë së Silvio Berlusconi-t i hodhi sytë drejt Shqipërisë për të investuar miliona euro në projekte biznesi.

Bëhet fjalë për korrikun e vitit 2014, kur drejtoria e Hetimeve të Antimafias në Itali, DIA zbuloi në paradhomën e Matacena-s projekte mbi një linjë hidrocentralesh të vogla në Gomsiqe të Pukës, për të cilat ish-politikani kontrovers kishte shfaqur interes që prej fillimit të vitit 2012. Projektet u zbuluan në kuadër të një hetimi që Antimafia po kryente ndaj ish-ministrit Claudio Skajola. Të paktën në 5 raste, autoritetet shqiptare kanë bërë arrestime apo sekuestrime për llogari të kolegëve italianë, duke goditur anëtarë të Sacra Corona Unita-s dhe “Ndrangheta-s” dhe bllokuar pasuri të tyre, të investuara në Shqipëri.

Gjurmët e këtij fenomeni shtrihen thellë në kohë, prej vitit 1998, kur një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit vinte në dukje se prokurorët shqiptarë ishin asokohe të shqetësuar për aktivitetin e bosëve të mafias italiane, të përfshirë në trafiqe në Shqipëri. Një dekadë më pas, Shërbimi Informativ Shtetëror raportonte se mafia italiane “kishte shenjestruar kumarin, bastet, kazinotë”.

Interesi i mafias italiane për vendin e vogël përtej detit Adriatik u zgjua një dekadë pas njohjes dhe lidhjes së pakteve me grupet shqiptare. Të vendosura gjeografikisht përballë Shqipërisë, grupet kriminale puljeze, kanë sipas autoriteteve italiane edhe lidhjet më të forta me grupet e krimit nga Shqipëria.

Pas arrestimit në rastin e parë të Xhuzepe Muolos, policia shqiptare arrestoi në vitin 2002 tre anëtarë të tjerë të Sacra Corona Unita-s, Donato di Tano, Francesko Sabatelli e Mimi Vinci. Të tre u arrestuan për trafik të narkotikëve. Në shtator të vitit 2010, Shqipëria arrestoi Alberto Prudentino, sërish shef i Sacra Corona Unitas dhe vuri në sekuestro tre biznese të tij, të lidhura kryesisht me bastet dhe kazinotë./ tch

g.kosovari

Next Post
‘Vaksina e Oxford në Britani nis në 4 janar’/ Sekretari i Shëndetësisë: Kemi mjaftueshëm doza për të gjithë popullsinë

'Vaksina e Oxford në Britani nis në 4 janar'/ Sekretari i Shëndetësisë: Kemi mjaftueshëm doza për të gjithë popullsinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In